
Gjysma e parë e muajit gusht ka shënuar fluks të lartë udhëtarësh në portin e Sarandës, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Mesatarisht brenda një dite në port janë regjistruar 4500 pasagjerë ditorë. Për të përballuar fluksin e madh të pasagjerëve aktualisht Sarandë-Korfuz po operohet me 20 linja udhëtimi në ditë.
Përveç turistëve është rritur edhe numri i krocereve dhe jahteve, që ankorohen në Sarandë. Në gjysmën e parë të vitit 2023 numri i pasagjerëve të përpunuar në portin e Sarandës është 327,977.
Eshte emergjent ndertimi Aeroportit te Sarandes, sepse udhetaret shkojne ne Korfuz, pastaj vijne me anije ne Sarande. Duhet krijuar mundesia te vijne direkt ne Shqiperi, jo nepermjet Greqise.