Ministria e Mbrojtjes thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura

15 Janar 2026, 09:20Sociale TEMA
Ministria e Mbrojtjes thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, sot në 15 janar iu bëri thirrje të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë të konsiderojnë një rrugë karriere të jashtëzakonshme duke u bashkuar me Forcat e Armatosura të vendit. Ai nënvizon se mbetet vetëm pak më shumë se 24 orë për të aplikuar në thirrjen e re të Qendrës së Rekrutimit, duke theksuar rëndësinë e shfrytëzimit të këtij afati.

“Zgjedhja për të shërbyer në Forcat e Armatosura nuk është vetëm një karrierë premtuese, por edhe një eksperiencë që formon karakterin dhe aftësitë tuaja. Përveç trajnimeve fizike dhe profesionale, kjo rrugë ofron mundësinë për të kontribuar direkt në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit”, deklaron ministri Vengu.

Të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë të aplikojnë mund të kontaktojnë për informacion shtesë në numrin e telefonit 00355 4 234 8588 ose përmes WhatsApp në +355 68 340 4896. Ministri Vengu i fton të gjithë të mos humbasin këtë mundësi unike për t’u bërë pjesë e një force të fuqishme dhe për të kontribuar në mbrojtjen e vendit.

“Shërbimi në Forcat e Armatosura është më shumë se një punë, është një mision dhe një mundësi për t’u rritur personalisht dhe profesionalisht”, përfundon ministri.

Afati i fundit për aplikim është 16 janar 2026.

6 Komente

  1. K
    Kohe te reja skema te vjetra te bote karakurves

    Keta plehra, ketu e kudo ne bote, gjithnje e kane cuar boten nga dallaverja ne lufte dhe anasjelltas. Kurre nuk qeverisen per shumicen, por per ca horra e zuzare!!!! Plumbat e pare futjuani atyre qe ju zhysin ne lufte, politikaneve e zyrtareve me te larte!!!! Kohe te tjera meritojne popujt dhe njerezit e zakonshem!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lëvizja panshqiptare

      Kë do mbrojmë dhe për kë do vdesim?! Për sarajet e palloshit të Surrelit?! Për 40 vilat dhe gradaçelat e Berishajve?! Për miljardat e Shkërdhenit? Për miljardat e Monës dhe floririn e Liçes? Për VorioEpirin? Për shtetin Bektashi? Për shtetin e Sorrosit? Për Bankersin? Për arabët e të vetmit port? Për mafjen që ndërton nëpër baza ushtarake? Për Kuçovën dikur bazë shqiptare, sot bazë e grekut nëpërmjet NATOs? Për detin që i dhamë grekut? Apo për qiellin që fluturojnë f 16 grekë? Për Sazani e Trampit? Për kishat, xhamiat dhe duart e fqinjëve që na zgjaten për t'u puthur dhe veneruar? Për shtetin e LGBT pa të drejta punëtorësh, fëmijësh, pensionistësh dhe qytetarësh? Për gropën e borxheve për t'u paguar me të.cilln kemi ndërtuar mizerjen më të madhe në planet? Për nazi sionistët, fashistët, ksenofobët, plutokratët, kolonizatorët, bythecët e perëndimit? Për grekun? Për 1% motërqirësh që ka skllavëruar 99% të shqiptarëve duke i vjedhur dhe prostitutar interesat e kombit?

      Përgjigjjuni
      1. N
        NWO Satanic Cult

        Korrekt 1000%

        Përgjigjjuni
      2. T
        Treni

        Yeah, shkoni të mbroni pronat e Saliut dhe Edit ju dele, ndërkohë që do ju japim një rrogë mizerje që do e shpenzoni me alkol, kurva dhe drogë. Hajd tani, bëhu mish për top për Republikën e Arnavutistanit.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pensionisti patriot

          Ne 550 mije pensionistet patriote shqiptare qe marrim me paj se 200 euro ne muaj shprehim deshiren dhe gatishmerine tone per tu rreshtuar ne forcat e armatosura. Me kete bejme nje rruge e dy pune, edhe mbrojme atedheun e ministrave, pushtetareve, oligarkeve e krimineleve te cdo lloji edhe ngopim barkkun me buke. Ne kemi edhe nje avantazh sepse kemi edhe pervojen e ushtrise e te zboreve ushtarake kur luftonim dhemb per dhemb pe revizionistet jugosllave, monarkofashistet greke, Traktatin e Varshaves dhe Forcat e Natos dhe ceshte e verteta i kemi mundur sa here jemi ndeshur. tani e kemi me te lehte sepse rrethohemi nga te gjitha anet me aleate te Natos dhe i vetmi rrezik na vjen nga nje vend jo aleat qe eshte Kosova por qe shpresojme se fale miqesise se KM dhe Albin Kurtit gjerat do permiresohen dhe nuk do shkojme deri ne perdorimin e armeve por vetem te lugeve e gavetave.

          Përgjigjjuni
          1. v
            verdikt

            i madh je

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje