Federata Europiane e Gazetarëve reagon ashpër ndaj Rithemelimit, dënon sulmin me molotov ndaj gazetarëve

3 Qershor 2024, 15:35Sociale TEMA

Federata Europiane e Gazetarëve reagon ashpër ndaj Rithemelimit,

Pas sulmeve të Rithemelimit me molotov ndaj gazetarëve dhe operatorëve, si dhe akuzave në drejtim të shoqatave shqiptare që mbrojnë të drejtat e tyre, ka reaguar dhe Federata Europiane e Gazetarëve, e drejtuar nga Ricardo Gutierrez. Përmes një reagimi zyrtar, ajo shpreh solidaritetin e fortë per gazetarët shqiptarë duke dënuar përfaqësuesit e Rithemelimit që sulmuan gazetarin Arbër Hitaj.

“Qëndrojmë në solidaritet të plotë me Arbër Hitaj and EFJE, të cilët janë akuzuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së se punojnë apo janë të influencuar nga qeveria, pas reagimit te tyre për koktejlet molotov që rrezikuan gazetarët në protesten përpara Bashkisë së Tiranës”, thekson Federata me e rendesishme Europiane e Gazetarëve.

Sulmi i drejtpërdrejtë i opozitës ndaj gazetarit Arbër Hitaj ka sjellë reagimin e fortë edhe të Shoqatës së Gazetarëve Evropianë me President Otmar Lahodynsky.

Ndërkaq, si rrallë herë, me një vendim të unifikuar, operatorët e mediave në shenjë proteste lanë kamerat dhe refuzuan të filmojnë e t'u drejtojnë mikrofonat deputetëve të Rithemelimit, të cilët u paraqitën në Gjykatën e Tiranës, ngjitur me SPAKU-n, teksa jepej masa e sigurisë, për të mbështetur militantin që sulmoi jetën e tyre dhe të gazetarëve në protestën e 28 majit para bashkisë së Tiranës.

Federata Europiane e Gazetarëve reagon ashpër ndaj Rithemelimit,

1 Komente

  1. S
    Silvana

    Veprime te tilla te bera nga nje parti qe supozohet te frymezoje breza, te rinj dhe popull jane te patolerueshme! Sidomos shpifjet ndaj nje gazetari te mirenjohur..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje