Nis puna për zbatimin e Ligjit të ri për Barazinë Gjinore

17 Janar 2026, 12:05Sociale TEMA
Nis puna për zbatimin e Ligjit të ri për Barazinë Gjinore

Në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030, të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 400, datë 30.06.2021, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim të ngushtë me UN Women në Tiranë, zhvilloi takimin e parë konsultativ me nëpunësit e barazisë gjinore nga institucione të ndryshme publike.

 

Takimi shënon nisjen e procesit të koordinimit ndërinstitucional për hartimin dhe zbatimin e planit të veprimit në funksion të zbatimit të Ligjit të ri për Barazinë Gjinore, duke synuar ndërtimin e një qasjeje të unifikuar dhe efektive në nivel institucional.

 

Gjatë fjalës së saj, Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Denada Seferi, theksoi se Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030 përbën dokumentin themelor të politikave publike në këtë fushë dhe një instrument ndërsektorial që kërkon angazhim të përbashkët, koordinim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi të qarta nga të gjitha institucionet përgjegjëse dhe mbështetëse.

Zv.ministrja Seferi nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me nëpunësit e barazisë gjinore, si aktorë kyç në zbatimin e ligjit, duke theksuar se Ligji i ri për Barazinë Gjinore synon vendosjen e barazisë gjinore në qendër të politikave ndërsektoriale dhe garanton mbrojtjen nga diskriminimi për të gjithë qytetarët.

“Ne si Ministri e Shëndetesisë dhe Mirëqenies Sociale, dhe nëpërmjet rolit tuaj si nënpunës të barazizë gjinore duhet që së bashku të advokojmë zbatimin e këtij ligji. Ligji i barazizë gjinore, i miratuar është ajo çfarë parashikon e zeza mbi të bardhë, nuk ka lidhje me çështjet që janë diskutuar në publik, mbi gjininë etj, por mbron dhe gjen të gjitha hapësirat ligjore për të vënë barazinë gjinore në qendër të politikave ndërsektoriale. Mbrojtja nga diskriminimi është për të gjithë qytetarët e vendit. Ky proces do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të politikave për barazinë gjinore por dhe në rritjen e ndikimit konkret në jetën e grave” – u shpreh ajo.

 

Ligji i ri për Barazinë Gjinore përfaqëson një hap cilësor në konsolidimin e kuadrit ligjor dhe institucional për barazinë gjinore në Shqipëri. Ligji reflekton angazhimet kushtetuese të vendit, detyrimet ndërkombëtare dhe standardet më të avancuara evropiane, duke forcuar integrimin e perspektivës gjinore në politikat publike dhe duke krijuar një bazë më të qartë dhe funksionale për veprimin institucional në praktikë.

 

Në këtë drejtim, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me partnerët dhe aktorët relevantë, do të vijojë mbështetjen për organizimin e takimeve tematike dhe trajnimeve të posaçme, me qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zbatimin efektiv të Ligjit të ri për Barazinë Gjinore.

 

4 Komente

  1. I
    I dekretuar pa firmēn e Begaj

    Ish gruaja jef bezos dha miliona USD pēr komunitetin lgbtq , barazia gjinore ( siq dihet nga tē gjithē) vetēm 6 shtete e njohin zyrtarisht si vēndi ynē, kjo do tē thotē qē nēse dy meshkuj janē tē martuar ose dy femra ,nē vēndin e tyre, martesa tyre njihet dhe te ne po tē jetonin nē Shqipēri.Deri dje homoseksualiteti njihej si sēmundje mendore, ndērsa sot mund tē dhurojn dhe gjak.

    Përgjigjjuni
    1. A
      ALB Patriot

      HIDHENI NE PLEHRA LIGJIN DEMONIAK TE " BARAZITIZMIT GJINOR"! DO TE SJELLE DEGJENERIMIN NE VEND! DO TE SHKATERROJE FAMILJET SHQIPTARE, DO TA ZBRAZE SHQIPERINE NGA SHQIPTARET! POSHTE PSEUDO-"KUSHTI" PER B.E.! NUK KRIJOHEN FEMIJE JASHTE BINOMIT BURRE-GRUA (nekuptimin e vertete)!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Familja eshte e shenjte!!

        Cfare jeni duke bere more mizerje . Po fyeni familjen qe eshte e shenjte . Zoti ka krijuar nje burre dhe nje grua dhe kjo duhet te jete e ska me tjeter. Ata qe jane ndryshe te jetojne sic jane eshte jeta tyre po pse duhet te njihen kaq shume sa te behet ligj per ta. Nese nuk ju pelqen te jetojne ku familja eshte e shenjte le te shkojne atje ku i pranojne. Ky ligj eshte shume fyes per familjen. Ky ligj do sjelle deme te pariparushme qe do jete nje gabim fatal per vendin. BE ne dac te na pranoje me keto lloj kushtesh as qe e duam BE. Ata do vazhdojne me kushte absurde dhe ata kurre nuk do e pranojne Shqiperine keto jane vec pretekse per te vazhduar axhenden e uokizmit ne europe.Merrni shembull nga US. I lumte presidentit Trump per kete ceshtje teper sensitive per kombin e tij dhe i dha fund kesaj maskarade te ndyre.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xha Jaho

          Kur linda, te qenit Gay ishte e ndaluar. Me vone u bé e tolerushme. Tani eshte krenari. Mbase vdes para se te behet e detyruar.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje