“Po shkojmë me kokë te muri” - Artan Fuga: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie, jemi duke shkuar në humnerë

5 Korrik 2025, 09:22Sociale TEMA
“Po shkojmë me kokë te muri” - Artan Fuga: Civilizimi i

Akademiku Artan Fuga është shprehur se civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po shkon drejt rënies.

Komentet Fuga i bëri në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN, ku tha se një sistem që nuk ka elementët e vetë-korrigjimit, është i destinuar të çojë në dështimin e civilizimit.

Sipas Fugës, në politikë duhet të ketë ndryshim alternativash, të cilat vetëkorrigjojnë njëra-tjetrën.

“Një sistem që nuk ka elementët e vetë-korrigjimit, pra pushteti që ndryshon në raportin pozitë-opozitë. Nëse kjo nuk bëhet, kjo makina që fshin pluhurat, kjo shkon përplaset me kokë te muri. Që do të thotë, ne ose do të kemi një alternativë, ndryshim alternativash, korrigjim të njëra-tjetrës.

Ose nëse politika nuk e luan këtë gjë, ne do shkojmë si civilizim me kokë te muri. Pra do të thotë që ne do të shkojmë në humnerë. Në humnerë si?

Me unitet të popullit rreth partisë, me votime, me debate në parlament, por ngaqë këto nuk korrigjojnë dot për shkaqet që thamë dhe për shkakun që votimi nuk ka të bëjë me korrigjimin që elektorati do i bëjë sistemit, do të thotë që qytetërimi jonë shkon drejt rënies.

Kur do shkojë? Për 10 vite, 15 vite, 20 vite? Këtë nuk e di. Ne jemi në kushtet e rënies së civilizimit të qytetërimit”, tha mes të tjerash Fuga. 

Shifrat që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në parlament, për akademikun Artan Fuga do ta degradojnë më tej qeverisjen në Shqipëri.

Fuga u shpreh se qeveria tashmë ka dalë jashtë kontrollit dhe është e paatakueshme, teksa për opozitën tha se nuk është më një fenomen politik.

“Për mua, opozita në parlament, e kam fjalën për PD, nuk është fenomen politik. Sot në ato numra që parashikohen të jenë të PD rreth 50, nuk është më fenomen politik. 

Dhe të mendosh që për 4 vjet të vazhdosh në këtë mënyrë, që nga ana tjetër krijon një problem të dytë që me këtë mënyrë që kemi ne të qeverisë, e bën atë të paatakueshme. 

Tjetër që mund ta atakojë qeverinë është shoqëria civile. Por ne nuk kemi pasi kemi një shoqëri nomade. Forcat me vitalitet kërkojnë të largohen.

Mundësia e tretë është që ta kritikojë vetë grupi i PS, por kjo na kthen në vitet 90. Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit. Administrata nuk ndjen presionin e ligjvënësit, politikës, të një qeverie që e ndodhur në presion do ta hedh ndaj administratës. Me këto numra sistemi i qeverisjes do të degradojë më shumë.

Unë e kam quajtur një shoqëri autokratike. Po a është kjo një autokraci me mbështetje popullore? Po. Kjo është një ndër format më të rënda. Maja e piramidës që merr vendimi, ku nuk ka ndarje pushtetesh. Edhe mediat. 

Këta njerëz që votojnë për këtë pushtet, thonë patjetër që e mbështes. Këta njerëz po t’i pyesësh janë të pakënaqur me qeverisjen, ai e shef si sillet një burokrat me të. E shef që me mik merren vendet e punës. Ata që bëjnë sondazhe para zgjedhjeve thonë që ka pakënaqësi të madhe”, tha mes të tjerash Fuga.

33 Komente

  1. P
    Pjeter

    Shkruaj loqe, shkruaj!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po kurë ne kemi çënë ndonjëher të cilivizum

      Cilivizim, po bie? po kurë ne kemi çënë ndonjëher të cilivizum? Po patë kulturë Lindore-islamo-komunistë, apo po praktikove ideologjie islamë, ti nukë bësh kurrë njeri, lerë më pastaj që të jesh njeri i cilivizum dhe me kulturë, kurrë.

      Përgjigjjuni
      1. e
        emigranti

        Lexo ndonje liber historie a derezi, para se te therreses ne apel historine e civilizimit tone. Kur elita e kombit u largua nga vendi qe ra ne doren e doktorr penicilines me te tjere hajdute me cizme, u hap vend i lire per mender akademike te tipit Fuga dhe ca te tjere si puna jote qe na flet per civilizimin fetar.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lani

        Ose civilizim ose qytetërim se është e njëjta gjë.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kinezi

          Dmth po bëheni si Kina? E pse keq jemi ne kinezët që kemi vetëm një parti? Të parët në botë jemi.

          Përgjigjjuni
          1. k
            k

            Nuk mund të bie një gjë që nuk ekziston.

            Përgjigjjuni
          2. E
            E verteta dhemb.

            fund normal i nje bourdhelo islamikesh...... gezuar ramazonin!

            Përgjigjjuni
            1. .
              ......

              xanax shpejt dhe rregullisht !

              Përgjigjjuni
            2. Ç' e gjeti gjuhen tone.

              Me sa di une ,civilizm do te thote qyteterim. Pra po bie qyteterimi i qyteterimit. Kjo sipas Fuges apo sipas gazetarit qe ka sjelle artikullin. Gjithesesi dy mohime bejne nje pohim, ne kte rast qyteterimin nuk e paska gjetur gje akoma.

              Përgjigjjuni
              1. S
                SIGURISHT QE QYTETERIM Alb=CIVILIZIM Lat

                mirpo ky duhet te jet ndonji Version i Ri i Akademise se Kotesise , ose pse jo tym pordhesh dal nga oxhaku Akademise ku dallohet mes pordheve silueta e mjergulluar e A.Vehbicit

                Përgjigjjuni
              2. D
                Deri dje ky i sherbeu Prijsit te Injorances

                deri dje i sherbeu saleh biriShit sa mundi bandes se krimit e shkaterrimit te gjithckaje Shqiptare ,sot leshon lot korkodilio ! Morali Fallso i intelektualeve ne nji vend ,,con ne Deshtim cdo Shtet e Shoqeri.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Humoristi

                  Ne Shqiperi ka nje konflikt ne mes profesionisteve,patronazhisteve dhe plepisteve.Te paret po na i merr bota.Dy te tjeret kane kapur administraten shteterore,sipas rekomandimeve te partive politije!?

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pensionist i lodhur.

                    Çfarë është civilizimi i qytetërimit dhe ku ndyshon nga qytetërimi i civilizimit? Dhe temperatura po rritet. Kjo ngrohja e përgjithshme (globale) në cilën pjesë të trupit ndikon më shumë?

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jupiteri

                      Neper rruget e.Tiranes degjon vetem , o kari ca meno ai kari se kar jam une dhe mos na caj karin se ne ata karat jon tregu kara prenej ai kari e ka dhi se ata karat shoket e atit karit e kon lon ne balt .Femrat me qen marin showetne telefon dhe ju lavderohen qe sa ma ben qefin qeni nuk ma ben ai kari po vari karet . Neper kafene qe ne pik te mengjesit taksista , salsatore , topala e pidhemoteror marin nepergoje gjithe qytetin dhe jo vetem kaq po kritikojne per levizje politike te gabuara te gjithe presidentet e botes ne nje kohe qe nuk dine asnje gjuhe te huaj vetem ate te varkaristanit .Ne Varkaristan te gjithe te semure , psikopate dhe zhulesa .Nonen ne pidhe o plehera te njerezimit .

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gomari i babatasit

                        Analize e sakte dhe shume reale profesor,mjerueshëm mund te pohojmë se ne kohet me te errëta per shqiperine,individe e shtresa te vecanta kane manifestuar tendenca civilizuese me shume se tani ku mund te përmenden elitat e dy qyteteve Shkodra e Korça,te lidhura fort me civilizimin e kulturen perendimore, e tani kemi mbetur duke thene,dikur...

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tironsi i Vjetër

                          Ore, nuk po i kuptoj këto konceptet filozofike të z. Fuga: Civilizimi i qytetrimit? T'a zëmë se paske shpikur një koncept të ri filozofik por, për cilin "civilizim qytetrimi" mendoni ju në Shqipëri? Ka ekzistuar një gjë e tillë në kombnin tonë? Profesor Fuga, më vjen keq por duket sikur jeni currufiasur. Të gjith artikullin e keni katranosur sikur civilizimi na qenka produkt i pozitës dhe opoziteës. Më mirë fshihu dhe, mos u duk më në medie dhe publik.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dani

                            Kam dashur qe i vogel te behem akademik, por pastaj pashe Fugen dhe thashe me vete, keshtu llumi paskam dashur te behem dhe une?

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Treni

                              Po bie? Ka rënë me kohë, kanë harruar me të njoftuar si duket.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mana

                                Te dhjefja pd ne tende thuaj ti eqin plerat te reformohet mjafto me mulat vini nac shwiptare jo slave e ti gjua aka sua qi enver tju kish vrare te tere sju vjen men juve

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mësuesi i fillores

                                  Mana , çfarë gjuhë flet more të rëntë dielli në kokë . Mos haro , në shtator hajde të regjistrohesh në klasë të parë fillore .

                                  Përgjigjjuni
                                2. H
                                  Hasoni

                                  Thuaj ndonje mendim per problemet e Universitetit te Tiranes, dhe, vecanerisht, per Fakultetin e Historise dhe Filologjise, profesor Fuga! Cfare mendon per stafin akademik, menyren e marrjes se pedagogeve te rinj, disiplinen shkencore ne procesin mesimor; reformat strukturore qe duhen ndermarre per ta perafruar Universitetin tone ne realitetin e sotem social dhe dituror! Por edhe per menyren si behen zgjedhjet dhe si drejtohet ne universitet apo fakultet? Etj.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sadiu

                                    Ti je çdo gjë, vetëm akademik dhe petagog nuk mund të jesh. Shumë idiot i kompletuar je, nga shpirti dhe atë çfarë kërkon të bësh, je në i poshtër se krimineli Sali Berisha dhe Fatmir Mediu që kanë vrarë dhe shkatërruan një ekonomi dhe një vënd. Të mbuloftë turpi më keq se sa të ka mbuluar për ato që mendon dhe shpreh.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      DUCJA

                                      Qyteterim i civilizimit, apo civilizim i qyteterimit apo thjeshte qyteterimit? Rrodhi dhe ky!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. C
                                        Cfurku

                                        Profe e fillon shkrimin me elementin e vetëkorrigjimin që sjellin dështimin e civilizimit. Kjo lloj koncepti nuk ka të bej me partitë e sotme elektorale, por me partit e shkura dogmatike që e kishin në themel kritikën, autokritiken, vetëkorrigjimin dhe spastrimin e partise nga elementët qe degradonin si nje norme bazë, por që dhe tek keto parti nuk funksjononte. Me poshte vazhdon me ndryshim alternativazh qe bejne korrigjimin e njera tjetres. Po ketu mund të kesh të të drejte, ne se alternativat kane konkurence idesh fillimisht. Por po të pyes profe çfare alternative mund të ketë ne partine demokratike perveç dhunes verbal dhe fizike sistematike të Mul Nokes dhe nje pjese jo te vogël deputetesh të kesaj force opozitare? Populli ka qeverinē që meriton, por ne kemi dhe opozitën besoj tē merituar dhe kete. Libri është ai qe kombet I civilizon apo i degradon dhe ketu tek ne eshte hequr dore nga leximi i librit. Libri po su lexua eshte me keq se ta djegësh. Tek libri eshte liria, demokracia, civilizimi, drejtësi, toleranca dhe zhvillimi ne progres I popujve.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Bobi

                                          O njerez, reflektoni! A e dini se c'eshte njerzilleku? Ne Shqiperi ne ditet e sodit nuk te jep nje njeri nje gur te cash koken pa leke! Cdo gje eshte kthyer ne interes. Familjaret po i dorovite me euro nga kurbeti thone: "nuk lind me nena njerez te mire si ty!" Pastaj mbajne neper goje ata qe ju dhane vec nje pako me llokume dhe i mallkojne me kancer dhe kolere. Pikerisht familjaret! Ler pastaj njerezit e panjohur. Ata fjalen e pare e kane "ca do ti mo kar". Ku? Ne pazar ku shkon te marresh buke, fruta, perime. Sikur ke shkuar tju marresh harac! Nejse harrova, kur ju marrin haracin ata sillen shume mire, si servila! Njerez pa pike dinjiteti, pa pike respekti, pa pike turpi. Ai vend eshte me keq se ne Gaza, se ne Gaza akoma ka dinjitet dhe njerzillek. Ne Shqipeei i kemi thene te dyjave ik pirdhu qysh ne kohen e Hamza Kastriotit te cilin ne menyre te cuditshme nuk e konsiderojme paraardhesin tone!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. b
                                            ben

                                            Bobi-kjo qe thua per ate gurin me ca koken eshte shume e vertete, por eshte rezultat i sistemit kapitalist qe te gjithe ne e deshem. Ne te kunderten shko mbrapsh tek koha e xhaxhit qe kohen e lire ta kalosh perseri neper rradhat pa fund per te blere ca zarzavate gjysem te kalbura dhe 7 kokrra veze ne jave. Sistemi kapitalist eshte per punetoret dhe te mencurit. Te tjeret do mbijetojne si te mundin.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Bobi

                                              Shqiptaret u adaptuan kollaj ne kapitalizem sepse vete komunizmi I beri cnjerezore. Xhelatet u bene cinike dhe mizore nga instruktoret e tyre ne shkollen e Ministrise se Brendshme. Viktimat ose do vuanin perjete ose do bashkepunonin me xhelatin per 200 leke dhe do shisnin nene e babe sic kane treguar vete dosjet e ish Sigurimit. Sa I perket kapitalizmit ekstrem pa frena qe shohim ne Shqiperi te zbatohet nga ish sigurimsa qe te fusnin dikur ne burg per nje ankese per cmimet, ketu eshte nje laborator ku behen gjithe ato qe ne Ameriken "komuniste" apo ne Angline "markistoleniniste" (sipas kendveshtrimit tuaj) nuk lejojen nga institucionet qe mbrojne interesat e shoqerise. Pergjigja juaj thjesht jep vlere dhe konfirmon ate cka une, Artan Fuga ose dhe te tjere mendojme.

                                              Përgjigjjuni
                                          2. M
                                            Manastiri

                                            Shkruaj me shkurtica se sta publikojne postimin jam ghysem kolonjar gjysem pespar mesus a je i kenaqur

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Akademik pa titull

                                              "Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie," thote akdemiku. O akademik Fuga, po fjala "qyteterim" ne shqip do te thote pikerisht "civilizim" (civilisation, ne anglisht, civilisacion, ne spanjisht, civilisation, ne frengjishr, civilta', ne italisht etj.) Pra, ti po thua qe "qyteterimi i qyteterimit ne Shqiperi po bie". Hajde merre vesh, tamam sic thoshte Don Kishoti: "arsyeja e mosarsyes sime ma pengon aq shume arsyen sa nuk me lejon te arsyetoj ne menyre te arsyeshm" (afersisht). Apo ke shpikur ndonje fjale te re, qe ne vdeketaret e zakonshem nuk e dime? Atehere, na e shpjego. Po te isha ne vendin tend, nuk do te shkruaja kurre me publikisht.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. C
                                                Civilizim per Tokat e Xanun..

                                                Civilizimi dhe Qyteterimi na e sollen dhe do ta drejtojne ata te Tokave te Xanun... Ketij Fuges vari carin... Duhet te dali nje Ligje qe te gjithvet atyre qe zbriten mbas 90 ne Tirane , kjo duhet te ndodhi ne te gjitha Qytete e Shqiperise ... Tju dhurohet nga nje Abetare dhe nje Librin e dyte shkrimi dhe drejteshkrimi i Gjuhes Shqipe..... do ta shikoni qe mbas 10 ose 15 vite, do te harihet Civilizimi dhe Qyteterimi perseri sic ka qene para viteve 90...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. C
                                                  Civilizim per Tokat e Xanun..

                                                  Civilizimi dhe Qyteterimi na e sollen dhe do ta drejtojne ata te Tokave te Xanun... Ketij Fuges vari carin... Duhet te dali nje Ligje qe te gjithvet atyre qe zbriten mbas 90 ne Tirane , kjo duhet te ndodhi ne te gjitha Qytete e Shqiperise ... Tju dhurohet nga nje Abetare dhe nje Librin e dyte shkrimi dhe drejteshkrimi i Gjuhes Shqipe..... do ta shikoni qe mbas 10 ose 15 vite, do te harihet Civilizimi dhe Qyteterimi perseri sic ka qene para viteve 90...

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    Kroni Bones

                                                    Konstatoj.me hidherim qe pjeses me tw.madhe te.komentuesve ju.mungon edukata elementare.E keni vendin.ne Kongo Brazavil, doli.parashikimi i Te.Madhit Haki Stermilli.100 vite.me pare.Lexoni librin Ditar Burgu.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. a
                                                      akademizmi

                                                      Ai Akademiku qe duan ta pergojojne ca KOQE ne ato komentet e mesiperme, te pakten po i ben ca verejtje a kritika ndaj regjimit ne Shqiperi. Fakti eshte fakt, po shkojme ne humnere. Shikoni Turanen ku po katandiset, pisllekun dhe korrupsionin. Shikoni edukaten ne rruge shkolle e kudo te brezit te ri. Shikoni cfars transmetojnr televizionet, shale e cica jashte , pune qefi e mashtrime sic i duan interesat e qeverise e asgje per per shkollen qe ka degraduar, qe vriten nxenexit me thika. Shikoni ku eshte standarti jeteses se njerzve duke rsene cdo dite pa llogaritur pensionistet qe po i margjinalizojne hapur. Po vjen koha kur njerzit do strehohen neper kasolle qensh, sepse apartamentet nuk i blen dot as nje njeri qe jeton me djerse. Kjo eshte politike zyrtare, qekurse kryemiistri u ben thirrje te huajve te vijne e te blejne ne Shqiperi qofte edhe nje gur.... Kjo deryron brezin vital te arratiset se keshtu duan qeveritaret me dy apo tre dekada ne pushtet...Duan te jene punetore indiane e filipinas qe te mos kene kerkesat e shqiptareve..... Ketu 10 pasurohen brenda nates e mijra e mijra varferohen. Vetem se akademiku duhet ta thote hapur qe tere kjo situate vjen edhe nga bashkepunimi nen rrogoz i Saliut me Ramen.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje