Ndërsa banorët e Vlorës vetëm shijojnë pamjen mrekullueshme që u fal Joni, të huajt që jetojnë në qytetin bregdetar pastrojnë plazhin, duke dhënë një mesazh për qytetarët e Vlorës dhe jo vetëm, për të mbajtur pastër ambientin dhe për të mbrojtur natyrën.
“Jam Daniel, vij nga Mbretëria e Bashkuar dhe prej dy muajsh jetoj në Vlorë, bashkë me djalin tim, Daniel Junior. Krejt rastësisht vendosëm të pastronim këtë zonë të plazhit. Personat që shihni sot në këtë aktivitet i kemi njohur përmes rrjeteve sociale dhe vendosëm që kjo ditë të ishte një ditë pastrimi”, tha Danieli.
“Jam Erica. Jam shpërngulur në Vlorë rreth katër ose pesë muaj më parë. Jemi pjesë e komunitetit të të huajve këtu dhe dikush nga komuniteti na kontaktoi për të na treguar se plazhi ishte ndotur pak pas stuhisë. U organizuam, kam sjellë vajzën, djalin dhe bashkëshortin tim dhe po japim ndihmën tonë. Ky është një vend shumë i bukur, vërtet i mrekullueshëm”, tha Erica.
“Më pëlqen shumë komuniteti këtu, është shumë mikpritës dhe i ngrohtë. Ndjeva se duhej ta bënim këtë për ta bërë këtë vend edhe më të mirë. Më pëlqen të bëj gjëra të mira, ashtu si edhe nëna ime. Mendoj se është një komunitet i shkëlqyer. Dhe i dua shumë edhe qentë endacakë këtu”, u shpreh një qytetare.
Kjo nismë e të huajve, më shumë se pastrimi i plazhit, më e rëndësishme ka mesazhin për të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në zonat turistike dhe jo vetëm, për të mbajtur pastër mjedisin ku pushojmë apo edhe jetojmë.
Se mos eshte hera e pare.Ne kemi qene e jemi zulu
Kultura këtu është ZERO.....hedhin plera kudo dhe kur përmbyten thonë e ka fajin shteti këtu e kanë mirë se shteti e ka sepse nuk vepron që ti penalizoi.....
edhe shteti nuk është pa faj mor lal!!"zulutë",janë në shqipëri që nga koha e qepës,por 40 vjet më parë këta "zulu" e mbanin rregullin!nuk kishe plazhe të pista e shumë gjëra të tjera!e di përse?sepse shteti mendonte për këtë punë!!sot ke shumë turizëm dhe pak shtet!!një shëmbull!kemi një plazh,shëmbull vlora,durrësi a kë të duash!kemi zona publike dhe të dhëna me koncsion dhe private!zonat pblike duhet ti mbajë pastër shteti!dy zonat e tjera duhet ti mbajë pastër personi që i ka në shfrytëzim!tek e para nuk ja vlen me fol sepse është detyrë e dyfishtë e shtetit!në radhë të parë si mbikqyrës i tërësisë dhe në radhë të dytë si pronar i zonës!!pra zonën e vetë jo vetëm duhet ta mbajë pastër si detyrim direkt,por dhe për të dhënë shëmbullin!në dy rastet e tjera duhet të jetë sa mbikqyrës dhe detyrues!!mbikqyr atë person që e ka marrë në koncesion,dhe detyron atë dhe personin që e ka pronë private ta mbajnë pastër!!detyrimi bëhet në shumë mënyra!!me dënim ose me pastrim nga ana e shtetit dhe detyrimin e personit që ka nën zotrim të zonës për të paguar punën e kryer nga shteti!!unë mendoj se problemi është se si puna direkte e pronarëve dhe shfrytëzuesve,qoftë shteti direkt dhe të tjerët,kufizohet vetëm gjatë periudhës së shfrytëzimit të parcelave!pas mbarimit të sezonit,gjithçka kalon në harrsë ose në shpërdorim!!kështu o viron!nuk është vetëm faji i "zuluve" por dhe i shtetit të zuluve!!ky muhabeti i "zuluve" është si puna e atij qënit që kërkon të kafshojë bishtin e tij!!nëse ti quan zulu,ne,vetveten,mos harro se zulutë kanë krijuar shtetin zulu,e për pasojë shteti izulu ka po aq faj sa edhe ata që e kanë krijuar,votuar,atë shtet!!
Ku ishte Bashkija? Ne jemi popull kot me drejtus misarabel dhe natyrisht me nje natyre te mbuluar nga plehrat. Turp.
Ti more plehre me i keq se plehrat qe hedh,i kerkon ku eshte bashkija..... Me pare kerkoji vetes dhe atij pisit qe hedh plehrat kudo dhe pastaj bashkise... Perhere keshtu,te huajt pastrojne fshataret rrine ne kafe dhe tallen me te huajte... Vetem enveri e beri zap kete pis milet qe na ben trimin
Duhet te na vij pak turp por nga ana tjeter dal nga dal kjo lagje e europes esht dhe e tyre , ne fund te fundit le te bejn dhe ata dicka , mbase na japin shembullin qe europa duhet me zemer dhe jo me fjale , mos e shikojme ne hyrjen ne bashkimin europian si vend pune per tu arratisur por si nje vend qe duhet ta pastrojme ta duam dhe te jetojme si nje vend europian dhe jo sikur jemi komshi me fiset zulu
Vlora eshte komplet ne Adriatik. Ndarja e Adriatikut me Jonin, eshte kanali i Otrantos, qe fillon nga Otranto(Punta Palascia) e deri ne Kepin i Gjuhezes(ekstremi i Karaburunit). Pra Joni fillon pas Karaburunit. I gjithe gjiri i Vlores eshte ne Adriatik!
TE HUAJT VETEM PO NGREJNE CMIMET, PER GJE TJETER SPO JA SHOFIM LEZETIN. MIRE E KISH XHAXHI QE NUK I LEJONTE TE HYNIN.