Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar për paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e Radio Televizionit Publik Shqiptar.
UGSH thotë se do të dalë të hënën me një qëndrim zyrtar ndaj projektit apo propozimit te Kryeministrit duke qenë kategorikisht kundër mbylljes se medias publike në Republikën e Shqipërisë.
Sakaq, UGSh ka publikuar edhe një peticion të punonjësve të RTSH që i kërkojnë politikës që t’i rikthejë autonominë reale të medias publike shqiptare dhe në këtë mënyrë, ta ringrejnë vetë nga brenda këtë institucion.
Peticioni i punonjësve të RTSH:
Për Autonomi Reale dhe Zgjedhje të Lira në RTSH
Ne, punonjës, profesionistë të medias dhe qytetarë të shqetësuar për të ardhmen e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), i drejtohemi opinionit publik dhe institucioneve përgjegjëse me këtë peticion, për të kërkuar rikthimin e autonomisë reale të medias publike shqiptare.
RTSH, sipas Statutit dhe ligjit, është organ publik i pavarur. Në praktikë, për më shumë se 30 vite, ky institucion ka qenë subjekt i ndërhyrjeve të vazhdueshme politike, kryesisht përmes emërimeve nominale dhe zinxhirore nga politika.
Parlamenti dhe mazhorancat e njëpasnjëshme:
emërojnë Drejtorin e Përgjithshëm,
emërojnë anëtarët e Këshillit Drejtues,
ndikojnë drejtpërdrejt në emërimin e drejtorëve dhe strukturave të tjera drejtuese.
Ky model ka prodhuar një RTSH:
dhe shpesh të përdorur si instrument politik.
Kur ky sistem dështon, përgjegjësia u hidhet padrejtësisht punonjësve, gazetarëve dhe stafit teknik, të cilët çdo ditë punojnë në kushte të vështira, pa siguri profesionale dhe nën presion të vazhdueshëm.
Janë të shumta rastet kur pozicione kyçe drejtuese janë mbushur:
vetëm përmes telefonatave apo vendimeve politike,
duke dëmtuar rëndë cilësinë e prodhimit televiziv dhe besimin publik.
Zgjedhje të lira dhe transparente për organet drejtuese të RTSH-së, me pjesëmarrje reale të stafit dhe komunitetit profesional.
Largimin e politikës nga emërimet direkte në strukturat drejtuese të RTSH-së.
Autonomi editoriale dhe menaxheriale reale, të garantuar me ligj dhe mekanizma kontrolli.
Meritokraci dhe profesionalizëm në çdo emërim dhe ngritje në detyrë.
Llogaridhënie publike të drejtuesve të RTSH-së përpara stafit dhe qytetarëve.
Mbrojtje institucionale për punonjësit, që refuzojnë censurën dhe presionin politik.
Ky peticion nuk është kundër individëve, por kundër një modeli të dështuar që e ka mbajtur RTSH-në në letargji për dekada. Ne besojmë se RTSH mund dhe duhet të shndërrohet në një media publike europiane, të pavarur dhe në shërbim të qytetarëve.
Përpara se RTSH të goditet apo të përdoret si justifikim politik, na jepni mundësinë ta ringremë vetë nga brenda këtë institucion.
Punonjës të RTSH-së
Profesionistë të medias
Qytetarë të Republikës së Shqipërisë
Eshte media shteterore, jo private, ka nje protokoll, per cfare autonomie behet fjale, apo vazhdojme te marrim rrogat ne kurriz te taksapaguesve. Dy kanale shteterore mjaftojne.Eksperiencen e keni nga e kaluara ,kur vetem me nje kanal, RTSH ishte mjaft i ndjekur e i dashur nga shqiptaret.Greqia , ketu e 20 vjet i reduktoi te gjitha kanalet shteterore ne tre te tilla, pikerisht per arsyet nga te cilat vuan sot RTSH..
Po ata të tretët : - Qytetarë të Republikës të Shqipërisë!?........... . Dhe unë qytetar I Republikës të Shqipërisë jam. Të zhduket RTSH! Këta derra të majmur që punën në RTSH e kanë punë të tretë........ . Punë të parë kanë bizneset e tyre familjare dhe punë të dytë kanë punësimin e tyre në televizione apo kompani të tjera
Nëse flasim për një autonomi editoriale dhe menaxheriale reale, të garantuara me ligj dhe mekanizma kontrolli, atëhere, si mund të garantohet mbrojtja institucionale e punonjësit që nuk pranon çensurën? Organet e informimit nuk janë veprimtari artistike, ku "një vijë" mund të jetë kryevepër! Ato madje nuk mund të jenë as të pavarura (varen nga politika editoriale; pra nga politika). Nuk mund të ndodhë që punonjësit përgjegjës të një organi të tillë kur dalin në mëngjes të thonë që katrani zbardhëllon dhe në darkë të dalë një tjetër e të thotë që ajo që shpalli ai i pari në mëngjes, tani që u ngrys nuk kishte të drejtë, pasi ai katran gjelbëron (!). E kam përmendur shpesh: nuk mund të ketë organe të pavarura, nuk mund të ketë individë të pavarur, sepse qendrimi i individit varet nga reflekse botkuptimore dhe kulturore të formimit të tij, pasqyrim i qenies dhe edukimit moral dhe kulturor të tij, kurse "organet e pavarura", janë të përbërë nga këta individë, që vihen në shërbim të këtyre organeve të formuara për një qëllim të caktuar, pavarësisht bindjes së individëve, dhe u nënshtrohen detyrimisht politikave editoriale, në shërbim të të cilave janë ngritur dhe për të cilat individi punonjës ka nënëshkruar një kontratë mbi dakordësinë e editorialit, përfshirë edhe "censurën". Ka edhe të tjera probleme në lidhje me organet e informimit publik dhe varësinë apo pavarësinë; profezionalizmin e tyre.
Autonomi me vetëfinancim. Kjo është zgjidhja.
Rtsh aq here sa e shoh konstatoj emisione programe te mira, flasin per historine, per edukimin, per librin, per mjekesine, shkencen, shkollen, sportin, etj etj; pra qysh nga koha z.Gellci pati goxha permiresim Rtsh; Por nuk mund te thuhet duhet mbyllur, me mire se publiku hallet e Rtsh i dine ato qe punojne apo kane punuar aty; ndoshta te reduktohen disa kanale ndoshta te jete pak me i zhdervjellet si Rtsh dmth gjera per permiresim ka qe ai te behet kompetitiv dhe i shikueshem ne publikun e gjere; eshte edhe ceshtje investimesh por duhen drejtues me vizion te cilet mund te bejne mrekullira bashke me stafin mendoj une.