Një skuadër e madhe burrash të jashtëzakonshëm me kapiten Radovickën në krye, sollën dritë për Shqipërinë, duke ndërtuar diga dhe hidrocentrale në gjithë vendin. Inxhinierët Gjovalin Gjadri dhe i biri, Egon Gjadri, Emin Mysliu dhe shumë të tjerë, projektuan dhe ndërtuan veprat më madhështore në Shqipëri. Megjithatë, sot pak kush i njeh ata që ndriçuan vendin.
I biri i Egon Gjadrit, Ervini, në një intervistë për “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTV, e konsideron turp kombëtar që kontributi i këtyre njerëzve të jashtëzakonshëm nuk vlerësohet. “Nuk është thjesht ideja për të treguar për punën e prindërve apo gjyshërve tanë, por për të treguar vlerat që janë ndërtuar në këtë vend nga puna e shumë brezave, me shumë mund. Në një vend si Shqipëria që ka përjetuar një lloj degradimi nga të gjitha anët, arsim, kulturë, kujtimi në nder të këtyre inxhinierëve sot është zero. Mjafton të shohim kriteret që përdoren sot,” thotë ai. “Duhet të theksohet kjo me një pllakë përkujtimore, një emër rrugë apo diçka tjetër. Shikojmë njerëz në pllaka ose rrugë që nuk kanë bërë asgjë të veçantë dhe nuk e meritojnë atë nder.
Ai thekson gjithashtu se njerëzit e dritës në Shqipëri janë ata prej të cilëve marrim dritën, dhe kjo është e dukshme në veprat që ata lanë pas. “Ky është avantazhi i këtyre njerëzve: vepra e tyre vazhdon të rezistojë dhe nga kjo marrim dritën,” shtoi ai, duke kujtuar edhe çmimet e babait dhe gjyshit të tij, të cilat u ndanë deri pas vitit 1990.
Ky rrëfim risjell në vëmendje historinë e një brezi inxhinierësh shqiptarë që në kohë izolimi politik dhe me sfida të mëdha teknike, ndërtuan diga, hidrocentrale dhe infrastrukturë që sot mbajnë energjinë e vendit.
Po si nje i paditur te beje vleresim per te diturin or mik …cfare thua??? Se moe vetem u injoruan inxhinjeret e fsmshem te energjise elektrike ,hidroteknike apo ata te naftes…kudo ne cdo sektore ka pas institucione dhe individe me njohuri teorike e praktike qe udhehoqen dhe kryen vepra , shumta me rendesi te madhe ,por qe sot nje pjese emire e ketyre veprave u shkaterrua nga barbaret e paditur te kohes qe jetojme..
Nuk ka me rruge pa emra, i morren te gjitha plehrat e kombit, nga Saliu e Rama!
Ky eshte nje konstatim qe duhet marre si nje postulat per karakterin e shqiptarit. Per ilustrim nje person po i ankohej nje miku te tij qe “cka filani me mua qe po me sulmon une si kam bere keq atij” Miku ju pergjigj pa mendohu mos i ke bere ndonje te mire.
nuk perben lajm as puna e nje inxhinieri , as ajo e nje infermieri te perkushtuar etj me radhe. na duhen personazhe motivues si ajo vajza ne BBVK qe arrinte te gjeneronte 35k euro ne muaj...
O Zot, çfarë poshtërsirash janë kryer në kurriz të atyre. Babai im ishte njëri prej atyre njerëzve dhe me cinizmin më të pacipë nga kjo shoqëri që sheh vetëm si të zhvasë çdo qindarkë dhe ka harruar edhe vlerat bazë të njerzillëkur.
Nuk jane vetem inxhinieret. Eshte nje armate e tere mesuesish, mjekesh, agronomesh, etj. Pamvaresisht sistemit politik, ata ishin mbi te gjitha shqiptare qe e donin atdheun dhe punuan per te duke sakrifikuar gjithshka. Ata nuk punuan per dekorata. Punuan per Shqiperine. Le te konisderohen si "Heronj te heshtur".
E, Po detyren kane bere mo... Si te gjithe: keta te drites, ata te tjere te bujqesise, tjeter grup per industrine e naftes, te tjere ne ekonomi.ata te tjere per mjrksi...... E ça pastaj?
Objektet energjitike kane vlera te medha kombetare,dhe jane ndertuar e vende shume te veshtira nga gjigandet e hidroteknikes shqiptare qe si vine me shqiperise…Me thuaj nje hidrocentral …vrtem nje i permasave te tilla qe eshte bere ne keto 35 vitet e demoshkerdhates sone dhe imagjino per nje cast si do shkonte halli yne nese nuk do ishin bere ne ate kohe te tilla investime qe per njevend te vogel si ne dhe jo vetem , kerkojne kapitale te medha oer ndertime te tilla…akupton o ana evogel..edhe kompanite e medha te botes do medoheshin dy here per te hyre ne vallet e kaskades se drinit…
Ti Ana qe shkruan:" ..e ca pastaj?" Po te pergjigjem:" syte qe te pullcasin.. moj mosmirenjohese qe driten e ke cdo sekonde e kudo nga puna e sakrificat e tyre...:
Paska shume pretendime zoteria, a kane ndonje nga keto emra tituj “Pishtare demokracie” mbas viteve 1990? Çfare bene keto, i sherbyen komunizmit. Nese jo, çfare dreqin pretendojne? Ha ha ha.
Po pse pretendim i madhe qenka te kujtosh gjigandet e hidroteknikes shqipetare??A e kupton o njeri i paditur cdo te thot per ne per sot e per neser kaskada e Drinit_…?…..edhe kompanite me te medha te botes do mendheshin 10 here per ti hyre ketyre investieve te veshtira gjigande te bera oara demoshkerdhates nga nje vende shume i vogel si shqiperia…tani qesh o injorant derri!
Lexoni se kush mer pension te veçante ne Shqiperi qe jane me te larat se te tjereve, lloj artistesh te tatrit, estrades e filmit kengetar etje njerez ne fusha aspak prodhuese e te gjithe keta e kane kontributin zero ne zhvillimin e vendit, e ketij fenomeni populli yne i thote "kush e beri pordhen e kush e mori groshen!"
shprehja është "kush pordhi, mori grosh", varianti i mësipërm është konfuz.
E ca pastaj?Duan dhe nderime keta?Ne nderojme njerez shum shum te ndritur, si psh Azem Hajdarin qe merej me kontrabante armesh e rafje me njerez,kemi Bacin qe i ra bixha e u be k/minister i qeverise pajtimit qe i kemi dhene nje shkolle dhe ndonje rruge,analistin Stefani qe shpiku qebapin dhe ketij i kemi dhene nje shkolle etj etj te ketyre kallepve.Inxhineret e nderuar i nderojne veprat qe kane lene dhe ato jane te pavdekshmesi kaskadat e drinit,urat madheshtore mbi lumej etj
Ai brez intelektualesh qe ka punuar ne te gjitha fushat ne kohen e monizmit , nuk i vjen me Shqiperise , per ta flet puna dhe veprat qe lane pase ? Jam nje I moshuar dhe jetoj me ato kujtime nuk kam pasuri , nuk jam penduar qe kam sherbyer , pasuria ime eshte vleresimi i njerzeve te thjeshte dhe sot qe me takojne mosha ben te veten edhe si mbaj mend , ndjej kenaqesi . Ndjej keqeardhje vetem per gjithe ate pune ne fshat ne qytet me kushte te veshtira u shperblyem me nje pension minimal ? Sot e ndjej me shume se kure , mosha ben te veten bashke me moshen jane edhe semundjet qe kerkojne sherbim si dhe para ? Te vesh ke vendi i punes ku ke punuar dhe te shofesh mjekun pa pike respekti per ne qe kemi qene paradhesit e tyre te shikon me mosperfillje sepse i kerkoj konsult , duke e njohur mire mjekesine i vete me diagnoze te paster perfundimi zero ? Kjo eshte e keqja nuk ka humanizem njohin vetem parane , psikologji e keqe ka hyre thelle ??? Per keto 35 vjet ka plot gjera te shkruash ROMAN me shume vellime ?
Sepse ja kan zen vendin Dritan Hoxha e te tjer si puna e e tij. Jemi ne pritje te vdekjes se Aleksander Frangaj, qe sheshin skenderbeu ta zevndesojme me emrin e tij
intelektualet e heshtur te ketij vendi
per cfare te nderohen per Hidrocentralet e kinezve ???
Hidrocentralet e kinezeve te mamase tende, o kelysh qe nuk te njihet babai
Po normal sepse jetojme ne kohe qe respektohet krimineli , jo i ndershmi , vertet nuk ka emer nga ata qe e ndertuan po ka nga ai qe e shkaterroj e dogji dhe i vrau Shqiptaret , dmth ka emer haruari Sali Karaxhic Berisha .
Oooooooh! Çfarë hallesh kanë Bashkitë e gjora! Ato e kanë mendjen tek ca te-ndera, tek ca fonde për projektet, tek ca lekë për në xhep, tek ndonjë qokë për ndonjë kokë, tek ndonjë "nder" për ata, që miratojnë dhe firmosin një zonë urbane, ju na tregoni për inxhinierët e "Enverit", që ndërtuan rrugë, tunele, hekurudha, hidrocentrale, qytete, etj.! Ne tani po presim me padurim, të shikojmë "xgjedhjet më të nderçme" të krytarit sali në garë me "kundërshtarin" bir-isha! Garojnë këto dy "koka", për të katranosur edhe më shumë këtë vend!...