Tabaku i përgjigjet Ramës: Korporata Shqiptare e Investimeve po shndërron pronën publike në biznes ndërtimi

18 Janar 2026, 10:50Sociale TEMA
Tabaku i përgjigjet Ramës: Korporata Shqiptare e Investimeve po

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me Korporatën Shqiptare të Investimeve (AIC), duke i cilësuar ato si gjysmë-të-vërteta dhe një keqpërdorim të modeleve europiane, veçanërisht atij italian.

Në një qëndrim publik, Tabaku thekson se krahasimi i bërë nga kryeministri mes AIC dhe modelit italian nuk qëndron, pasi në Itali nuk ekziston një korporatë investimesh me funksionet që ka marrë AIC në Shqipëri. Sipas saj, institucionet italiane kanë role të ndara qartë dhe veprojnë nën rregulla të rrepta ligjore, transparence dhe mbikëqyrjeje.

Deputetja demokrate sqaron se nëse Rama i referohet Cassa Depositi e Prestiti (CDP), ky institucion është një bankë publike zhvillimi me histori mbi 170-vjeçare, që menaxhon kursimet e qytetarëve italianë dhe financon projekte strategjike, por nuk administron apo tjetërson prona publike. Ndërsa, nëse krahasimi lidhet me Agenzia del Demanio, kjo agjenci menaxhon dhe rikonstrukton pronën shtetërore për funksione institucionale, sociale apo kulturore, pa e futur atë në skema ndërtimi apo marrëveshje spekulative me privatë.

Sipas Tabakut, problemi thelbësor në Shqipëri qëndron te përqendrimi i disa funksioneve në një ent të vetëm, pa garë dhe pa llogaridhënie. AIC, në vend që të menaxhojë fonde apo rrezik financiar, merr prona publike me vendime qeverie dhe i përfshin ato në marrëveshje ndërtimi me subjekte private, duke shmangur konkurrencën e hapur dhe prokurimin publik.

Si shembull konkret, Tabaku përmend kalimin e godinës së ish-shkollës jetimore “Zyber Hallulli” te Korporata Shqiptare e Investimeve, një pronë publike me funksion social që, sipas saj, iu hoq fëmijëve jetimë pa debat publik dhe pa transparencë. Ajo thekson se në një vend europian, prona publike do të rikonstruktohej dhe funksioni social do të ruhej, ndërsa në Shqipëri, sipas saj, prona u fut në logjikën e zhvillimit imobiliar.

Në përfundim, deputetja e PD-së nënvizon se ndryshe nga Italia, ku prona publike shërben interesin publik, në Shqipëri, përmes AIC-së, shteti po shndërrohet në një aktor ndërtimi, në dëm të transparencës, konkurrencës dhe interesit qytetar.

9 Komente

  1. A
    Aspekt

    Pse kur e pyeti Rama kete, qe thoni i pergjigjet?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arjani

      Keq më vjen por nha një herë sesi më duket kjo Tabaku, si Berisha femër.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tabaku Bardhi

        Ēshtē e vērtet qē qeveris Rama i ka dalē situata jasht kontrolli, nēse vitin e kaluar Ardit Gjebrea thoshte njē apartament kushton 37 000 euro nē Ali Dem, mē 4 janar 2026 tha nē periferi tē Tiranēs 58 000 euro.Kjo luhatje e lart e çmimeve nuk ndodh nē asnjē vēnd tē BE-sē.Ështē e mundur nga inflacioni njē rritje me 1 ose 2 % nē vit, por kursesi me 50%.Pērsa i përket problemit publik, fillon punē me kontrat, dhe shteti prish kontratēn brēnda ditēs.Ēshtē antikushtetuese dhe krim ndaj qytetarēve, ku dihet qē njerzit kan pērballje me qira,ushwim, veshmbathhe,fatur uji dritah, s'ka minimum jetik dhe pagē papunesie.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xyz

          Çmimet e banesave çuditërisht kanë hypë në gjithë Europën mesatarisht 20% deri në200% në varësi të kërkesës.Në Shqipëri kemi ende banesa më të lira se në Kosovë,Maqedoni…

          Përgjigjjuni
        2. K
          Komentuesi

          MANICOMIO

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Doni asistence te pa pune ? Idjotesia me e madhe qe degjojme .o morra qe doni te jetoni mbi krriz te te tjereve .Mos I prishnit uzinat dhe te gjithe Shqiperine , tani shtroni bel dhe punoni dhe ndertoni ato qe shkateruat .Qeveria nuk pjell leke .

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jorida eshte kloni me i keq i fares se Saliut

              Kjo sorra e Saliut nuk mund te skuqet. Kjo hajdute miliardere e ka vendin ne Spak.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje