Narcizmi pasiv dhe manipulimi përmes vuajtjes, Neli Demi: Nevoja për vlerësim kthehet në vetëshkatërrim (VIDEO)

23 Shkurt 2026, 20:15Sociale TEMA
Narcizmi pasiv dhe manipulimi përmes vuajtjes, Neli Demi: Nevoja për

Kur flitet për narcizmin, zakonisht mendojmë për një figurë arrogante, dominuese dhe agresive. Por mjeku Psikiatër dhe psikoterapist, Neli Demi, shprehet në Apostrof Podcast se Çrregullimi i Personalitetit Narcistik ka të paktën dy manifestime kryesore – dhe ato janë thelbësisht të ndryshme.

Forma më e njohur është ajo që quhet “narcizmi malinj”. Këta individë ndërtojnë një imazh grandioz për veten, shpesh të pambështetur në realitet. Çdo kritikë përjetohet si kërcënim, ndërsa reagimi është agresiviteti: zhvlerësimi i tjetrit për të rikthyer ndjenjën e pushtetit.

Por ekziston edhe një formë më pak e dukshme: narcizmi pasiv ose autodestruktiv. Këta persona nuk sulmojnë hapur të tjerët. Përkundrazi, kur nuk marrin vlerësimin që kërkojnë, agresiviteti kthehet nga brenda. Ata zhvlerësojnë veten në mënyrë ekstreme, përdorin vuajtjen si mjet për të tërhequr vëmendje dhe krijojnë një identitet të ndërtuar mbi viktimizimin.

Në thelb, të dyja format burojnë nga e njëjta plagë: pamundësia për të ndërtuar një ndjenjë të qëndrueshme vlere pa pasur nevojë për pasqyrimin e vazhdueshëm nga të tjerët. Ndryshon vetëm drejtimi i agresionit – jashtë ose brenda.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast:

‘Epidemia’ e narcizizmit: E vërtetë apo e imagjinuar? | Neli Demi | Apostrof #58