Nga Ermal Peçi
Graviteti i opinionit publik sot është pothuajse tërësisht i fokusuar tek Big Brother, dhe kjo nuk është për t’u habitur. Lori Hoxha e ka kthyer këtë format në art klikimesh, ndërsa Ledion Liço është një nga prezantuesit më të mirë që ka Shqipëria, me aftësi të jashtëzakonshme për të menaxhuar një show me peshë të madhe në publik.
Në këtë mekanizëm të reality-show-t po tenton të spikasi edhe një figurë që në politikë nuk la gjurmë, por që në ekran po vishet me ngjyra shkëlqyese si asnjëherë më parë, Monika Kryemadhi. Ajo që më bëri përshtypje ishte një shprehje që më vrau veshin, edhe pse u përpoq të tingëllonte si batutë:
“Dashnoret nuk duan lule, por gjëra të tjera.”
Në sipërfaqe tingëllon qesharake, por në të vërtetë kjo frazë bart një konotacion pezhorativ që nuk duhet nënvlerësuar. Ajo supozon se femrat janë të interesuara kryesisht për gjëra materiale, duke i reduktuar marrëdhëniet njerëzore në një lloj transaksioni.
Kur një zonjë e përdor këtë shprehje, efekti është dyfish i dëmshëm, nuk është më një batutë private, por një mesazh publik që normalizon një stereotip maskilist. Femra shfaqet sikur e pranon vetë se interesat e saj janë materiale dhe jo intelektuale, emocionale apo sociale. Në një shoqëri ende patriarkale, kjo e vendos gruan në një rol pasiv dhe objektivizues ndërsa në sytë e publikut shihet si model.
Big Brother është një ekran ku çdo shprehje riprodhohet pafundësisht dhe ka një audiencë realisht shumë të lartë, gjë që e tregojnë edhe statistikat në YouTube. Kur “Dashnoret nuk duan lule”, një fjali që artikulohet nga një figurë publike femër, mesazhi nuk mbetet thjesht një batutë apo humor televiziv, ai bëhet pjesë e narrativës që femrat janë materialiste, duke përforcuar pritshmëritë e maskilizmit në shoqëri. Një batutë e thjeshtë mund të kthehet lehtësisht në instrument për ripërhapjen e paragjykimeve shoqërore, dhe kjo nuk duhet nënvlerësuar.
Në një kohë kur femrat shpesh duhet të luftojnë për të mos u përthithur nga një shoqëri patriarkale, tashmë duhet të kenë kujdes edhe ndaj njëra-tjetrës. Një batutë e tillë nuk është thjesht një fjalë e lehtë, është një ripërhapje e stereotipeve që femrat, madje edhe zonjat e ekranit, nuk duhet t’i mbajnë gjallë.
Ndërsa e gjithë Shqipëria bën muhabet për “gjërat e tjera”, një gjë mbetet e qartë, asnjë lule nuk e shpëton imazhin e femrës nga stereotipi, nëse vetë ajo pranon ta ushqejë atë.
Dashnoret duan vila sic ja blente turi miu tiger ahmetaj... Lico eshte nje nul,monika eshte nje mizerable dhe tregon fytyren e degjeneruar te politikaneve dhe atyre qe ndjekin kete emision poshtrus
Monika thoni ju! Po kush eshte monika, ajo eshte vete monstra e matirializmit e korrupsioonit, nje grua si ajo nuk meriton as vemendjen me te vogel sepse eshte ekzemplar mjaft negativ si femer si njeri e si familjare. Iliri vertete ishte njeri I 10% por ma shume i yshtun nga Manika. Turp I madh te merret Mona ne nje event Televiziv.
Me fal zoteri, por Monika ka shprehur realitetin. Ne fakt "Dashnoret nuk duan lule, por gjera te tjera" nuk vlen vetem per femrat, vlen edhe per meshkujt, dmth. "Dashnorët nuk duan lule, por gjera te tjera" eshte e vertete. Ne kuptimin e Gender Equality, nuk shoh ndonje dallim mes femrave dhe meshkujve, as ceshtje patriarkalizmi apo matriarkalizmi. Te dyja gjinite, njesoj, ne fakt nuk duan me lule, por gjera te tjera. Ku eshte problemi gjinor ketu? Nuk ekziston, ka barazi sipas meje. Nese do ta shtrosh problemin qe romanticizmi ka kohe qe ka "pjerdhur", kjo eshte mese e vertete. Dikur femrat (por edhe meshkujt) kane qene me romantike. Simbolet kishin me vlere, qofte per femrat, qofte per meshkujt. A eshte e demshme humbja e romanticizmit? Mendoj se po. A eshte e demshme prepotenca e materializmit? Mendoj qe po. Materializmi si objektiv dhe jo si mjet krijon egoizem, frustacion, gare per te mbushur "bulcinjte", degradon humanizmin, etj.etj. Materializmi si mjet per te arritur objektiva largpames dhe te shendetshem eshte i dobishem, qofte per individin, qofte per familjen. Cilat jane objektivat largpames dhe te shendetshem? Kjo varet nga edukata, kultura, zgjuarsia, morali, karakteri dhe personaliteti qe ka cdo njeri per te shprehur vetveten pozitivisht edhe brenda nje shoqerie te zhvilluar negativisht...dhe keto elemente nuk kane te bejne me gjinine. Morali, edukata, etj. kane lidhje me njeriun, jo me gjinine e tij.
Normale, kur qyteti dhe institucionet, jane fshatarizuar, nga koka deri ne kembe, produkti do te jete ky, banalizim dhe shperberje e eger e ndjenjes dhe e fjales, ku nje nga simbolet e ketij fenomeni eshte dhe kryemadhi.