Erozioni nuk po dëmton vetëm rrugët në vendin tonë.
Në zonën e Porto Romanos, në Durrës, po rrezikohen edhe banesat.
Pamjet tregojnë qartë avancimin e erozionit në këtë zonë, ku një pjesë e konsiderueshme e terrenit është shembur, duke lënë pas çarje të thella dhe një terren të paqendrueshëm.
Banesat ndodhen vetëm pak metra larg zonës së dëmtuar.
Ndërsa erozioni vijon të avancojë, familjet në rrezik jetojnë çdo ditë me pasigurinë se toka poshtë banesave të tyre mund të rrëshqasë në çdo moment, në pritje të një reagimi nga institucionet përgjegjëse.
me sa di une, keta banore i kane bere shtepite pa leje; ka ne kodrat e porto romanos, ka ne kodrat tek spitalla, apo tek vila e zogut. une uroj qe te mos kete deme ne njerez; banoret te mbledhin mendjen dhe te gjejne strehe tjeter; mesim per ata, por per gjithe te tjeret qe kane zaptuar toka publike; nga shteti, pra nga parate e shkollave dhe spitaleve, asnje qindarke atyre qe kane zene toka ne menyre te paligjshme.
Shume sakte! Normal qe duhet te nderhyje shteti ti largoje qe aty dhe te prishe ato banesa dhe te perpiqet te riparoje demtimet qe i jane bere kodrave nga keta te papergjegjshem se rrezikojne te zene poshte gjithe qytetin. Po urgjent se puna spret! Rama te vije e te shohe me syt e vet qe ta kuptoje sa urgjente eshte gjendja. Ska nevoje te jesh inxhenier te kuptosh sa prane eshte katastrofa
Nuk ka institucione pergjegjese per shtepite pa leje o lum gazetari. Se nuk eshte pergjegjesia e askujt vec pronarit te shpise qe e ka ndertuar aty ku nuk duhet. Tani le te qahet pse nuk e daluan kur e ndertoi po e lane ta ndertonte. VK...
A e menduat kur I ndertuat ? Ckeni qe ankoheni ? Cdo gje i ndodh tokes nga NATYRA ? Kerkojani saliut ndihmen qe ju la te ndertoni ku ja u kishte qefi si mall pa zot dhe atyre qe ju i paguat nen dore per te zaptuar? Kaq e thjeshte eshte pranoni dhe rezikun qe ju KANOSET e keni zemeruar dhe NATYREN ?
Me sa mbaj mend une, aty nuk ka pasur ndertesa dhe as duhet te kete.Ashtu sic u be me keneten, edhe ketu ajo toke duhej lene rehat. Ka nje motiv sepse Durresi i vjeter shtrihej aty ku shtrihet. Kur vepruan kunder ligjit dhe interesit kolektiv dhe perfituan, ishin arrogante dhe djallezore. Tashti mendoj qe pergjegjesia te mbetet personale dhe jo kolektive.
Nese nuk pyllezohet vendi...ne Adriatik do perfundojme.
Ç'lidhje ka shteti..... Jeni bere qesharak per çdo gje faji eshte i shtetit...... E supozojme qe e ke ndertuar shtepin me leje , a i keni bere nje analise structures tokes , behet nje shpime meret carota e shpimit dhe analizohet , e supozojme qe e ke bere analizen e tokes , a e keni ndertuar sipas standartit te arkitektit me inxhinjer...... Jeni bere te peshtire , nje djale nga ura vajgurore sot Dimal thoshe nuk shita domatet eshte faji i qeverise..
Toke e xanum ...ate qe i ka bere Bufi kenetes Shqiperise nuk ja ka bere as hasmi.....