“Downtown One Tirana”, në qendër të vëmendjes ndërkombëtare: Shqipëria në hartën globale të arkitekturës bashkëkohore

12 Janar 2026, 18:54Sociale TEMA
“Downtown One Tirana”, në qendër të vëmendjes

Tirana po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një qendër e rëndësishme e zhvillimit urban në rajon, dhe "Downtown One" po shndërrohet në një nga simbolet më të forta të këtij transformimi. Projekti ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare, duke u përzgjedhur nga platforma prestigjioze "Dezeen" mes ndërtesave më të larta që pritet të përfundojnë në vitin 2026, një vlerësim që e vendos Shqipërinë në hartën globale të arkitekturës bashkëkohore dhe konfirmon interesin ndërkombëtar ndaj zhvillimeve urbane të kryeqytetit.

Me lartësinë dhe formën e saj të veçantë, "Downtown One" po pozicionohet si një nga landmark-et më të rëndësishme urbane në Ballkan, duke u kthyer në një pikë reference vizuale për Tiranën dhe një simbol të një qyteti që po evoluon me ambicie dhe identitet modern. Prania e Shqipërisë në të njëjtin artikull krah vendeve si SHBA, Kina, Australia, Emiratet e Bashkuara, tregon se zhvillimi urban i Tiranës tashmë është pjesë e një narrative globale, duke forcuar imazhin e vendit si destinacion serioz për zhvillim dhe investime.

"Downtown One" mban firmën e studios së njohur ndërkombëtare MVRDV, një nga emrat më inovativë të arkitekturës bashkëkohore, çka nënvizon standardet e larta dhe vizionin afatgjatë të "Kastrati Group". Projekti nuk konceptohet thjesht si një kullë e lartë, por si një “vertical village”, me ballkone të gjelbra dhe hapësira komunitare që promovojnë një mënyrë jetese urbane më humane dhe të qëndrueshme, të lidhur ngushtë me qytetin.

Përfshirja në "Dezeen" përforcon rolin e "Kastrati Group" si një nga promotorët kryesorë të projekteve që po ndryshojnë standardet e ndërtimit dhe zhvillimit urban në Shqipëri. "Downtown One" shihet si një shembull i qartë i vizionit afatgjatë, ku investimi, arkitektura dhe përgjegjësia urbane ecin paralelisht.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

2 Komente

  1. S
    Shqiperine si ciflik trasheguar nga Kristaqi..

    Cdo gje qe serviret nga te huaj eshte e bukur, keshtu ka qene dhe keshtu do te vazhdoje. Nje ndertese e larte qe ka pjelle cibane kancerogjene, ku eshte e bukura ketu per t'u mahnitur? Cohu o popull dhe lidhe te cmendurin, tregoji vendin hajdut Palloshit te Gjate, a ka plan urbanistik, a ka plan zhvillimi Tirana, apo ka vetem teka te nje bythe-qiri si Edi Rama me 40 hajdutet qe e rrethojne.

    Përgjigjjuni
    1. k
      klm

      KJo eshte shenje e zhvillimit te jashtezakonshem qe po perjeton Shqiperia nen udheheqjen e ndritur te kryeministrit tone vizionar. Keto kulla te larta tregon se sa lart ka shkuar Shqiperia ne zhvillimin jo vetem arkitekturor qe po habit boten por edhe ne fusha te tjera si organizimi i samiteve ballkanike e europiane. Keto arritje madheshtore as nuk mund te coheshin ne mendje vetem para 13 viteve kur ne pushtet ishin te paudhet. Eshte normale qe tere ky zhvillim i jashtezakonshem do kete edhe kosto per shumicen e popullsise e cila mezi po perballon jetesen, kostoja e se ciles eshte dy e trefishuar ne krahasim me kohen e qoftelargut Berisha. Ndoshta ky brez i sotem do te vuaje e nuk do ti shoijoje keto te mira por eshte e sigurte se brezave te ardheshem do tu permiresohet jetesa.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje