“Kemi një doktor Sulltan, por që është grua”, Rama: Inteligjenën Artificiale po e përdorim për procesin e transferimit të legjislacionit të BE

14 Janar 2026, 12:08Sociale TEMA
“Kemi një doktor Sulltan, por që është grua”,

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku foli për reformat digjitale të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe rolin në rritje të Inteligjencës Artificiale në administratën publike.

Rama theksoi se Shqipëria ka nisur reformat “nga ana e kundërt” për të nxjerrë më të mirën nga një administratë e mbingarkuar me probleme të trashëguara ndër vite. Ai nënvizoi se prej disa vitesh shërbimet publike ofrohen online, ndërsa zyrat fizike të kontaktit janë mbyllur, duke eliminuar radhët dhe humbjen e kohës për qytetarët.

Kreu i qeverisë u ndal veçanërisht te përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian. Sipas tij, volumi i ligjeve dhe rregulloreve që duhen miratuar për anëtarësimin në BE është jashtëzakonisht i madh, por AI po e bën këtë proces më të shpejtë dhe më të saktë.

“Kemi nisur pak nga ana e kundërt për të nxjerrë më të mirën. Kjo sepse shumë probleme që i trashëguam ofrimin e shërbimit të administratës. Që prej disa vitesh shërbimet ofrohen në internet, kemi mbyllur të gjitha zyrat e kontaktit për shërbimet. Nuk ka më radhë dhe kohë të humbur. Me AI ne po e përdorim për procesin e transferimit të legjislacionit të BE, sepse që të hysh në BE duhet të miratosh çdo ligj e rregullore në mënyrë të drejtë. Ky është një volum i jashtëzakonshëm pune, ndërsa me AI ne po e bëjmë këtë gjë shumë shpejt e saktë. Kemi edhe një ministre të AI, kemi një Doktor Sulltan por është grua. Është asistente virtuale, ajo punon për shërbimet. Deri tani kemi ecur mirë. U frymëzova nga një profesor që drejtoi Malin e Zi pak kohë më parë. Ai bëri një ngritje pensionesh që c çuditi të gjithë, kur i thanë si e bere, i tha thjeshtë e bëra”, tha ai.

7 Komente

  1. X
    XXX

    Ndihmojeni se gjynah. Ka filluar pi ilacet e Lindes naten, se nuk ka mundesi te deliroje ne kete fare feje njeriu.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mos haroni te mshelni Spakun

      Rama paska ik krejt, si Saliu. Shtrojini te dy ne cmendine!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nastradini

        Kam kohe qe ja u them ky eshte edhe idiot edhe hajdut.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fshati

          Mirë mo mirë. Për të shkruar teorikisht i shkruan me IA dokumentat. Por kur të vijë puna tek praktika do mbetesh në klasë...... . Sa e ke eksportin, sa importin...... Kaq euro eksporton, kaq prodhon,, kaq të punësuar në shtet apo privat, ku shkon gjithë ai mall që importon......... Bujqësia, më e vështira. Sa mbjell , sa shet, sa lopë ke sa dele, ndërprit importin e qumështit nga Serbia, mirpo vdes populli për të ngrënë se nga 800 mijë lopë, i zhduke, e ke çuar numrin në 300 mijë. Me kaq lopë nuk e furnizon as gjysmën e tregut . Për teori je i pari por kur të vij zbatimi i grupkapitujve, çfarë do bësh?

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xaku

            Edhe kete kur e pyesin . Ore si pin ti vere 30mije euro? Nderkohe qe populli vuan per buken e gojes. Dhe ska uje te lahet . Dhe ky thote thjesht e pi.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Me edukate

              Jo ,kur e pyesin qysh pi vere 33mije euro palloshi pergjigjet; me gote.

              Përgjigjjuni
            2. R
              Roja

              Dosjet per kthimin e pronave jane akoma te vitit 2018. Do vdesim dhe akoma s do i marrim. Te shpresojme te dr Sulltani dhe ne?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje