Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me drejtimin që ka marrë ekonomia shqiptare, duke e cilësuar modelin aktual si të pabalancuar dhe të rrezikshëm për zhvillimin afatgjatë të vendit.
Sipas saj, rritja ekonomike aktuale mbështetet pothuajse ekskluzivisht te turizmi, ndërtimi dhe shpenzimi publik, duke lënë pas sektorët që krijojnë vlerë të shtuar reale dhe vende pune të qëndrueshme.
“Shifrat nuk janë thjesht statistika. Janë një paralajmërim për drejtimin që po merr ekonomia shqiptare”, shkruan Tabaku.
Deputetja demokrate paralajmëron se Shqipëria po shndërrohet në një ekonomi që jeton nga sezoni dhe shërbimet, duke e quajtur këtë model një “ekonomi hoteli”.
“Nuk po ndërtojmë një ekonomi prodhimi. Po shesim shërbime, tokë dhe beton, ndërsa prodhimi dhe zinxhirët e vlerës po tkurren”, nënvizon ajo.
Tabaku ndalet edhe te pasojat sociale të këtij modeli ekonomik, duke theksuar se rritja e kostos së jetesës, polarizimi social dhe dobësimi i shtresës së mesme janë tashmë të dukshme. Sipas saj, pagat po rriten jo si rezultat i rritjes së produktivitetit, por për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të shkaktuar nga emigracioni dhe kriza demografike.
Në përfundim të reagimit të saj, deputetja e PD thekson se një ekonomi e bazuar vetëm në turizëm dhe ndërtim nuk mund të garantojë zhvillim të qëndrueshëm.
“Një vend nuk mund të bëhet i pasur duke i shërbyer turistëve dhe duke ndërtuar pafund. Pa industri, pa bujqësi konkurruese dhe pa dije teknike, rrezikojmë të mbetemi një vend pushimi për të tjerët, por jo një vend me fuqi reale ekonomike për qytetarët tanë”, përfundon Tabaku.
Po patjeter , sepse padroni yt Saliu , sa erdhi ne pushtet ne 1992 , i konsideroi fabrikat prodhuese te Enverit , si mbeturina komuniste dhe u vuri kazmat.Te njejten gje bene edhe ata qe e pasuan ne krye te vendit. Por thuaj shyqyr qe nuk prishi edhe hidrocentralet , se atehere do ishim me qiri akoma dhe nuk do shkruanim dot edhe ketu.
Te dashur komentues, te majte e te djathte, qe tallni b*then me kete teme, kur te plase ndonje lufte shpresoj te ngordhni urie me celular ne dore.
Urimi dashur, shqiptaret nuk mbajne vetem celular ne dore! Prandaj edhe nese ndodhe larg'qofte, do vdesin te lumtur!
Se ku jetojnë këta njerëz nuk e di.Dëgjojmë drejtorin e bankës i cili tregon aq dhe kaq miliarda lekë,dëgjoj ka aq dhe aq ritje prodhimi,dëgjoj se shqiptarët kanë depozituar kaq miliarda lektë në banga,dëgjoj që edhe turizmi në dimër është i mirë..Atëhere si del kjo e mëçmja e partisë demokratike dhe nxin çdo gjë?Probleme ka kudo sepse demokracia nuk zgjith problemet por i krijon dhe i bën lëmsh që mos regullohen...Këta rojnë ne mes të të mirave dhe pastaj flasin për dështime qeverie...
Problemi qendron qe mbasi te kete mbaruar interesi nga te huajt per te panjohuren Shqiperi te izoluar ish komuniste cdo behet? Hotele e sherbime per ke? As vend pushimi sdo jemi. Nderkohe fqinjet tane vazhdojne e perparojne ne Teknologjine e Informacionit dhe Inteligjencen Artificiale, ne sdime ku eshte butoni start te windows.
Pyet DoktorVdekjen qê e shkaterroi prodhimin shqiptar - 500 vepra qe prodhonin!!!! Mallkuar qofshin kush i prishi uzinat dhe fabrikat!!!!
Turizmi nuk duhet nenvleresuar, por duhet te shikohet me mire per nje turizem afatgjate dhe interesant se sa nje turizem me zhvillim e zhvatje te shpejte si i ndodhi Kroacise e njejta gje Po ndodh edhe tek ne. Ministria e turizmit duhet te hartoje e te nxise projekte afatgjate, njoh njerez qe Kane shkuar tre here brenda 5 vjeteve ne France vetem per te vizituar parkun e lojrave Disneyland. Ka shtete qe Kane dhene provat qe mundet te jetohet mire edhe me turizmin si e ardhur ekonomike e paneglizhueshme Tajlanda Meksika Franca Italia etj. Nuk diskutohet qe duhet edhe ekonomi ne mbeshtetje te prodhimit te brendshm, por nga siperfaqja dhe poziconi gjeografik nuk mundet te pretendojme se mundet te jetojme me forcat tona si ne vitet e diktatures. Dhe na kurseni komentet qe ja harrinim ne komunizem, se te gjithe i mbajne mend pulat Hollandeze dhe ate mishin e buallit qe vinte nje era qen kur e zjeje, vajin e gjelles qe vinte era peshk e mbytej shtepia ne tym kur skuqje, njerzit vuanin per te ngrene e domatja ikte ne Maqedoni e qengjat iknin ne vendet arabe per festat fetare. Skam per ta harruar njehere qe ishte mee vones anija Malteze dhe i zbriten bagetite ne sheshin prane portit te Vlores e njerzit i shikonin e lot ne sy
Nepërkë