Rudina Xhunga: Brezi i ri do ta ndryshojë median nëse mëson ta dojë shqipen!

24 Shkurt 2026, 13:10Sociale TEMA
Rudina Xhunga: Brezi i ri do ta ndryshojë median nëse mëson ta

Rudina Xhunga në intervistën e dhënë për Revistën Mapo, thotë se ndikimi i saj në median shqiptare nuk ka qenë përmes deklaratave apo analizave mbi drejtimin e tregut mediatik, por përmes punës së përditshme me gazetarët e rinj.

“Nuk përpiqem të rregulloj median në Shqipëri. Por të ndikoj te gazetarët e rinj. Aq sa kemi debat me Dritanin se thotë harxhon shumë kohë. Në fillimet tona mua më duhej tërë kohës të korrigjoja gabimet. Kisha një urrejtje të madhe për gabimet. Vazhdoj dhe e kam.”

Ajo tregon se përpjekja e saj ka qenë t’u mësojë bashkëpunëtorëve dashurinë për shqipen dhe për gazetarinë.

“Në fakt unë doja t’i mësoja njerëzve që punonin me ne, dashurinë për shqipen. Duhet ta duash shqipen. Tregon respekt për veten. Siç kam dashur t’i mësoj dhe dashurinë për gazetarinë. Dhe ky ka qenë ndikimi në media në Shqipëri.”

Sipas saj, media zhvillohet përmes njerëzve dhe jo përmes teorive.

“Deri këtu unë nuk ndërhyj të bëj analiza dhe t'u them njerëzve si do zhvillohet media. Media do zhvillohet nëpërmjet njerëzve. Unë dua të ndikoj te njerëzit. Pa pasur një drejtim shkolle, një universitet apo akademi. Unë i mësoj duke qenë këtu.”

Rudina Xhunga thekson se çdo gazetar që ka punuar me të, pavarësisht marrëdhënies personale, ka vazhduar të jetë pjesë e profesionit.

“Çdo njeri që ka punuar me mua, më do apo s’më do mua, është gazetar përsëri.”- thotë Rudina Xhunga në intervistën e dhënë për Revistën Mapo.

3 Komente

  1. s
    sapa

    Brezi i ri Bangladeshas?

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roja

      Rudine e dashur, Keni shume te drejte qe ngrini kete problem per gazetaret e rinj. Mire shqip qe shkruajne me gabime, por dhe kur thone nje i moshuar 60, 65 vjec shprehen keq. Sot eshte rritur jetegjatesia ,ne kete moshe njerezit punojne. Pervec qe je kerkuese ,inteligjente kishe dhe prinderit te dy mesues shume te mire, te afte ne deget e tyre. Deshiroj shume qe V ,mami te jete mire!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Socialistet pensioniste nga Bostoni

        Rudina e nderuar, po si ta doje e ruaje shqipen gjysma e brezit te ri ne emigracion kur ata nuk mund te shohin e ndjekin ashgje ne shqip. Nje nga maskaralliqet me te medha te PS dhe inegzistetit Presidet qe kemi, nuk jane ne gjendje as te leshojne sinjalin e RTSh-se, edhe me pagese, qe femijeria e rinia shqiptare ne emigracion te mos humbin shqipen, te njohin e ruajne kulturen, traditat, historine dhe artin shqiptar. Emigrantet, duke paguar per RTSh, do ta shpetonin ate nga falimenti e mbyllja. Rama eshte i cmendur kur thote qe duhet te mbyllet RTSh. Rama dhe Begsj tregohen, pa dashje, antishqiptare te thekur, dhe historia do ti denoje. Lutje per ty Rudina, bej nje emision me emigrantet per rolin qe mund te luaje RTSh.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje