I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTV, inxhinieri i njohur i hidroteknikës Dhimitër Vogli tha se problemi kryesor i përmbytjeve në Shqipëri nuk është mungesa e reagimit në emergjencë, por dështimi i sistemit të parandalimit.
Sipas tij, kur ndodh katastrofa, shteti arrin të funksionojë:
“Sot emergjencat civile janë relativisht mirë të organizuara për ndërhyrjen në momentin e fatkeqësisë: vijnë në kohë, kanë mjete, makina, ushqime, logjistikë. Kjo anë funksionon.”
Por thelbi i problemit, thekson Vogli, është parapërgatitja:
“Ajo që çalon fort është ana tjetër: parapërgatitja. Ne reagojmë pasi uji ka hyrë në shtëpi, por nuk punojmë që uji të mos hyjë fare. Ende nuk është e qartë kush mban përgjegjësi për mungesën e saj: bashkia, ministria, qeveria qendrore? Pa ndarë përgjegjësinë, nuk mund të gjesh zgjidhjen.”
Sipas Voglit, një nga arsyet kryesore të këtij dështimi është shkatërrimi i strukturës teknike shtetërore që dikur mbikëqyrte sistemin e ujërave:
“Dikur Shqipëria kishte institute shtetërore dhe specialistë që e njihnin të gjithë sistemin: argjinaturat, kanalet, hidrovoret dhe veprat mbrojtëse. Sot kjo nuk ekziston më.”
Ai thekson se projektet sot realizohen të copëzuara, pa një vizion të përbashkët:
“Projektet bëhen nga firma të veçuara. Ai që ndërton një urë të re nuk e di çfarë ka bërë ai që ka ndërtuar të vjetrën.”
Vogli shton se mungon një strukturë shtetërore që ta shohë të gjithë sistemin në tërësi:
“Nuk ka një bërthamë shtetërore që ta kontrollojë sistemin. Nuk ka kontroll teknik real.”
Sipas tij, as ministrat nuk mund të zëvendësojnë dijen teknike:
“Kjo nuk është punë politike. Kjo është punë inxhinierësh.”
Zgjidhja, sipas Voglit, është e thjeshtë dhe shumë më pak e kushtueshme se dëmet nga përmbytjet:
“Duhet një grup i vogël specialistësh shtetërorë, 10–15 vetë, që të njohin çdo digë, çdo argjinaturë, çdo kanal dhe çdo hidrovore. Kjo do të kushtonte shumë pak, krahasuar me qindra milionë euro që shteti paguan sot për dëme.”, thotë Vogli.
Bashkohem plotesish me kolegun ne ato qe ka thene. Problemi eshte se specialistet ne pergjithesi dhe inxhinjeret ne vecanti nuk degjohen me ne Shqiperi, pasi "shefat" kokebosh me kostume firmato kujtojne se i dine me mire keto pune. Shkaterrimi sistematik i sistemit te hidrovoreve dhe kanaleve shkarkues ne mbare vendin si dhe ndertimet pa kritere teknike ne zona ku ndertimet nuk lejoheshin dikur jane rast pa precedent ne praktiken boterore. Cdo gje qe u ndertua ne kohen e komunizmit u shkaterrua sikur Enveri i ndertoi keto vepra perfshi uzina e fabrika me paret e veta. Ishin parate e nje populli te tere qe punonte 6 dite ne jave me barkun bosh qe u perdoren per ti ndertuar ato vepra. Erdhi Salih katrani dhe lejoi qe vendi te shkaterrohet ne te gjitha aspektet. Vetem nje handikapat mendor ben ato qe ka bere Salih Berisha. Une nuk besoj se ai eshte aq budalla qe ta kete bere kete gje nga padija. Shkaterrimi sistematik i vendit eshte bere i qellimshem dhe ky eshte krimi me i madh qe ky individ ka kryer ne vendin tone. Se per llogari te kujt e ka bere kete gje ajo mbetet per tu pare nese kane mbetuar akoma patriote ne institucionet tona te drejtesise. Personalisht te tille individe te cileve ju dhimbset vendi nuk ka me ne asnje institucion qofshin keto ato te drejtesise apo qeveritare. Eshte per te qare fakti se makuteria per te zhvatur cdo gje qe ka vlere eshte kthyer ne objektivin e vetem te cdo pushtetari apo funksionari.
i Nderur Inxhinjer....tani kemi te bejme me sistemin e Tenderave..kush Firem "Ndertimi" i merre...dhe pa filluar Punimet...behen Hesapet e FItimit...si dhe Pjesa qe do te Fitoj Politikani Bashkiak....qe do te hedhe Firmen se "Objekti"..eshte Ndertuar sipas te gjitha Parametrave Teknik....keta jane Maskarenje.....
Ing.Vogli, I vetmi qe ka folur si duhet per permbytjet, njeriu me kompetent ne Shqiperi ne kete fushe, njeriu qe duhet ti besohet drejtimi I punes per te ndrequr ato qe u prishen me prishjen e instituteve, te krijoje institucionin e tij me persona kompetent qe I zgjedh vete , ti jepen fonde e mjete sipas kerkesave te tija. Ai mund ta zgjidhe perfundimisht problemin jo vetem te mbrojtjes por gjithe administrimin e ujrave, duke shpetuar njerezit,pronen e tyre dhe miliardat qe qeveria dhe te pa aftet ne krye te kettle puneve I shperdorojne pa efektivitet.
Po more topograf edhe te tenderat duhet te jete vemendja se shkaterrimi i shqiperise erdhi nga saliu i cili I mbylli te gjitha institucionet dhe profesionistet ngelen pa pune .Tani kerkoni qiqra ne hell , mos mendo se dhe zgjidhje duhet te hidhet fall qe te parashikohen katastrofat .Mjer kush te quan inxhinjer ty .
Te krijohet institucioni i duhur që duhet të merret me këtë punë. Sa herë duhet te ndodhi përmbytje që të bëhet? Edhe një njerii zakonshëm e kupton kete. Shteti çfarë bën? Na lodhen çdo vit duke ruajtur shiun sa do bjerë, sa do përmbytet. Gjithë aparati shtetëror çfarë bën? Nuk mësojnë gjë fare nga këto fenomene të përvitshme,? Apo vetëm bej llam llam, fjalë boshe, gënjeshtra, shaj e shpif, na lodhen. Drejtësia drejtësia dhe vetëm drejtësia bën punë. Gjithkush të mbajë përgjegjësi për çfarë bën dhe nuk bën. Te zhduket Saliu që vetëm tërheq zvarrë nga pas vendin që të mos bëj para, atishqiptari, vrasësi, shpellari. Ary fillon dhe mbaron e keqja. Me zhdukjen e tij do marri për mbarë ky vend.