Spitali Rajonal Memorial po shërben si një model funksional i autonomisë menaxheriale dhe financiare, ku organizimi më efikas dhe rritja e përgjegjësisë institucionale po reflektohen në shërbime më cilësore për qytetarët.
Gjatë një vizite në këtë institucion shëndetësor, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, prezantoi vizionin për të ardhmen e sistemit spitalor rajonal, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit modern dhe të pavarur.
Sipas ministres, viti 2026 pritet të shënojë nisjen e një procesi të thellë riformatimi, me synim rritjen e efikasitetit, përmirësimin e administrimit dhe garantimin e një kujdesi dinjitoz për çdo pacient, në të gjithë territorin e vendit.
Bani sic e ka Europa e jo sic kane marre nga Italia nga do spitale te mafies, cmime percaktoni sipas standardeve si ka cdo spital ne euvrope per trajtim te pacintevr
Spitali turk! .... . Kanë mbetur nja 5 turq...... . Kanë hyrë mjekët shqiptarë...... . Po nuk pagove, bëhet një vizitë e përciptë..... . Paguaj ta kesh shëndetin ......... Me këto ritme në 2026 aty çdo gjë bëhet njësoj si në spitalet e rretheve......... .
Shume mire .Por ky model i spitalit Memorial duhet te zbatohet edhe ne spitalet e tjera.Z.ministre duhet me çdo menyre te largoni kjoskat(klinikat mjekesore,laburatoret ,farmacite)qe kane mbire si kerpudhat per rreth spitaleve shteterore.Keto kerpudha jane qendra korruptive e personelit qe sherben ne spital.Keto kjoska korruptive nuk kane asnje kontroll.Duhet ti largoni te paten 500 m.distanc ajrore.Sot ato jane ngjitur me muret rrethus ose 5m distance.Nuk ka me turp.Vetem para spitalit te trames jane 8 klinika dhe 10 laburatore ,farmacia pa fund.