Dasho Veizaj u bë i njohur për një fjalim të shkurtër në Kongresin e Partisë Socialiste, ku i referohej të rinjve si “petalet më të bukura të trëndafilit socialist”. Por kush është djali pas kësaj fraze që u bë virale në rrjetet sociale?
I ftuar në emisionin Dekalog, Dasho rrëfeu se motivimi i tij për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të Rinisë vjen nga dëshira për të përfaqësuar zërin e të rinjve në Shqipëri:
“Këshilli Kombëtar i Rinisë është mundësia më e mirë që unë ta përcjell zërin e çdo bashkëmoshatarit tim dhe të çdo të riu në Shqipëri, te ky organ këshillimor, për t’u dëgjuar sa më lart të jetë e mundur.”
Pavarësisht sulmeve në rrjetet sociale, ai nuk u tërhoq:
“Në politikë, nëse nuk sulmohesh, do të thotë që nuk po bën asgjë. Kjo më ka motivuar të eci përpara.”
Dasho, 19 vjeç, tregon se është i angazhuar çdo ditë me të rinjtë dhe se e sheh rolin e tij si mundësi për të ndikuar pozitivisht:
“Për të thënë të vërtetën, përgjegjësia fillon në momentin që ndalemi dhe mendojmë: pse të ankohem, kur mund të përfshihem dhe të bëj vetë më mirë?”
Ai gjithashtu foli për bindjet e tij politike, duke shpjeguar pse ka zgjedhur Partinë Socialiste:
“Jam liberal i majtë në bindjet e mia. Besoj që liria pa barazi është luks dhe nuk është e vërtetë. Kjo është arsyeja pse e gjej veten tek Partia Socialiste.”
Përveç politikës, Dasho është student i drejtësisë në Universitetin Evropian të Tiranës dhe arbitër futbolli në kategorinë e dytë, duke treguar se aktiviteti dhe angazhimi i tij shtrihet në fusha të ndryshme të jetës.
Edepsez
Ku punon Dashoja? Nese eshte socialist e jo Ramist pa ideale...hallall....
“Në politikë, nëse nuk sulmohesh, do të thotë që nuk po bën asgjë. Kjo më ka motivuar të eci përpara.” ..... dmth i bie qe Saliu qenka pararoje ne politike , se nuk ka njeri ne shqiperi qe nuk e sulmon , pas tij vjen Rama ... e me radhe te tjeret..... aha tani e kuptova une , pse ajo "petalja" e re me emrin Zeqine , ben cmos qe te beje gafa qe te sulmohet dhe ti tregoje Mbretit se po ben dicka.....................atehere qe edhe ky te duket qe po ben dicka , po e sulmoj une tani ( kot sa per sport ) : O petale , me fal , te ky ligji i ri i barazise gjinore , cfare gjinie je deklaruar ti se nga fytyra me dukesh i dyshimte...? ( nuk e kam me te vertete pyetjen , eshte sa per te startuar sulmet ndaj teje , qe te filloje te te shkoje mbare rruga jote politike ) !!!
po ai duket kilometra larg qe eshte ....... arbiter futbolli,ndoshta dhe masazhator i futbollisteve pas ndeshjes.
Bravo, ja keshtu dehet te jete rinia shqiptare.
Te lumte, trimi xha Jahos