Report TV: Katër kompani që ndërtojnë rrugën e re të Librazhdit kanë leje për te marrë inerte në shtratin e lumit

24 Shkurt 2026, 19:31Sociale TEMA

 

Report TV: Katër kompani që ndërtojnë rrugën e re

Report TV hulumtoi lejet e dhëna për shfrytëzimin e materialeve inerte të Basenit të Shkumbinit. Katër kompani që kanë fituar edhe disa lote të këtij projekti rrugor, kanë 5 leje për të gërryer lumin dhe për të marrë inerte. Ato jane ANK, Albilding, 4M dhe Salillari.

Sipas të dhënave, sipërfaqja lejuar për tu gërryer në total është 1,565,141 metër katror, dhe totali i inerteve që do të merret prej shtratit të lumit është 3,531,728 metër kub.

Kompania ANK që ka fituar lotin 4 të zgjerimit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë (20 mln euro) që është dhe më pranë vendit ku ka ndodhur edhe shembja masive, ka marrë licencën për të marrë inerte në Shkumbin më 19 dhjetor të 2024-ës dhe ka të drejtë për ta shfrytëzuar lejen deri më 19 dhjetor 2027. Në leje thuhet se shfrytëzimi i shtratit të lumit Shkumbin bëhet për zbatimin e projektit "zgjerimi i rrugës Elbasan Qafë Thanë. Kjo kompani ka si hapësirë shfrytëzimi 490 mijë metër katror shtrat lumorë, dhe mund të marrë 71.561 metër kub deri inerte deri në fund të lejes.

Report TV: Katër kompani që ndërtojnë rrugën e re


Në korrik 2023, leje po për të gërryer lumin Shkumbin ka marrë edhe Alb-Building që fitoi lotin e parë të kësaj rruge me vlerë 21.8 milionë euro. Leja që skadon në 2027-ën, saktëson se kjo kompani ka 610.710 metër katrorë hapësirë për të marrë deri në 619.637 metër kub inerte në vit, ose 1,858.911 metër kub gjatë gjithë lejes.

Në prill 2024, ‘4 AM’ ka marrë gjithashtu leje për materiale inerte për zbatimin e projektit "“Zgjerimi i rrugës Elbasan Qafi Thanë, (Faza II) me vlerë 24.2 milionë euro. Edhe kjo leje ka afat 3-vjeçar dhe skadon në 2027-ën. Sipërfaqja e shfrytëzimit 175.824 metër katror, dhe prej saj do të merren 316.483 metër kub inerte në vit ose 949,449 metër kub për 3 vitet e lejes.

Report TV: Katër kompani që ndërtojnë rrugën e re

Po Alb-Building ka marrë një tjetër leje në korrik të vitit 2025 me afat deri në 2028-ën, për të shfrytëzuar 111.834 metër katror në Shkumbin për marrë 226.807 metër kub në total për zbatimin e projektit "Ndërtim aksi rrugor "Papër-Ura e Grykshit, (Faza III), që është pjesë e projektit tjetër që po bën ARRSH Elbasan-Lekaj.

Kurse licencën tjetër e ka marrë Salillari në qershor të 2025-ës, me afat deri në 2028-ës, për zbatimin e projektit "Ndërtim aksi rrugor Elbasan-Papër, (Faza I) me kosto me vlerë 20 milionë euro, pjesë gjithashtu e projektit Elbasan-Lekaj. Sipërfaqja e shfrytëzimit për këtë kompani është 169.773 metër katrorë dhe inertet që do të merren në total janë 425.000 metër kub.

Gërryerja e zhavorreve e ka denatyruar Shkumbinin, që tashmë e ka zgjeruar edhe më shumë shtratin e tij. Por lejet për të marrë inerte nuk janë të vetmet, pasi me dhjetëra leje janë marrë edhe për të përdorur burimet ujore nëntokësore apo sipërfaqësore, si dhe janë dhënë aprovime për ndërtime buzë Basenit të Shkumbinit./Report tv/

 

25 Komente

  1. S
    Shumë mirë bëjnë

    OK. Ku është problemi?! Inertet duhen vetëm për ndërtim se nuk shërbejnë për gjë tjetër. Ndryshe ku mund t'i sigurojnë ndërmarrjet e rruga - ura inertet që u duhen?!

    Përgjigjjuni
    1. A
      AA

      Kriminele ata qe japin leje, kriminele ata qe kerkojne leje. Shkatrim i lumenjeve, gryerje, reshqitje e tokes. Natyren miliona vjeçare e shkatrojne ca plehra qe edhe po ti varesh per gjuhe pak e kane, duhen zhdukur me soj e sorollop.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje lexues

        Akoma me kriminele jane ata si ky "Shumë mirë bëjnë" qe i zgjedhin dhe na cajne menderen me idiotesine e tyre. A e shikon hekurudhen o toc, si ka rene nga pisat qe gerryejne ne shtratin e lumit? Dhe a behet rruga me zhavor lumi?! Edhe taraca e shtepise, e bere me zhavor lumi dhe nje shtrese betoni mbi te, cahet dhe plasaritet, edhe pse vetem njerez dhe pula ecin ne te, e jo me nje rruge ku kalojne ngarkesa miliarda tonesh dhe jo ne vit, po ne dite. Duhet cakull i thate dhe i paster nga guret e malit, po nejse me ke merrem une.

        Përgjigjjuni
      2. j
        jevgu

        Si mor u ndertoka rruga me zall lumi?!?!?! Prandaj shkaterrohen rruget ne tallkaristan brenda muajit.

        Përgjigjjuni
        1. d
          deda

          po italianët ku i marrin? edhe atje bëhen rrugë ,edhe atje ka lumej,po ka dhe përgjegjesi për natyrën.po firmat duan të nxjerrin lekët që kanë dhënë ryshfet për të marrë tenderat dhe tani e vuan populli

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kuq eZi

            se ti je kokrra idiotit or "Shume mir bejne"

            Përgjigjjuni
          2. T
            Ton

            Po pse u dalin kostot kacafiu ketyre kur inertet i marin falas? Ka kontroll sa marin. A duhej dgene leje per te gerryer shtratin e limit e jo ti merrnin ne mal?

            Përgjigjjuni
            1. D
              Doda

              Mos valle dhe zhavorin duhet ta sjellim nga jashte.Shkrim kot fare

              Përgjigjjuni
              1. E
                E

                Gjoja po merren dhe keta me problemin e rrugeve e shtratit te lumenjve qe po i ha mola e korrupsionit.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arber

                  Edhe e prishi natyra thote palloshi pastaj.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ard

                    Rruga Lushnje - Rrogozhine , ndertuar nga Firma Maqedonase "Granit" nuk merte inerte nga lumi , kantjeri ishte buze Shkumbinit , por bluante gur per te ber beton dhe asfaltobeton dhe kjo rruge ka mbi 20 vjete qe eshte ndertuar nuk eshte prishur ,ndersa krahu tjeter Rrogozhine - Lushnje qe e kane ndertuar firmat tona ,ne mos gaboj , "Salillari" edhe pse eshte ndertuar shume vite me von eshte ber cope-cope .

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Per korrektese

                      Eh shyqyr një koment inteligent dhe me logjikë. Shumë e vertetë. Respekte, Ard.

                      Përgjigjjuni
                      1. j
                        jevgu

                        Absolutisht e sakte. Nuk mund kurrsesi te ndertosh rruge apo dhe cdo lloj tjeter me zaje lumi. Dhe zhavorri qe keta e quajne rendom behet nepermjet bluarjes sipas rrjetave te caktuara me permasa te standarteve te ndertimit por jo me she lumi more ncncncncncbcncc

                        Përgjigjjuni
                      2. A
                        Ago

                        A kane leje per nxjerrje-geryrjeje A pagojne bashkine per njerezit skllever ne nevoje, I kintrollohen punimet teknikisht dhe materialisht apo 1000% perfekt Apo rruget jane kthyer ne miniera ari??

                        Përgjigjjuni
                        1. d
                          devolliu

                          Zhavori nga lumenjte eshte gur i copetuar nga natyra , por se sado qe ta lash , apo edhe ta shperlash me ujin e vete atij lumi , perseri do te mbeten gjurme balte (dheu), pra pak pluhur , dhe kur ky zhavor bashkohet me cimenton e ben skarco strukturen fiziko-kimike bashkuse midis vete mases te ketij zhavori. Prandaj duhet bluarje guresh mali , te cilat duhet te jene 100% komplet te paster nga dherat. Kur u ndertuan urat per hekurudhen e pare Durres-Tirane , inxhinierat nga Cekosllovakia kishin caktuar si per teknik babain tim , i cili kontrollonte , dhe nenshkruante , vetem per pastertine e larjes maksimale te cakellit , (guralecave) qe do te perziheshin me cimenton per te pregatitur betonin per keto ura . Papergjegjesia per kete pasteri konsiderohej sabotim dhe sabotusi pushkatohej , pra nuk ushqehej ne burg me parate e popullit . Mendoj se i njejti problem madhor ndoshta mund te fshihet edhe ne strukturat e betonuara te ndertesave te larta te banimit. Ku testin per kete cilesi do te mund ta beje ndonje here vetem termeti , larg qofte . Pres kundershtime.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Edi

                            Shumë e saktë!

                            Përgjigjjuni
                          2. c
                            cba

                            Kësaj i thonë: hiq gurët e themelit e ndërto katin e dytë! As Nastradinit nuk i ka shkuar në mendje kjo gjë! Pastaj çuditemi përse ka përmbytje e shembje. Gurët e lumit nuk duhet të preken kurrë. Le të prodhojnë çakëll dhe të riciklojnë betonet nga shkatërrimet.

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              UNE SALIU D'ORA VETE

                              DREJTORIA I HEKURUDHES ELBASAN GURI I KUQ ZOTI BUMCI NGA ELBASANI EDHE PSE KISHTE GRUA TE BIEN E SPIRO KOLEKES ANTAR TE BYROSE POLITIKE E DENUAN 5 (PESE) VJET BURG VETEM SE TENTOI QE UREN E BUSHTRICES NE QUKES TA NDERTON TE ME ZALL LUMI TE LARE. KJO ISHTE DIKTATURA. TA MESOJE ATA QE SE DINE

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lulu

                                Rruget e bela belindes dhe bandes se vet

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Demotakercita

                                  Dhenia e lejeve nuk perben problem.Problemi qendron se kush i kontrollon zbatimin e ketyre lejeve A ka institucione qe administrojne punen e ketyre firmave? Ketu tek ne askush nuk do te punoj,askush nuk kerkon llogari dhe ne fund korupsioni lulezon.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Vt

                                    Si nuk i shkoi nder mend qe te devijonin lumin ne krahun e kundert te hekurudhes. Edhe zhavor do kishin marre edhe nje sherbim mbrojtjes se shpatit do kishin bere!!!

                                    Përgjigjjuni
                                  2. A
                                    Aleksis

                                    Nuk ka njerez me injorante sesa gazetaret shqiptare. Eshte ligj nderkombetar, o budallenj. Nese prane vepres publike qe po ndertohet ka lume, lejohet marrja e reres, ujit etj.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. d
                                      devolliu

                                      Qirje Aleksis , si nuk e kuptove se teknikisht nuk vume ne diskutim reren (zhavorin) , por nivelin e pastertise se larjes (jo te shperlarjes) me ujra te turbullta lumenjsh , (pra shume uje por qe kane edhe "pak" dhe' tek uji ) !!!

                                      Përgjigjjuni
                                    2. A
                                      Aliu

                                      3200000 metra kun qe të nxirren nga një sip . 1560000 metra katrote i bie që lumi të thellohet 2 m

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nerim Lumi

                                        Unë kam parë ndërtimin e autostradës së re që lidh Kallambakën me Grevena-në Greqi dhe në pjesën më të madhe kjo kalon shumë afër lumit,por asnjë metër kub nuk është marrë për të mbushur trasenë e autostradës.Përdoret vetëm çakëll i bardhë guri gëlqeror i thërrmuar me standart dhe sipas nevojës së përdorimit, edhe për shtresat e sipërme të rrugës, edhe për beton,dhe këtu në Greqi kilometri i rrugës kushton më pak dhe është sa dyfishi i trasesë së rrugëve në Shqipëri.Pra i bie që në Shqipëri paratë e e punëve publike vidhen me miliarda,nga kasta politike dhe oligarkët e tyre..Dhe janë para që i paguajnë taksapaguesit shqiptarë.... Përshëndetje hajdutëve...Hani,pini e këndoni,..sa të rrojë lalë Gjoni...

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje