Fluks turistësh, qindra pasagjerë ‘zbarkojnë’ në Vlorë

6 Korrik 2025, 09:38Sociale TEMA
Fluks turistësh, qindra pasagjerë ‘zbarkojnë’

Kjo e dielë e korrikut ka shënuar një nga ditët me fluksin më të lartë të hyrjeve në Portin e Vlorës.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë ditës së djeshme kanë mbërritur 599 pasagjerë, shumica prej të cilëve janë shtetas shqiptarë që jetojnë në Itali dhe kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në atdhe, kryesisht në bregdetin e Vlorës.

Krahas tyre, një numër i konsiderueshëm turistësh të huaj kanë zbarkuar gjithashtu në qytet, duke konfirmuar trendin pozitiv të turizmit në këtë sezon veror.

Së bashku me pasagjerët, kanë hyrë edhe një volum i konsiderueshëm mjetesh.

Ky fluks dëshmon jo vetëm për rëndësinë e Portit të Vlorës si një pikë hyrëse strategjike për jugun e vendit, por edhe për rritjen e interesit të emigrantëve dhe turistëve për të kaluar pushimet verore në Shqipëri.

 

2 Komente

  1. J
    Jimmy

    Momentalishtë bëjë pushimet në Vlorë gjendem te pllazha e vjetër,aty derdhet kanalizimi i Vlorës ujët është shumë i dhe aq i pistë nga fekalet e kanalizimit është saqë tē duket se jemi në Indi apo Bangladesh

    Përgjigjjuni
    1. v
      vete fajtor kush shkon ne shqiperi

      Edhe ne shengjin kane futur ujerat e zeza ne det!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje