Rama: Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale vetëm në fillim të 2026 në Spitalin Rajonal të Fierit (FOTO)

25 Shkurt 2026, 09:40Sociale TEMA
Rama: Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale vetëm në fillim të 2026

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një postim ku vlerëson punën e stafit mjekësor të Spitali Rajonal Memorial Fier.

Sipas postimit, vetëm në fillim të vitit 2026, spitali ka kryer mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale, duke treguar përkushtimin, profesionalizmin dhe përdorimin e teknologjisë moderne në shërbim të qytetarëve.

Rama e shoqëroi postimin me foto nga spitali dhe i uroi të gjithë qytetarëve një ditë të mbarë, duke theksuar standardet e larta të shërbimeve dhe punën e palodhur të stafit mjekësor çdo ditë.

1 Komente

  1. L
    Lomi

    Po nderhyrje kirurgjikale me rruget qe po bien nje nga nje sa ke bere,O hajdut po nuk te vjen zor se eshte bllokuar gjysma e Shqiperise,O MOSTER

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje