VIDEO/Gjergj Luca përshëndet vendimin e SHBA-së: Asistenca sociale po shkatërron Shqipërinë

15 Janar 2026, 16:06Sociale TEMA
VIDEO/Gjergj Luca përshëndet vendimin e SHBA-së: Asistenca

Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar publikisht pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e vizave, ku përfshihen edhe shtetas shqiptarë.

Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Luca e ka përshëndetur këtë vendim, duke e cilësuar atë si të drejtë dhe të nevojshëm.

Ai ka deklaruar se një pjesë e personave që përfitojnë asistencë sociale, pavarësisht se janë në gjendje të rregullt shëndetësore dhe të aftë për punë, sipas tij janë mashtrues.

Sipas biznesmenit, asistenca sociale, në formën siç zbatohet aktualisht, përbën një nga problemet kryesore të shoqërisë shqiptare dhe kontribuon në shkatërrimin e vendit, duke nxitur dembelizmin dhe varësinë nga shteti, në vend të punës dhe prodhimit.

35 Komente

  1. s
    sam

    Te paskan ik sklleverit? Ke degju gje ne boten e qyteteruar per minimumin jetik? Dhe se si llogaritet? Dhe kush e perfiton? Nuk eshte viti 90 as 2000 o toc. Kane dale shqiptaret. Me shume jane jashte se aty. Po flet sikur jane te izolum e nuk dijne asgje. Njeri i keq.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ..

      Nqs sdo kishe mbeshtetjen e qeverise dhe te shisje "miell" sdo kakarisje keshtu o LLuce mavi

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Shqiperia eshte e shkatërruar, edhe pa ndihmën e asistencës sociale.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigrant 97

          Ke te drejte Luca. Kemi ketej cifte pensioniste qe marrin pensioner me mashtrime dhe jane bere pasanike. Kjo pjese njerezish e bejne qe qeverite e USA apo Canada te shtrengojne rrypat per te tjeret.

          Përgjigjjuni
        2. s
          sam

          Asistencen ja kane mohu emigranteve pa letra. Jo amerikaneve.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vvv

            Paradoksi Luca, edhe trafikant edhe pro amerikan ?????

            Përgjigjjuni
          2. U
            USA

            Ke shume te drejte. Ka shume Shqiptare ketu qe kane prona (dyqane, magazina, etj) me qera ne Shqiperi dhe rrine ketu nuk pujnone, ose punojne shume pak qe te marrin ndihmat. Pastaj shesin pordhe sikur ketu kane gjetur prajsen duke jetuar me para pa taksa qe marrin nga Shqiperia. Bejne turne, shetitje gjitheandej, hedhin foto ne Facebook sikur kane gjetur parajsen, sepse nuk kane detyrime kane edhe kohe me shumice me ndihmen e parave qe vijne nga Shqiperia, sepse ndihma ketu nuk te mjafton per asgje.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tamam

              Po kur. I ditke. Perse nuk. Ge ZERIN. KETU...po ben GAM..GAM . me shqiparet atje ne. Shqiperi. Ku me I varferi ne Tirane. Ka me shume se 3 shtepi. ..me qe se njohke ketu me gjithe ato. Pasuri. .aramedse...from. mua nje. Shtepi. Jo me shume se. 300 $$ ..JAM E PA STREKETU. HOU. LEES afro8 muaj .. dhe jam. Me S S I . PROGRAM. ..por duke mos paguar. Rent. Ne shelter ku po ri...me eshte hequr karta e ushqimit. .. THEM SE KUR. NUK NDIH.ON. DOT NJE. HALLEXHI. BEN MIRE MOS me I dhen. Ores trash nga goja. RUHUNGA ZOTI. se ne te tjeret nuk te bejme gje. Por. Ama. HAKEN NA I mer. ZOTI LARTE TEK TY.. SHQIPJA. 22 VJET E KUSUR. KETU ne U S A.

              Përgjigjjuni
              1. a
                anti25642654censurë

                ku me e ngrit zërin o gomar??unë po ta kujtoj se nuk duhet të ndryshosh pseudonimin në çdo koment a replikë dhe ti asnjëherë nuk merr vesh!përfytyro qeveritë që asqë i dëgjojnë/lexojnë "zërin e ngritur"!

                Përgjigjjuni
            2. O
              Ose puno ose ktheu nga ke ardhur

              Luca ka plotësisht të drejtë. Shqiptarët duan të jetojnë ose me vjedhje ose me krime. Por sidomos pa punuar. Kjo kohë përfundoi. Nuk punon, nuk e mban vetë veten dhe familjen? Ktheu nga ke ardhur.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Niku

                Biznesmenet si luca e krijuan kete situate duke dhene rroga mizerable qe familjet nuk shtyjne dot as fundin e muajt. Jane bere oligarke e milardiera e na japin mend i duan njerzit te punojne falas Pune vullnetare palaco. Te nxjeri luca puntoret e tije e tna tregojne sa here hane peshk gjate muaj me rogat QE U jep Luca. Mizerabel se dhe peshkun e con jashte se shqiptaret hane peshk te ngrire 10 vjecar.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Popull i thjeshte

                  Kam qene gjithmone per nje kontroll te forte se kush duhet ta perfitoje ndihmen, eshte e turpshme qe ta perfitoje ai qe kush eshte i afte te punoje . Sepse ne pergjithsi parazitet e shfrytezojne ne maksimum dhe stimulohet pandershmeria. Por ka shtresa qe me te vertete jane te nevojshem per te .

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Popull i komplikuar

                    Ndihma ekonomike ne Shqiperi nuk eshte as 100 euro ne muaj o mjeshter. Mos eshte me e lehte te kontrollohen ata qe marrin qindra milione euro konçensione, PPP-ra dhe garanci sovrane, edhe ne fund te vitit dalin me 10 mije euro fitim ne bilanc?

                    Përgjigjjuni
                  2. s
                    sali

                    Ne shqiperi njerezit nuk punojne rine kafeneve ,nuk shikojne per pune ,kane pordhe e pretendime per punen e i paguan asistenca.Ne usa po dole i pa pune duhet ne cdo 15 dite kur te aplikosh per ndihmen e radhes duhet te japesh emerat e tre kompanive qe ke kerkuar pune e te eshte refuzuar ,ndryshe te nderpritet

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      XXXL

                      Po a ka me mashtrues se ty o Gjergj Lluca, nuk le Repart Ushtarak duke e marre dhurate nga Palloshi i Gjate me vleren e nje saldele.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Doda

                        Luca ka te drejte tek ne merr asistence nje qe ka te varur ne qafe zinxhire ari nje gisht te trashe dhe me makine te mire duke frekuentuar klubet e qytetit dhe ata qe e kane te nevojsheme nuk trajtohen

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pitu

                          Trap stje flet per ndihme. sociale qe marrin te huajt ne shqiperi kush nga emigracioni i huaj merr,????????ne shqiperi nuk marrin vendasit dhe jo te huajte te jane errur syte per tr mbajtur pagen te vogel.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nastradini

                            Luca duhet te thote perse u vra Arjan Selimi

                            Përgjigjjuni
                            1. u
                              uskania

                              ????????

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bujku

                                Bravo Luc, ndoshta degjojne edhe ata që jetojne me lëpirje…, sado pak, Tung

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Ta vari

                                  Ky zotria e ka në regull Kur paguan roga si ne uganda dhe kërkon puntor që të punojnë për tju fryr barku më shum zotit Luca E ke pyetur ndo njëher veten si e mbyllin muajn me 400 mi lek të vjetr pyeti një herë dhe ta kuptosh pastaj Dhe leri pordhët se të din njërzit çfar lule je Tani të ka mbetur ti këndosh një këngë Edit dhe je në regull Suksese në jetë të roi PS

                                  Përgjigjjuni
                                  1. r
                                    robi

                                    Shume e sakte o Gjerg Luca. Ketu ne Durres ku merren ndihmat vijne njerez me makina te 2020 dhe futen ne radhe per te marre ndihmat. Kurse ne Bashkine Sukth I Ri (ferme) ka familje me dy te punesuar dhe me dy makina ne shtepi dhe perseri marrin ndihme ekonomike. Ketu ne Sukth gjysma e marrin kot ndihmen se jetojne mjaft mire bile ne shtepi 2kat.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Pytje

                                      Po pse mer rob, me 40 € asistence bo behen dembele Shqiptaret thua?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Toni

                                        Sa eshte assistance o Luce....ata qe e marin jane te semure e nuk punojne dot...si rregull ...po pse 1 vit qe jepet assistance socialevdo te japi punetore skllever ty?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. l
                                          luli

                                          O Rame jepja Sazanin ketij tipi dhe do shikosh pas disa vjeteve kur Amerikanet te behen pishman qe u moren me Groenlanden.Tani si fillim vendose kryetar bashkie te Sazanit .Sa do gezohen peshqit!!!!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. J
                                            Jug

                                            O Luce, Nuk i vjen e keqja vendit nga asistenca. Sa shume eshte asistenca vjetore aty ne Shqiperi, i vjedh nje biznesmen i madh i lidhur me pushtetin si puna e jote. E keqja vjen nga pronar si tyja pa arsim dhe kodosh qe hajdutos pronat dhe ndertesat e popullit per pes leke dhe pastaj pretendon qe eshte biznesmen i ndershem dhe i rregullt. E keqja i vjen nga keq qeverisja, qofte kjo e ketij gjatoshit, qofte ato te largqoftit Berishe dhe Meta. E keqja i vjen nga drejtesia e korruptuar. Edhe pse ai Spaku po ben dicka, ju nuk e lini rehat, dhe e sulmoni, dhe i pari ky Meroja, sepse i burgosi hajdut Veliajn, dhe i preu burimin e pares se madhe pa djerse.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Nardi

                                              Bravo e madhe Luca.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Drini

                                                Me asisencen abuzohet.Ta marrin ata qe u takon.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tironc i vjetër

                                                  Qeni Lluca po leh me urdhër të zotit Ram Bin al Hajduti. O shqiptarë! Lexoni ne internet kushtetuten amerikane, kodin civil dhe atë të punes së USA! SHBA s'kanë pasur kurrë dhe nuk kanë ligj për asistencën sociale. Kam 30 vjet në Amerikë dhe ndihmë u jepet vetëm invalidëve të përhershëm (kryesisht ushtarakëve) ose ata që kanë sëmundje të pashërueshme dhe nuk paguajnë dot mjekun. Obama care (sigurimi dhe mbulimi shëndetësor shtetëror për të gjithë) u anulua nga Trump. Statistika se 42 % e emigrantëve shqiptarë në USA është me ndihmë sociale kur ajo ndërkohë nuk ekziston është një gënjeshtër e trashë e pushtetarëve shqipfolës për të shmangur përgjegjësitë. Në faqen e States Departement shkruhen qartë arsyet e anulimit të procedurave për emigrim legal: trafik ndërkombëtar dhe prodhim i drograve të forta me preardhje nga vendet e Ballkanit, krim i organizuar, pastrim parashë, korrupsion gjigant në të gjitha nivelet dhe persona me rrezikshmëri të lartë për sigurinë e USA, në rastin konkret tërë ato halet që janë në qelitë e Spakut. Shqiptarët kanë punuar dhe punojnë shumë në USA, përndryshe ngordh si qen rrugëve ( e patë Parashqvinë besoj), ky vend nuk është për përtacët dhe mburravecët kokëboshë. Amerika është shtet i kaptalizmit të egër dh jo social.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Pak nga të gjitha

                                                    Rrit rrogën e puntorve në 2500€ se kanë punë super të vështirë e me ndotje të madhe si ti të bëjë dhe ndërtimi dhe askush nuk ikën … Trap gjyrale

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. X
                                                      Xoni ka Tirona vjetër

                                                      Si,mer LLuc gjoli,t'murën m'qaf tyna?Tironcin e vjetyr.Sa qenka asistenca,mer Llum,qi nuk dun me punu?Fallxo murin vetëm atone qi kon mik,si puna tate,gjoja jon t'vobekët.Po ça je tuj thon,or,or,se nuk ma xen goja.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        Arian

                                                        Ky ligj eshte bere per te ndaluar bashkimet familjare te prinderve. Ata jane pjesa qe kur vine ne emigracion e kane te veshtire te adaptohen por perfitojne nga programet sociale ne shtete te ndryshme ne USA. Shkurt USA nuk do ti mbaje keta me ndihma sociale dhe mjeksore sepse kostoja eshte shume e larte. Nuk di nese eshte e drejte por femijet kane te drejte te marrin prindet e tyre dhe ky mohim nuk mund te zgjasi shume.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Arian

                                                          Nuk ekptoj si ka kohe ky me internetin? Shiko punen mor djal

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. B
                                                            Banor me asistenc ne USA

                                                            GJERGJ LLUCA, MOS FOL QESIM. SHQIPTARETNUK JANE MASHTRUSA. MOS I NGATERRO ME AFRIKANET E AZIATIKET. PER ASISTENCEN NE AMERIKE (PESEDHJETMILION BANOR ME ASISTENC) FAJTOR ESHTE SHTETI QE HECEN AKOMA ME LIGJE PRIMITIVE PER SHPERBLIMIN E PUNETORIT DHE LIRIN E TREGUT. PUNETORI MERR VETEM NJE PER QIND 1% TE PUNES QE AI BEN. 99% I MERR PRONARI.NJE SHTEPI QE VLEN TE KISHTE QERANE 200 (DYQIND) DOLLARE NE MUAJ, PRONARI I SAJ KERKON 2500 (DYMIJEPESQIND) DOLLARE. KESHTU PUBLIKU ESHTE NE MESHIRE TE XHAMBAZEVE. SI PERFUNDIM NJEREZIT KANE DY RRUGE. TE KERKOJNE ASISTENCE OSE TE KRYEJN VETVRASJE. QINDRAMIJE ALABAKE KRYEJN KRIME QELLIMISHT TE SHKOJN NE BURG TE SIGUROJNE EKZISTENCEN.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. X
                                                              Xha Jaho

                                                              Hapen bythesh biznesmenet tane se asnjeri si ka paguar taksat tamam ne çdo qeverri. Ose deklarojne rroga me te uleta qe te paguajne pak taksa ose si deklarojne puntoret fare. Tek ne se vret njeri mendjen sa do me sjell puntori fitim, po punesojne direkt pa e vrare mendjen se e dine qe su kushton asnjegje puntori, dhe vete bejen Bosat e rrine e vijne verdalle

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje