Rama: Qendër multimodale me energji diellore dhe 353 vende parkimi pranë Stacionit të Trenit në Durrës

17 Janar 2026, 15:15Sociale TEMA
Rama: Qendër multimodale me energji diellore dhe 353 vende parkimi

Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, kanë vijuar inspektimet e projekteve të rëndësishme urbanistike në qytetin e Durrësit.

Gjatë inspektimit, Rama dhe Sako ndaluan pranë parkimit të ri publik afër Stacionit të Trenit, ku ka përfunduar puna për godinën publike 7-katëshe, një investim i konceptuar si qendër multimodale në shërbim të qytetit dhe komunitetit.

Godina furnizohet me energji diellore dhe ofron 353 vende parkimi për automjetet, si dhe një stacion biçikletash. Krahas funksionit të parkimit, objekti përfshin edhe hapësira të dedikuara për zyra, ambiente për studentë dhe sipërmarrës të rinj në fushën e teknologjisë, si dhe hapësira për zhvillimin e aktiviteteve social-kulturore.

Projekti synon të lehtësojë qarkullimin dhe parkimin në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, duke krijuar njëkohësisht ambiente funksionale që nxisin inovacionin, aktivitetin rinor dhe jetën komunitare.

Ky investim është pjesë e projekteve të transformimit urban në Durrës, me fokus zhvillimin e infrastrukturës publike, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.

Kryebashkiakja Sako u shpreh se godina e parkimit është hapur në fund të dhjetorit.

“Këtu akomodohen rreth 353 mjete të parkua plus parkimet e biçikletave. Kemi edhe ambientet e zyrave, të cilat do të shërbejnë si qendër ku kompani të ndryshme inovatore, të rinj, të cilët punojnë me aplikacione, apo me inovacionin mund të akomodohen për të qëndruar këtu, për ta pasur si seli të vetën”, tha Sako.

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli tha se, “kjo është qendër multimodale jo thjesht parkim, ku përveç hapësirave të parkimit që janë të automatizuara çdo gjë, janë dhe ambientet për të rinj, për start-upet”.

Kryeministri vizitoi start-upet e ndryshme që operojnë në këtë qendër multimodale si dhe takoi të rinj që zhvillojnë praktikat e punës në këtë qendër.

8 Komente

  1. S
    Sass

    A ndryshon me ate qendren multimodiale DURANA TECH apo do jete me e bukur ky parkimi tek stacioni trenit qe nuk ka as hyrje as dalje te aksesushme. BOSS mblidhi mendet se populli po han panine jo me bar si dikur, shqiperia vend i vogel o boss dhe duken gjerat e medha Hajde me shendet nga nje boos i nje kompanie me nje puntor

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nastradini

      Je qe je ne Durres shko nje here atje tek Durana o hajdut familjarisht !

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teme

        Ndonje fabrike me contributin e qeverise a do inaguroni?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Stacioni i Trenit i kohes se Monizmit , emri i ka

          A funksionon treni , o kryeminister ? Emrin nuk ja keni hequr se thoni tek stacioni I trenit , Po a ka tren per udhetaret ?

          Përgjigjjuni
          1. P
            P S E ?

            Ketu thuhet se jane bere 5 komente , por realisht une shoh vetem nje ! Pse ndodh keshtu ?!

            Përgjigjjuni
            1. M
              MYRTO

              NUK MJAFTON. DUHEN TE PAKTEN 2 TE TJERE SEPSE QYTETI ESHTE NDERTUAR DUKE MOS LLOGARITUR MAKINAT. VAZHDONI NDERTIMIN SE ESHTE CMENDURI MOS TE KESH KU TE PARKEXHOSH

              Përgjigjjuni
              1. D
                Delja

                O @Pse..,po nuk e kupton që i sherbejne pushtetit,prandaj çensurojnë çdo analizë kritike pikante e me argumenta ..!? Kryministri ynë shkon në Durrēs vetëm në kohë të bukur dhe jo kur përmbytet dhe na tregon neve ‘vepra’ betoni dhe traktorë qe punojnë ronën por jo që të punojnë tokën. Sepse Kr. or njerëz,i bën temena fasadës dhe jo përmbajtjes,se po te ishte keshtu hidrovoret do të punonin dhe do të ishte edhe matesi më i mirë për punë cilsore nga qeveria,por jo, Durresi dhe te tjere qytetete me një ‘pikë’ shiu u ‘zhdukën’ duke u kthyer në ‘ishuj’,ku kjo situatë vërtetoi punën virtuale dhe të cekët të qeverisë dhe largimin e saj nga realiteti,jeta e perditshme e qytetarit.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xy

                  E keni dhjere ooo shqipetare….saliu aj bir shkine u ktheu ne narko shtet dhe shtet ilegal i ndertuar si bangladeshi….ky i gjati veshtire e ka te beje shtet ne nje vend ku populli mendet i ka tek pasurimi i shpejt me drogen dhe vjedhjen e shtetit….

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje