Sterilizimi i kthehet shtetit - Eksperti: Ulen kostot por duhet kujdes në menaxhim

17 Janar 2026, 15:10Sociale TEMA
Sterilizimi i kthehet shtetit - Eksperti: Ulen kostot por duhet kujdes në

Në kohën kur kontrata e sterilizimin me partneritet publik privat është në përfundim dhe është shoqëruar me akuza për abuzim me fondet, qeveria ka vendosur të krijojë një shoqëri aksionare me kapital 100 për qind shtetëror. Sipas ekspertëve të ekonomisë këto shërbime funksionojnë me lirë nën kontroll publik sesa përmes koncesioneve afatgjata.

Gjykoj se arsye kryesore është pikërisht të kemi një shërbim më pak të kushtueshëm”, u shpreh eksperti Çoçoli.

Sipas Fatos Çoçolit, sterilizimi është tipikisht shërbim që ka logjikë ekonomike të jetë shtetëror, por vetëm nëse ka transparencë, auditim dhe menaxhim profesional.

“Të plotësoj standardet e cilësisë, të jenë të garantuara, të jenë në nivelin që kërkon sot mjekësia evropiane, të ofrohen në kohë”, u shpreh ai.

Shoqëria e re shtetërore, e quajtur OSHIS- sha do të ofrojë të gjithë zinxhirin e shërbimeve të sterilizimit, furnizimin me instrumente kirurgjikale sterile dhe materiale njëpërdorimshme, deri te menaxhimi i Stacionit Qendror të Sterilizimit në QSUT, si dhe digjitalizimin e të gjithë procesit.

Vendimi i qeverisë parashikon një kapital fillestar prej 200 milionë lekësh nga buxheti i ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2026 dhe transferimin pa pagesë të aseteve që i kalojnë shtetit pas përfundimit të kontratës koncesionare, duke shënuar kështu zëvendësimin e modelit koncesionar me një operator publik.  

Gazetar: H. Mahmutaj   

Lini një Përgjigje