Çfarë duhet të hetojë më parë Drejtësia e Re? Ja si përgjigjen shqiptarët

20 Janar 2026, 08:30Sociale TEMA
Çfarë duhet të hetojë më parë Drejtësia e

21 janari 2011, për shumicën e shqiptarëve është ndër cështjet që duhet të hetojë më parë drejtësia e re.

Pyetjes së drejtuar nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, se Çfarë duhet të hetojë më parë Drejtësia e Re? 40.1% janë shprehur për 21 janarin, 34.2% korrupsionin e të gjitha qeverive deri më sot, dhe 25.7% korrupsionin e qeverisë aktuale.

Kampioni në këtë sondazh është 1425 banorë të rritur të vendit, me një marzh gabimi prej +/- 2.6%. Si çdo herë linku   i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit./abcnews.al

4 Komente

  1. X
    XXX

    Drejtesia duhet ti hetoje te gjitha. 21 Janari eshte simbolika e pandershkueshmerise dhe duhet hetuar me patjeter, per me teper qe ka te beje me vrasje nga shteti. Por per mendimin tim urgjente jane aferat e qeverive aktuale sepse ato shkaktojne dem imediat dhe nese ndalohen ne kohe zvogelohet demi. Po prite qe te ndryshoje qeveria qe te akuzosh apo denosh nje minister psh, thjesht demi eshte bere dhe denimi nuk rekuperon demin. Kjo pyetje do ishte me e thjeshte per tu kuptuar nese thua: kapa nje hajdut duke me futur doren ne xhep tani, te merrem me te apo te merrem ne fillim me ate qe me vodhi dje? Patjeter me ate qe ke kapur sot, por kjo nuk do te thote qe ai i djeshmi duhet te harrohet dhe mos denohet. Thjesht vendosen prioritete dhe prioritet eshte te mos vidhet me nga zyrtaret. Dhe nderkohe denon edhe ata qe kane vjedhur nder vite.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje qytetar

      Ore, po ajo dihet, korrupsionin është një plagë e të gjitha kohërave , e të gjithë sistemeve shoqërore, por në nje sistem demokratik , në radhë te parë duhet të respektohen, mbrohen liritë themelore e të drejtat bazë të jetës , sic janë liria e mendimit , e protestës etj.N.q.s.nuk mbrohen me ligj e nuk dënohet kush i shkel këto të drejta , atëherë nuk kemi gjë ne vijë . Sigurisht që , vrasjet e 21 janarit duhet të jenë në krye të axhendës të drejtësisë .

      Përgjigjjuni
      1. g
        goshi

        Në 21 janar vriten 4 njerëz në Gërdec 26 dhe hidhet në erë një zonë e tërë.....

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beni

          Cdo njeri e di se me rendesi ka 21 janari te hetohet me perparesi sepse cfare jane psh 50 apo 100 milion euro qe ka marre z. Balluku, apo 135 milion euro te inceneratoreve para jetes se njeriu. Qeveritaret edhe mund te pendohen qe kane vjedhurdhe te kthejne parate, por a mund ti kthejne ne jete ata kater viktima nese vrasesit e tyre pendohen.Pastaj ne 2,5 milion banore nuk eshte ndonje gje e madhe se qeveritaret mund te vjedhin 1 apo dy miliard euro ne vit kur vihet ne balance se cfare pune kolosale po bejne me dokumentacionit e kapitujve te integrimit

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje