Kryeministri Edi Rama njoftoi se përveç kampusit universitar të Tiranës do të ndërtohet edhe një kampus në Durrës, ku siç u shpreh kryeministri do të strehohen edhe studentët e Tiranës.
Në një takim që kreu i qeverisë pati me rektorët e Universiteteve, ai tha se kjo do të zgjidhe edhe një nga problemet që kanë studentët, sic janë qiratë e shtrenjta në kryeqytet.
Kryeministri deklaroi se studentët do ta kenë edhe më të thjeshtë pasi shumë shpejt do të jetë në funksion edhe treni që lidh Tiranën me Durrësin.
“Kemi dy kampuse, kampusi i Tiranës, kemi hapur procesin për kompusin e Universitetit Aleksandër Moisiu. Ka një potencial për të krijuar infrastrukturë qëndrimi rezidence të studenteve, duke pasur parasysh trenin që dot ë jetë në funksion së shpejti, do të jetë e thjeshtë që studentë në Tiranë të kenë mundësi te strehohen në Durrës. Do të ndërtojmë një kompleks studentor shumë të mirë në mënyrë që të ndihmojmë zgjidhjen e një problemi të madh që kanë studentët për shkak të çmimeve të larta që kanë qiratë në Tiranë. Jemi të bindur që jemi në një moment të ri ndryshimi për arsimin e lartë, por ndryshe nga ndryshimi i parë tani kemi një bazë, eksperiencë. Ka shumë më tepër qartësi brenda universitetit”, theksoi ndër të tjera Rama.
Pra studentet e Tiranes do strehohen ne Durres?! Ka rreshkit komplet . Edhe idiot edhe hajdut familjarisht.
Mos në Durës , Treni është për qytetarët apo për studentët .Ndërtoni tek ish uzina partizani ose në vënd tjetër ,sepse Dursi është më i pa përshtatshmi për arsyet e ngarkesës Turistike. Është fatale kjo që keni menduar .Hiqni Dorë.
E lir kripa ne Durres, por e ha qersja rruges!-oooooo Rameeeeer!
Rrini e beni sehir ju studente! Pasi ja dha Federica Mogherinit kampusin e projektuar te ngrihej ne Tirane, tani ju "transferon" ne Durres!?!?!? Pra ju duhet te populloni cdo dite trenin qe "mund" te vije ne Tirane ne te ardhmen. Kjo qe juve te zgjidhni ne se do vazhdoni te studio i ketu apo te largoheni nga vendi. Dhe njehere qe u ngritet ju studente, ju percane e larguan nga rruga Erion Veliaj me shoke. Ne nje te ardhme te afert, mos u habisni qe edhe auditoret ti largoje nga Tirana qe te "relaksoheni" duke studiuar buze liqenit te Shkodres, te Ohrit, apo deteve adritatik e Jon. NUK KENI PARE GJE AKOMA!.... Dhe Ai permes levave te tij ne pozite dhe opozite, do provokoje biseda e diskutime per "defektet" e drejtesise e sidomos SPAK. Kjo perme Manjaneve Ibrahimeve, Doceve , Xhavave etj etj etj. Pastaj, po arriti bashke me "kolegun" Berisha do marri edhe vendime me Zeqinetedhe Bylykbashet e parlamentit.