Ëndrra (e pezulluar) amerikane. Mbi 206 mijë shqiptarë përtej Atlantikut, ikën me lotari e viza

15 Janar 2026, 15:00Sociale TEMA
Ëndrra (e pezulluar) amerikane. Mbi 206 mijë shqiptarë

Të ikur kryesisht pas viteve 1990, shqiptarët e Amerikës përbëjnë diasporën e tretë më të madhe pas Italisë dhe Greqisë. Janë 206 mijë e 520 qytetarë të cilët jetojnë dhe punojnë përtej Atlantikut.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre, 54 mijë e 600 shqiptarë jetojnë në Nju Jork, pasuar nga 26 mijë e 270 në Miçigan dhe 16 mijë e 270 në Florida. Rreth 15 mijë jetojnë dhe punojnë në 
Illinois ndërsa pjesa tjetër janë të shpërndarë në shtetet e tjera.

Në drejtim të arsimimit, ata me gjimnaz kryesojnë listën me 44 mijë e 946 të tillë. Më pas renditen ata me diplomë universitare të ciklit “Bachelor”, 41 mijë e 210 dhe ata me “master” që janë pak më shumë se 14 mijë. Në njërin ekstrem qëndrojnë një pjesë vetëm me 9-vjeçare dhe në tjetrin 1 mijë e 384 që kanë përfunduar edhe “Doktoraturën”.

Më shumë se gjysma e shqiptarëve të Amerikës janë të punësuar. Ata zotërojnë profesione e zanate në fusha të ndryshme. Por një pjesë tjetër e konsiderueshme, mbi 53 mijë nuk janë të punësuar. Tregues i integrimit 100 për qind me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 235 shqiptarët të cilët shërbejnë në Forcat e Armatosura të SHBA-ve.

Pjesa dërrmuese e atyre që realizuar “ëndrrën Amerikane” u larguan nga Shqipëria me anë të “Programit të Vizave të Diversitetit”, njohur si “Lotaria Amerikane”. Vetëm në dekadën e fundit rezultojnë mbi 3.1 milionë aplikime për vizën amerikane, ndërsa janë përzgjedhur mbi 34 mijë shqiptarë për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Forma tjetër e largimeve është ajo me anë të vizave emigruese, kryesisht bashkim familjar, punësim apo birësim. Nga 2014-a e deri në fund të vitit të shkuar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës intervistoi dhe u dha “dritën jeshile” mbi 43 mijë shqiptarëve për të jetuar e punuar përtej Atlantikut. Ndërkohë që 126 mijë shqiptarë kanë mundur të marrin viza jo-emigruese të cilat shërbejnë për turizëm, biznes apo trajnime të ndryshme.

Tashmë vizat me qëllim emigrimi, përfshirë edhe lotarinë Amerikane janë pezulluar për Shqipërinë dhe 74 shtete të tjera për një afat të pacaktuar. Pjesa dërrmuese e shteteve të cilave iu pezullua programi i vizave dhe ai lotarisë bëjnë pjesë në listën që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump publikoi më 4 janar. Në të rezultoi se 41.3 për qind e familjeve shqiptare në SHBA trajtoheshin me ndihmë sociale. Në Ballkanin Perëndimor lista kryesohej nga Kosova me 46 për qind të familjeve.

Të vetmit shtet në Rajon të cilit nuk i janë pezulluar vizat e asnjë lloji është Serbia që mungonte edhe në listën e 4 janarit të publikuar nga Trump.

29 Komente

  1. G
    Gaz

    Duke pare anen pozitive te vendit tone do te thote me pak Shqipetare te shkolluar do kene mundesi te largohen drejt Amerkes.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeqineja rroskovecit vs klevis balliu

      Qe do te thote te rrijne te cmenden ne nje vend ku sa me budalla aq me shum ke ne dore

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gaz

        Eshte e veshtire te jeshe budalla ne Shqiperi se eshte konkurence e madhe!!!

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fati

        Ka akoma shqiptarë të shkolluar o Gaz??

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gaz

          Keshtu shpresoj shoku! Truri i Shqiperise eshte larguar pergjate ketyre 30 Viteve.

          Përgjigjjuni
      3. Z
        Zemërgjerësia duhet të prevalojë.

        Lutemi të shikohet mundësia që pensionet e qytetarëve shqiptar me banim të përhershëm në USA t'u jepen në mënyrë të përmuajshme në marrveshje dhe kundrejt tarifës ligjore me një bankë amerikane (t'a zëmë:CHASE BANK ose DirectExpres ComericA Bank, etj). Nuk është normale që pensioni të cilin marin pas një pune dhjetra vjeçare që ata kanë bërë në Shqipëri, edhe pse me një ndikim të kufizuar në të ardhurat e tyre të nevojshme për një jetesë normale në USA, aktualisht për të marrë pensionin ju duhet të vinë në Shqipëri çdo 1,2 apo 3 vjet, gjë që bënë t'u reduktohet me 50-70% pensioni nga biletat e avionëve dhe qëndrimi në Shqipëri. Natyrisht, qeverisë shqiptare i intereson që ata të vinë dhe të shpenzojnë pjesën dërrmuese të pensionit në Shqipëri si çdo turist, por kjo nuk është njerëzore, i vë në vështirësi serioze këta qytetarë.

        Përgjigjjuni
        1. M
          M. M123

          Informohu në SSA.

          Përgjigjjuni
        2. D
          Degelisi

          A mund te na trgosh burimin e ketij information? Duket shume I detajuar dhe I dyshimte per saktesine e shifrave

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fati

            Jam dakort Degelisi...psh, në Michigan që para 8 vitesh u numruan 100,000 shqiptarë!!

            Përgjigjjuni
          2. p
            prec Ulaj

            Ky eshte nje lajm fantastik per Shqiperine. Stop emigracionit. Ky vendim i Amerikes do ngadalsoje emigrimin e Shqiptareve. Nqse kete gje do e bej edhe Gjermania, shteti me me shume emigrant pune ne 15 vjetet e fundit, krahu i punes do ngelet ne Shqiperi, do jete perfitim per Shqiperine. Vendimi i SHBA shte per 75 shtete te Botes. Sa per perqindjen 41.3% qe marrin ndihme nga shteti, jemi perpara faktit qe ne NY te gjithe prinderit qe vijne me bashkim familjar, kane mbulime shendetesore falas, disa marrin edhe ndihme ekonomike, kjo konsiderohet ndihme sociale, dhe ndikon ne perqindjen e atyre qe nuk punojne.

            Përgjigjjuni
            1. U
              USA.

              Kush ju tha : se Marin. Inshurence ketu ne USA.prindrit qe vijne nga ALBANIAN?. Ju po flisni per vitin 2025 _ 26....apo 1 shekull te kaluar...Inshurenca shendetesore si dhe beneficet e tjera per te moshuarit apo te tjere. Qe vin me bashkim familjar JANE hequr qysh me 2012...kur vet kam shku ne. Social secyriti per prindrit e mije...dhe me eshte then se. Asnje benefits nuk perfitojne... Pra I Lash atje ku jane. Mos flisni. Peralla.i coroditet. Miletin. Si. Papagall.

              Përgjigjjuni
            2. N
              Nje mergimtar

              Shifra te sakta per emigrantet ne USA.Po ne Itali a kemi shifra te sakta?Po ne Greqi akeni ndonje iformcion?Eshte detyre e shtetit te evidentoj shtetasit e saj kudo ku jane.

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cen Durimmodhi

                Cfare enderrimtari romantik. Po ku ka shtet ketu more qyqar?!

                Përgjigjjuni
              2. a
                analist

                Shqipetare edhe fantastike edhe budallenj.kjo eshte gjendja jone dhe nga ana tjeter kapitalisti i pa ngopur Tramp qe po e trazon situaten.Ne e kemi.Ameriken ne krye fare nga ana jone kjo po nuk mendon keshtu si ne Ameria dhe Trampi .Na ndihmofte zoti i madh.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  U S A

                  AMIN.

                  Përgjigjjuni
                2. a
                  avni rustemi

                  Mos e merrni si reaksion te Amerikes kunder nesh-Ky eshte nje problem i brendshem amerikan. Pse? : Te gjithe keto shtete qe permendet kane "qeveri" te demokrateve qe kane politika liberale per emigracionin : pershembull sigurojne asistenca sociale ne nivele te kenaqeshme per emigrantet e rinj dhe te papunet. Te papunet the emigrantet e rinj nuk kane motivim te kerkojne pune ose punojne ne te "zeze" te perballojne nje jetese minimale. Nje tjeter menyre per te perfituar eshte psh. te moshuarit qe vijne me bashkim familje, femijet i ndajne formalisht qe shteti tju siguroj apartament dhe pension minimal pa punuar kurre ne Amerike. Kur pritesit kane firmosur dokumente qe nuk to kerkojne asgje nga shteti. Shtetet qe permendet me lart kane shumice shqiptaresh kryesisht per keto arsye-dhe demokratet zgjasin pushtetin e tyre (me votat e te kenaqurve) duke inkurajuar kete menyre jetese minimale por shume me e mire krahasuar me vendin tone. Une jetoj ne Texas per afro 30 vjet dhe e them me plot gojen qe inegrimi i yne dhe niveli ekonomik and shoqeror eshte shume here me i larte se ata qe permendet me larte. Ky integrim erdhi si pasoje e dedikimit dhe punes se forte te komunitetit tone dhe fale politikave sociale te shtetit tone. Kemi pasur raste qe disa nga te ardhurit e rinj merrnin vesh cfare behej ne shtetet liberale iken qe ketu. Kjo ju dukej si zgjidhje e mire per momentin (pune e tyre) por ne fund te fundit " bisht qeni" ngelen. Ka shume shembuj te mire ne keto shtete dhe qe varet shume nga formimet individuale dhe preardhja e tyre, por ketu po flasim per "turmen". Besoj dhe shpresoj qe brezi i dyte te kuptoje e te motivohet ndryshe kunder dembelizmit dhe perfitimit te pa merituar. Di raste qe njerez qe nuk u integruan kurre ne Amerike nuk mund ta perballojne jeten si pensioniste dhe jane kthyer ne Shqiperi per te jetuar me mire me te njejta te ardhura. Keshu qe ky lajm qe rendit shqiperine me ato vende me ben te ndihem keq por ta pranoje realitetin ashtu sic eshte. Perderisa qeverite locale te shteteve do i japin emiganteve peshkun ata nuk do te mesojne te peshkojne kurre.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shqiptar

                    Qysh ne vitin 1990 e mesuam cfare te jep Amerika.

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      U S A

                      Sali. Kriminelin dhe RAMA..DURON. drogaxhiun. dhe Qeverit e tyre. Dhe cdo. Admilistrat. Te quajtur. Aty ...PUNONJES. BAXHELLA..shikojni tek. Emisjonet. PIRANJAT .FIKS FARE.....STOP...PLUGE. E DHJETRA....ja cfar makabriteti. U Formuan. Pas Emrit .DEMOKRACI.OK. HANI. DHE. VIDHNI..PRINI DHEVRITNI..keto. logo gjakpirse for moj SALIU. DHE. EDI RRAMA. 20 VJET NE. AMERIK..asnje shtepi. Nuk e kam. As. Ketu ne U S A E as ne shqiperiapo kudo ne bot....e njerzit e mije. Hajduta. Kane mbi 8. Hyrje. Sejciliky nukeshte egzagjerin..por REALE...Kan akoma shume me teper..nese dikush ka forced e Lugjit ta bej..let me. FTOJ dhe mua....PORRRRR.ATY as ka pat ligje...e as do kete ..deri sa vete. ZOTI TA. SHUAJ. DYNJANE. AMIN.

                      Përgjigjjuni
                    2. L
                      LaLl

                      Ke shkruajtur nje mal me budalliqe.Jeton ne Texas dhe propaganda fashiste e Fox News dhe Trump e paskan bere punen e tyre ne menyre perfekte. Trurin nuk e ke me tatin por ja ke dhene Trump te pershurre mbi te si te doje, dhe ti ti thuash faleminderit. Sipas teje problemi qenkan asistenca sociale ne nivele te kenaqshme qe shtetet demokratike japin per emigrantet dhe te papunet.Ok. Na posto ketu renditjen e shteteve Amerikane sipas te ardhurave personale per koke. Pastaj na posto renditjen sipas nivelit arsimor per secilin shtet.Pastaj na posta renditjen per kujdesin shendetesor per secilin shtet.Pastaj na posto renditjen per numrin e vrasjeve per popullsi per secilin shtet. Ti krahasojme shtetet e qeverisura nga te djathtet(si Texas) me ato te qeverisura nga te majtet. Problemi i shume shqiptareve si ti eshte qe ose kane harruar se cfare eshte propaganda e regjimeve autoritare ose nuk e kane idene fare se cfare eshte demokracia. Ti zoteri/zonje perpara se tu vesh fajin emigranteve duhet ti rikujtosh vetes se edhe ti je emigrant ashtu sic ishte gjyshi i Trump dhe nena e Trump. Por nderkohe qe gjyshi i Trump ishte pronar bordellosh dhe merrej me cdo lloj pislleku shumica e shqiptareve bejne pune te ndershme dhe i drejtohen ndihmes vetem kur jane ne nevoje. Meqenese qenke kaq i shqetesuar per peshkun, kush e di se sa i pezmatuar duhet te jesh qe Trump u fal shokeve te tij miliardere peshkun e taksave,peshkun e aferave korruptive masive. Ka rritur pasurine e vet me miliarda dollare vetem ne vitin e pare te kesaj presidence.I denuar nga gjykata per vjedhje te parave te fondacionit te vet,para qe ishin per te semuret me kancer.Po nderton $200 milion dollare salle ballosh ne shtepine e bardhe me parate e taksapaguesve ne nje kohe kur inflacioni dhe papunesia kane arritur shifra me te larta qe nga koha e pandemise. Fashistet e djathe kane bere pune perfekte, ti tani e shikon problemin tek socializmi per te varferit dhe mbyll syte per kleptokracine dhe pandeshkueshmeirne e miliardereve. Hajt se edhe me ty ata do fshijne b.then nje dite pasi je komplet i zevendesueshem me trushplare te tjere si ti.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Suzana Lile

                        Bravooo bravooo bravooo !

                        Përgjigjjuni
                      2. X
                        Xhezo Smokthina

                        Avni, paske lënë koburen dhe ke marrë penën, a i vrarë!! Hë më t'u lumtë! Nashi, si njeri i dyfekut dhe penës, mund t'na e çkoqitësh pak, mesatarisht sa është përqindja e taksave që paguajnë të punësuarit në Amerikë? Dhe nëse pleqtë kanë fëmijë që i paguajnë taksa shtetit, atëherë në vlerë nominale, kush është më e lartë taksa që fëmija/jët i paguajnë shtetit apo ndihma e shtetit për prindërit e tyre? Apo ti mendon që fëmijët jo vetëm duhet të paguajnë taksa, por po ashtu të mbajnë edhe prindërit me shpenzimet e tyre?!! Pse nuk shqetsohet mender bytha jote, o shoku Avni, që qeveria shqiptare nuk i rrit pensionet për prindërit që kanë fëmijët jashtë, kjo sepse do që një pjesë të barrës së mbajtjes së këtyre pleqëve t'a përballojnë vetë fëmijët duke u dërguar lekë prindërve për mbijetesë, por u shqetësoke për qeverinë amerikane që u jep ndihmë disa pleqve me një këmbë në varr, kur u mbanë fëmijve të tyre taksa shumë më tepër se ndihma që u jep këtyre pleqve? Ose tjetra, nëse do që të kishim nder e dinjitet në raport me qeveritë e atyre vendeve ku ka shqiptarë të emigruar, pse qeveritë shqiptare të çdo ngjyrë e kanë mbajtur nivelin e pensioneve në raport me këto vënde në kufij qesharak, turpërues? E di ti shoku Avni, që zyrtarët e vendeve ku emigrojnë shqiptarët shqyejnë sytë nga habia, kur mësojnë për vlerën e pensionit të pensionistit shqiptar?

                        Përgjigjjuni
                      3. Z
                        Zdrava

                        Serbia nuk ka shume emigrante ne Amerike. Sipas te dhenave te pergjithshme thuhet se ka nje numer rreth 50 mije emigrante me vendlindje Serbine qe kane ardhur mbas viteve 90. Emigrimi serb eshte me teper i perqendruar ne Europen perendimore.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bastardeve Turko- Greko. Jordano. Jemenez me sqepa

                          Tourkofagosin alias Detari, do e kthejne fishek nga USA ne Gerrqi. Aty do ngordhe per nje kothere psomi vrromjari. Mama Merkel nuk eshte me.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            PAK nga të gjitha

                            Si ka mindesi që qenkan shqiptarët të tretët pas grekve ..,po amaerika shtet emigrantësh është prej fillimit se vendasit i çfarosën Po meksikanët e amerikanojugorët e tjerë apo janë pak … As 0,08% e populsisë nuk janë.. bini në kurthin e një populisti si Tramp bisneset e të cilit kanë shumë fishuar fitimet

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Emigrant ftyr e degjenerume

                              Falemnderit shqiptaret e Amerikes qe ne shumic derrmuse votun per Trumpin. Ilace ju bofshin dollaret qe keni fitu ne Amerik o rrac e keqe, o degjenerata. Shum mir qe keni thy qafen per andej, nuk na duheni ktu

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                Iliri

                                Gati gjysma e shqiptarëve me asistenc, nuk është rastesi që jemi aty ku jemi ne fund.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Treni

                                  Shyqyr që nuk do ikin më këta shqipot tanë dhe do rrinë këtu me ne, fundja mjerimi kërkon shoqëri :)

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Eno

                                    Me qe punen e kemi haruar , meremi me llafe kafenesh e sidomos ne Tiranen tone te kuqe! Jane pezulluar vizat e emigrimit , ato te bashkimit familjar, kaq.Shkojne studentet ne USA per studime, shkojne punonjes me kontrata pune , shkojne njerez nga organizata te ndryshme shoqerore , shkojne gra per te lindur atje , shkojne dhe te tjere per qejf dhe kerkojne te behen shtetas Americane!!!?? Kush eshte USA?? Han me shume porta?! Ne nga qe jemi mesuar pa regulla dhe shtet , atje ka regulla dhe shtet. Kerko vize turistike , ose vize per te vizituar te afermit , asnjeri nuk te ndalon, por duhet te zbatosh regjimin e vizes e jo te mos kthehesh e te kerkosh strehim. Nje gje duhet thene = nga ky bllokim I perkohshem digjen bashkimet familjare. Eshte kaq e thjeshte , Ska nevoje per leksione nga ne te mencurit e Tiranes , cdo gje eshte e qarte. Trump mbron Shtetin dhe qytetaret e vet.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      G J

                                      Ka keqkuptim me problemin e taksave.Si ne te gjitha vendet e botes edhe ne Amerke paguhet Takse mbi te ardhurat vjetore per ata qe punojne,investojne para ne kompani si per shembull ne APLE,TESLA,JP MORGAN etj.Taksa vetem ne Shqiperne Socialiste “nuk paguheshin”dhe ai shtet me te ngjashmit e tij deshtoi ne menyre spektakolare.Eshte e cuditeshme se edhe pas 35 vjetesh njerzit ne Shqiperi nuk e kuptojne se taksa mblidhet nga qeveria per te bere te mundur funsionimin normal te vendit.Cdo vend ka ligjin e tij per grumbullimin e taksave te cilat jane proporcionale.Sa me shume te ardhura ben aq me shume taksa paguhen.Njekohesisht duhe te kotribuosh me para per te mare nje pension dhe sherbim mjeksore pasi le dale ne pensioni.Keto para nuk i administron qeveria. Eshte fond i vecante.Kjo nuk nenkupton qe keto para te perdorin per prinderit e tu qe nuk kane kontribuar me para ne kete fond.Kur nje shtetas American aplikon per bashkim familjar gjeja e pare qe ju kerkohet te trgojne sa te ardhura kane dhe te marin persiper mbulimin ekonomik dhe shendetesor te tyre.Ne pothuaj 100% te rasteve,sapo ata mbrijne ne Amerike fillojne te kerkojne ndihme te jashteligjeshme.Gjithashtu ka plot shqiptare qe kerkojne ti paguash me para ne dore ne menyre qe te mos paguajne detyrime financiare qe ju takojne.Keshtu qe ketyre nuk ja u ka fajin askush pervecse vehtes e tyre. Ky fenomen vrehet edhe ne Shqiperi.Ketu ne Amerike keta persona marin me shume edhe se ata qe kane punuar me ndershmeri.Tani Lind pyetja-Pse duhet te paguaj une per ata?Megjithse kam qene korekt me ligjet cdo vit vazhdon te me ritet sasia parave qe paguaj per shendetin mjeksor,megjithse kam paguar kupton mujore kur isha ne maredhenie pune,sepse fondi i grumbulluar nuk perballonim dot ngarkesen.Pra konkluzioni eshte ky. Keta me dijeni kane abuzuar dhe duhet nderprere menjehere abuzimi. Ketu nuk ka asgje politike.Shqiperia nuk po goditet politikisht as nga Republikanet as nga Demokratet.Keto probleme i kane krijuar abuzuesit shqiptare me perkrahjen e zyrtarve abuzues amerikane.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje