Çfarë po ndodh me popullsinë e Shqipërisë?

12 Shtator 2024, 21:50Sociale TEMA
Çfarë po ndodh me popullsinë e Shqipërisë?

Në 30 vitet e ardhshme popullsia e Shqipërisë parashikohet të arrijë në 2 milionë. Është ky projeksioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ecurinë e popullsisë në botë, duke e renditur Shqipërinë ndër 6 vendet më të rrezikuara për t’u tkurrur deri në vitin 2054.

Por çfarë ka ndodhur me popullsinë e Shqipërisë në vite?

Popullsia ka arritur aktualisht në 2.4 milionë banorë, duke pësuar një rënie prej rreth 420 mijë banorë ose me 13.8% kundrejt censit 2011. Një tendencë që ka vijuar gjatë  dekadave të fundit, nëse shohim censin e vitit 1989. Qartazi duket se Shqipëria ka hyrë në një fazë rënie pa kthim të popullsisë.

Por paralelisht me largimet jashtë vendit, në vite kanë ndodhur edhe lëvizjet masive të popullsisë drejt zonave te tjera, qe ndryshe njihet si migrimi i brendshëm.

Për shkak te zhvendosjes brenda territorit përafërsisht një e treta e popullsisë shqiptare, ose rreth 32% banon në qarkun e Tiranës. Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me rreth 10%, ndjekur nga Elbasani dhe Durrësi. Ndërsa qarqet më pak të populluar janë Gjirokastra dhe Kukësi, me më pak se 3%.

Por cilat janë arsyet e pakësimit të popullsisë shqiptare?

Tre janë faktorët kryesorë: emigrimi i vazhdueshëm dhe i pandalshëm; reduktimi i ndjeshëm i numrit të lindjeve dhe plakja e popullsisë. Një situatë që ka efekte në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë për shoqërinë dhe ekonominë shqiptare, të cilat kanë nisur të ndihen tek ne.

Ajo që ndodh janë problemet me gjetjen e burimeve njerëzore në tregun e punës, mungesa këto që çojnë në uljen e produktivitetit të ekonomisë; në një ulje të të ardhurave në tërësi në ekonomi. Ndërkohë që shtrimi i të moshuarve kërkon më shumë shpenzime nga buxheti i shtetit për skemën e pensioneve. (Aurora Sulçe)

12 Komente

  1. M
    Marinela

    popullsia e Shqipnis po shkon per shele

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      po shuhet dhe vendi po ripopullohet me muslimane te rinj nga afghani, irani dhe se shpejti afrika. me pak fjale asgje e re, muslim out - muslim in

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli

        Arsyeja nuk eshte as emigrimi, as londjet e as plakja. Arsyeja Nr1 eshte drejtesia. Ne nje vend qe s’ka drejtesi nuk ka asgje

        Përgjigjjuni
        1. l
          lani...

          100 per 100 e vertet

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kuituzovi

          Paksimi i popullsise shqipetare e ka shkakun te sistemi qe po jetojme sot.Sistemi kapitalist. Ne kohen e socializmit behej nje kujdesje shume e madhe dhe nje propagande e pandalsheme,qe popullsia te shtohej sa me shume. Ishte nje nga detyrat qe shtrohej vazhdimisht si nje nevoje e domodoshme demogarfike.Popullsia arriti ne kater milion banor nga 800 mij qe ishte shqiperia ne 1940. Populli i vinte rendesi krijimit te familjeve dhe lindshmerise femijeve. Shperbleheshin nga shteti nenat me shume femije. Shqipetaret i kishin te gjithe konditat dhe kushtet e punes. Ne çdo cep te shqiperise u ngriten fabrika,kombinate e uzina moderne,hekrudha,shkolla e spitale,u vu ne efiçence te plot shkencore bujqesia dhe kudo kishte pune per ate qe donte pune. Kurse sot,behet nje propagand e kunderta,nje shthurje e papar,ku te rinjet bredhin pas qejfeve dhe quajn anakronizem krijimin e familjeve dhe lindjen e femijeeve. Jane hapur klinika te zeza ku vene e abortojne grate e vajzat si nje e drejte e ligjsheme.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tirona

            Shqiperia nuk eshte shtet. Gjithmone ne konflikt me qytetarin. Mungese e funksionalitetit te shtetit. Shkollimi zero, shendetesia mizerje, kontrolli ushqimor zero, korrupsioni ne qiell, siguria nivel i ulet, propaganda dhe fshataresia neper tv eshte e frikshme. Jemi bere si kembet e dhise. Kaos institucional kudo. Shoqeria doli nga 1990 si pule pa koke. Pasojat e emigrimit modern plus ato te komunizmit do te vazhdojne akoma. Ne 1945 Shqiperia as 800.000 banore nuk ishte. Po vazhdoi keshtu dhe Fuqite e Medha nuk e lene nje vend bosh por e riformatojne bashke me ndonje tjeter.

            Përgjigjjuni
            1. a
              astrit

              Fale kesaj klase politike Shqiperia po shkon drej zhberjes si komb.

              Përgjigjjuni
              1. u
                une muslimoni fitir zi,i pudrosur si evropion.....

                Beqiraaaaaaaaaa sumpalare tourkalvanoi pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit....po dhkoni per lesh... hahahaha! Vertetohet magjikia ime vite me pare se: nuk do te jet larg dita kur ai vend arab do te shuhet e zevendesohet nga kallepseset afghane.... allah uakbar. Viva Meloni!!!

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Genci

                  Uria endet bollëku rri.

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    muçua I tanes

                    te futen ligjet , te respektohen te drejtat e njeriut, edhe femijet e mi qe kane lindur jashte do te kthehen, te kthehen pronat tek pronaret e ligjshem, te zhduket nje here e pergjithmone kjo kaste vrasese, mafjoze, banditesh politike.KUSH MI VODHI LEKET E TERMETIT (i dhashe me deshire dhurate per atdheun tim)

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pet.

                      Arsyesja e largimit te populsise eshte :Cilesia e dobet e jeteses, dhe si rrjelloje e kesaj vijne ato qe u parashtruan ne shkrim. Nuk ka te beje me me sigurimin e kafshates se gojes, por me sigurimin e nje jete cilesore,

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        sapa

                        Mos shkoni aq larg,per 2 deri 3 vjet flasim prape!Sa te jete kjo politike kembe njeriu nuk do mbetet!Ka tek tuk ndonje qe kthehet por shumica ikin dhe ata qe e provojne behen pishman e ikin!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje