Fluks i lartë lëvizjeje në kufirin Shqipëri-Kosovë, autoritetet kanë shtuar sportelet

2 Janar 2025, 13:18Sociale TEMA
Fluks i lartë lëvizjeje në kufirin Shqipëri-Kosovë,

Pika e përbashkët e kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë po ndeshet me fluks të lartë lëvizjeve të personave dhe mjeteve gjatë këtyre ditëve të para të vitit 2025. Shumë qytetarë, si nga Kosova por edhe nga Shqipëria, zgjedhin që pushimet e pas festave të fundvitit t’i kalojnë duke vizituar vendet turistike.

Lëvizja e mjeteve është rritur edhe për arsye të largimit të emigrantëve kosovarë në vendet ku jetojnë pas mbarimit të festave të fundvitit.

Ndërkohë, janë shmangur radhët e gjata dhe pritjet në kufi falë lëvizjes së lirë duke punuar edhe me procedurë të përshpejtuar për mjetet me targa të huaja, shkruan  A2 CNN. Aktualisht po punohet me 8 sportele në të dy kahet e kufirit. Këto ditë policitë kufitare po punojnë edhe me procedurën pa kontrolle për mjetet me targa të Shqipërisë e Kosovës.

Kujtojmë se festat e fundvitit kanë shënuar një rritje të fluksit të hyrje-daljeve të udhëtarëve në pikat e kalimit kufitar në qarkun e Kukësit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin Kukës bëjnë të ditur se nga data 19 dhjetor e vitit që lamë pas e deri më sot në pikat e kalimit kufitar të qarkut të Kukësit, kanë hyrë në vendin tonë mbi 90 mijë shtetas.

2 Komente

  1. P
    Pregatituni për BE

    Çfarë sportelesh? Ky kufi duhet të bëhet si kufiri Gjermani-Francë, të figuroj vetëm në hartë.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      Bravo, me sakte nuk behet. Per cfare kufiri flasin keto idjotet? Kosova eshte krahine e Shqiperise dhe sie tille nuk mundet te kete kufi qe ndan ne dy pjese nje popull. O gazekare, boll u bete pale me politiken qe ndan shqiptaret me kufij e shtete te sajuara. Po pritem qe Europa te na lejoje bashkimin kombetar, do presim perjetesisht.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje