
“Është unik në botë” – tha Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump në intervistën e tij në Bloomberg për Sazanin.
Në fakt i vetmi ishull i mirëfilltë i bregdetit shqiptar ka një histori enigmatike edhe për vetë ne shqiptarët, shumë prej të cilëve nuk e kanë shkelur kurrë.
Përvecse një bukuri e pashoqe e natyrës sonë ujore, Sazani ka një histori pushtimesh të panumërta.
Që nga koha e Jul Çezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth janë zhvilluar një numër i madh betejash detare.
Në antikitet Sazani njihet me emrin Sason.
Gjatë mesjetës, ishulli kaloi në zotërimin Venecian.
Gjatë Luftërave Ballkanike u pushtua nga Greqia. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 e detyruan atë që të tërhiqej nga Sazani.
Por gjatë Luftës së Parë Botërore, ishulli u pushtua nga Italia. Lufta e Vlorës në vitin 1920 bëri të mundur që ata të tërhiqeshin nga Vlora, por mbajtën ende nën sundim Sazanin, deri më 1943, kur ishulli ashtu si gjithë Shqipëria u pushtua nga nazistët gjermanë.
Më 21 tetor 1944 ishulli u çlirua dhe që nga ajo kohë është pjesë e integritetit dhe sovranitetit të shtetit shqiptar.
Gjatë Luftës së Ftohtë bashkë me Pashalimanin në Orikum ishte bazë strategjike e ushtrisë ruse në Mesdhe ose sic njihej atëherë ushtrisë sovjetike.
Më pas u mor plotësisht nën kontroll nga ushtria shqiptare dhe ka qenë i banuar vetëm nga familjarët e oficerëve që shërbenin në ishull.
Civilët nuk janë lejuar atje deri në 1992.
Ishulli ka dy pjesë, ajo Veriore, që është më e larta, plot 342 metra dhe ajo Jugore, me lartësi 331 metra.
Nga deti Sazani duket tërësisht shkëmbor por brenda tij ai fsheh një gjelbërim të jashtëzakonshëm.
Duke qenë një zonë e mbrojtur ushtarake, flora dhe fauna e ishullit kanë ngelur të paprekura.
Periferia e ishullit ka shumë plazhe të bukura e të pashfrytëzuara.
Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë në Mesdhe.
Potenciali turistik i ishullit është i jashtëzakonshëm. Kush hedh miliarda do fitojë miliarda, por frika e kritikëve është se me futjen e investimeve elitare atje, për shumicën e shqiptarëve Sazani do vazhdojë të jetë një tokë e ndaluar.
Sipas shkrimit idiotesk na duhet t’a bejme ne barake qe te jete i lejur per shqipetaret..???!!! Atje nqs do te jete e mundur duhet nje investitor i nivelit te larte ku do te fitojne te dy palet si Shqiperia dhe investitori dhe jo te diskutohet ne nivel kafenesh dhe jo profesionale….!!!!
Shkrimi per historine eshte totalisht genjeshter e trashe dhe e qellimshme.Ishulli Sasonas bashke me ishijt e tjere Joniane (Korfuzi,Kefalonia,Itaka etj)i eshte kthyer Greqise qe ne vitin 1864 nga Anglia dhe i bene pjese e territori nacional grek.Por ne vitin 1914 ne korrik me nje ligj Parlamenti ju fal Shqiperise.Nga Greqia ishte konsideruar i pavlefshem sepse pervec ishte i pabanueshem nuk kishte kushte per jetese,bujqesi etj plus largesia e madhe nga Greqi.Saktesisht te gjithe ishujt Joniane ose Diapontit pas luftrave napolonike dmth 1810-1815,keta ishuj i posedoi Anglia ,e cila pastaj ne 1864 ja kaloi Greqise
Kane allergji ndaj grekeve, mungese identiteti etj.. alvanezet, prandaj, gjithcka qe ka te bej me Greqin gjithmon fallsifikohet, i e shkruaj si pushtim.
Te fala papu Janos
Ishujt afer Athines i ke te populluara nga arberoret qe jane shumice. Lagja me e vjeter e Athines, rrethinat e saj, Peloponezi, Epiri e disa treva te tjera po ashtu. Epiri ka qene dhe mbetet toke e shqiptareve dhe jo e neo-grekeve. Nuk ishte toke greke. Neo greket per shkak te idiotizmave dhe fantazmea se Vorio-Epirit, e pushtuan dhe bene masakra te shumta ne popullaten arberore shqiptare. Te masakruarit nuk ishin vetem te fese islame por edhe te fese ortodokse. Nuk ka pune alergjie ketu, por pune fallsifikimi permes rrenave me bisht. Por ja qe bishti dalengadale po i shkurtohet pseudo heleneve. Epiriotikisht ka qene dhe mbetet gjuhe arberore, gjuhe shqipe. E ke tek libri i lutjeve te se dieles qe vete Napoleoni me 1803 ia dhuroi papes qe e kurorezoi si perandor. Ne ate liber jane lutjet ne 100 e sa gjuhe te botes e nder to ne gjuhen epiriote, kalabreze, dhe siçiliane ku lutjet jane ne nje shqipe te paster. Pra gjuha epiriote ishte dhe mbetet shqip e keshtu njihej qe para se te krijohej shteti i ri grek. Kaq per ju gjakprishurit, mendjeceket dhe gaztoret bajate. Kaq per sonte, prisni se te tjera te verteta do te kete per ju shqipfolesit gjakeprishur qe leshoni helme se fundja vetem kjo ju ka mbetur, zhurma dhe shthurja gojore. Tema, a do e botoni komentin?Mbetet per t'u pare.
mir do ishte,,,,kur Selam lab Salaria hodhi italjanet ne det ,,,te kish mar dhe sazanin ,,,sot niprit e selamit do e kishin pronen e tyre,,,,,nuk mund ta bente dot selami se skish me ke te linte dhente ,,,
Më në fund, një vend pa ndërtime pa leje!
Bajga,plehra te felliqura qe gjoja nen preteksin e zhvillimit nuk late gje pa i rembyer Shqiperise dhe shqiptareve. Mos e prekni Sazanin,kete mrekulli te natyres duke ja falur te huajve kushdoqofshin ata se nuk ka vlere monetare qe e justifikon kete turp.
Ça i shikove sazanit deri tani mer daj?
Daj Cen! Më mirë është ta shohesh nga Vlora se sa të investohet? Po pse jeni kundra rregullimit dh zhvillimit të Shqipërisë nga kush do qoftë?
Derisa rama vendos vete per cdo gje, fix si nje sulltan, me shume mundesi edhe projekti ne te njejten linje do shkoje. Me pak fjale do perjashtoje si gjithmone njerzit e thjeshte, qytetaret e shqiperise qe punojne ndershmerisht por leket ua hane: rama veliaj dhe oligarket
Kroacia ka rreth 1250 ishuj, me 50 ishuj të banueshëm. Greqia ka 6 mijë me rreth 200 ishuj të banueshëm. Shqipëria një ishull që ka, e ka edhe atë pa ujë!
O koqe. Lufta e ftohtë mbaroi më 1990. Sovjetikët ikën 30 vjet më parë, më 1960....... . Dhe në Sazan, ta dish mirë ti, nuk ka shkelur kurrë këmbë ushtari sovjetik.
"Oficeri i Sazanit "ka shume te drejte , me cme ka treguar im ate sa ishte ne jete atje nuk shkelen kurre sovjetik te cfare do lloj rangu ...kineze po , sovjetik jo ,fotot me freskuan memorjen , dikur jetova per 7 vjet ne ishull me vone ne vitin 1969 u shperngulem me dragamine per ne Sarande ...mu mbushen syte me lot kur i pashe fotot , kujtova femijerine time ...kohet ndryshuan ashtu dhe sistemi i qeverisjes ne Shqiperi ....ku cdo gje shitet dhe blihet...sot , nuk duhet te cuditesh kur dikush i pasur vjen e te troket ne dere .....kete sistem deshim keto jane pasojat e tij ...nje urim te perzemert Oficer i Sazanit me siguri qe po te jesh oficer i vjeter i marines jam plotesisht i sigurt qe njifemi ...atehere , vetem 3 -4 familje u larguan per ne Sarande ...tung te sinqerta
nuk ka ndonje bukuri me te lene mbresa te medha. Ca godina te braktisura dhe plazhe fare te zakonshem.
Vari lesht,gazetë leshi !!!! Na tregon fotografia nga ndërtesat!!!!!!.
sazanjotet myslyman jan,,,?,,,epo gezuar ramazanin banoret e sazanit ,,,pellazget e dajos ,,,,
Sazani faktikisht I taken Greqise se ka gene phase e ishullve te ionit
Me gare te jepet o Mero...jo sipas qefit
PAMJA QE DUKET NE FOTO NUK ESHTE NE ISHULL TE SAZANIT POR NE GADISHULL TE KARABURUNIT, PO ASHTU EDHE SHPELLA E HAXHI ALIS ESHTE NE KARABURUN DHE NUK ESHTE MADHESHTORE. ESHTE RRETH 35 METRO NE BRENDESI TE MALIT DHE PO AQ EDHE SI GJERESI. SI LARTESI NGA SIPERFAQJA E UJIT ESHTE RRETH 12 (DYMBEDHJET METRA) CUDIA NE ATE SHPELLE ESHTE FAKTI SE KA SHENJE TE DUKESHME (SIDOMOS NGA TYMI I ZJARRIT) SE AJO SHPELLE DIKUR KA QENE E BANUSHME. UNE JAM NGA AJO ZONE DHE E NJOH ATE VEND. KARABURUNI KA VENDE VERTET TE MBREKULLUSHME PER FSHATRA TURISTIK DHE SHUME LEHTE PER TU BER ME UJE ME PUSE. SAZANI NUK ESHTE VEND PER BANIM.
Sazani nuk eshte edhe aq I bukur sic e pershkruajne ..ka dy plazhe ne pjesen ne pjesen perball Zvernecit dhe Vlores..ka pase Kinema.shkolle .klinike.furre buke. dhe 3..4 pallate 3..4 katesh qe rrinin familjet e oficerave dhe kapterave te marines dhe ushtarakeve tokesor...
Pse ndryshoi emrin nga Sason ne Sazan?
nuk duhet te lejohet asesi ndertim turizmi por... Baze e fuqishme ushtarake per mbrojtjen e Atdheut Shefki Mexhani SH B A
Armiku me i madh i Shqiperise jemi vete ne shqiptaret.E ka thene Konica. Nuk kemi guxim dhe organizim te ngrihemi ne protesta,kemi politikane qe s'jane as politikane as patriote. Rinia intelektuale na iken jashte,ndersa pjesa tjeter merren me droge e krime se kane ku marrin shembull e ne fund te fundit s'do vdesin urie. Shkurt sipas kokes festen! Gjendje e trishtueshme..
Mos e prekni Sazanin mnore plehra, cfare ju duket Jared edhe Trumpi more derra katundare, te dy jane njeri me idiot se tjetri edhe jo vetem idiota por edhe mafioza! Jered ne muajin e fundit te qeverise te rracistit Trump(vjerri),morri ne menyre mafioze 2 bilion dollare nga Arabet e Saudise edhe ato $ po kekrkon ti pastroi me ndihmen e qelbesirit Rama duke i falur Sazanin.
Or Daj Kari per cfare ta lene ,per shumzim gjarperinjsh ,jo mor trap duhet zhvillim duhet turizem ,ju po cecene ngelet ,Shqiperia ne saj te PS e Rames po njihet ne bote .
Sazani miq e shok të mi, është si bleta, ku mjaltin e saj, e hanë të tjerët. Ashtu siku bregdeti jugor dhe Sazani, janë asete Shqiptare, por shum shum pak, frekuentohen nga shqiptaret vendas, arsyeja mundësia financiare.
Nuk jam dakort me disa ,qe thone se Sazani nuk ka bukuri dhe s'mund te jetohet .Pra nuk ja vleka qe bejme gjithe kete zhume per ta shitur. Po mire o fillostrofer shqiptare .Trampi qe i ka vene syrin kaq budalla qenka ? Une kam pak njohje per kushtet e jeteses dhe bukurite e tij .Kam patur rastin ne veren e vitit 2017 ta vizitoje me nje anije ,ku kam dhe fotografi te Ishullit .Kur po i afroheshim me anijen turistike u cudita .Perball para se te futej ne mol na u cfaq nje bregdeti jo shume i pergatitur per plazh por me nje dendesi pishash e shkurresh plot kolor ngjyrash jeshile.Pisha e bute , e eger ,kocimare ,dafine xine pa le fiq pambarim,gjeshter ,gjembac e lloje lloje shkuresh te tjra qe si mbaj mend mire dhe si quhen .Kur hym ne molin e Sazanit u skandalova . Nje rremuje mbeturinash te anijeve te vjetra te kohes se qoft largut .Papasterti e mbetje te vizitorve. Nuk kishte nje wc te shkoje te kryeje neojat personale,uje te freskoheshe apo ndonje shishe te ftohte birre . Menjeher me shkoje ne mendje gjendja e Vlores gjate shkaterrimeve te 97.O Zot thash me vehte pse na sollen ketu me anije.Nuk zbrita dhe po rrija ne stolat e anijes .Me vjen nje djal gjysem i zhveshur e me thot .Nuk do vish te lahemi.Do kenaqesh me ujijn e pastert qe ka gjiu Jo nuk vi ja ktheva do rri ne anije .Kur pash ,qe shume turista ,po i ngjiteshin rruges per ne qendren e Ishullit ,vendosa te dal e te shkoje ne nje pike per te pare .U ngjita tek maja e pare ku mund te shihja nje pjese te VP, Veriut,Lindjes e JL. U clirova nga ato qe pash poshte ne bazen e famshme te anijeve te Hoxhes .Pamje te mbrekullueshme plot gjelberim me pisha shekullore e dryre te ndryshem gjigand.Nuk kishja pare prrall gjigand mbi 3 metra te larte Fiq manaferra e rrush te eger nga te kater anet . Nje turist, ndoshta kishte jetuar ne Sazn, nuk pushonte se treguar per jeten qe behej ne Ishull .Me habiti mbasi akoma enderronte po ta lejonin do jetonte ne Sazan. Ky qenk i cmendur mendova ,por kur pash kembnguljen e tij ,qe po tregonte per jeten ne Sazan, ju afrova e i thash .Nga keto qe thua me pelqen vetem gjerberimi se kushte per jetese nuk sho ndonje gje per tu vlersuar . E xhaxhi me tha . Nuk e ke iden se si ka qene ne kohen e xhaxhit Enver . Ketu jetonin per bukuri 170 familje vec forcave te Marines e ushtrise . Po te vish ne qender do shikosh gjithe planimetrin e ndertime qe sot po shkermoqen . Dolem ne nje rruge ku shikohej pjesa kryeasore e banimeve .Pallate 3= 4 katesh te shkaterruar sikur te ishte zhvilluar beteja ushtarake . U ngjitem ne qender dhe djaloshi ,me nje fryme fliste per ambjentet e kultures te sherbimeve te defrimit te banorve.Nuk ishin keshtu ne kohen time.S'kishin asnje ndryshim nga ato te qyteteve tona .U shkretuan ,u shkareruan ,u vodhen e u dogjen nga hajdutet e zonav per rreth Sazanit . Ketu vinin me anije te vogla e s'lane gje pa marre .Shqepen dyer e dritare ,blloqe mermeri e gure te skalitur qysh nga koha e Italis se pare. Pushoj se foluri dhe syt ju mbushen me lot.Ju afrova dhe e falenderova ,per ate ndjenje dashurije ,qe kish patur per jeten e femijeris ne Sazan. Sot me kujtohen ato s'kena qe kam kalur per vizite ne Sazan dhe i besoje shqetsimit te shume komentuesve ,se Sazani behet edhe pa te huajt . Baza materjale egziston ne vend .Vetem duhet angzhim nga shteti shqiptare te stimuloje biznesmen shqiptare qofte dhe ai djaloshi, qe mbushi syte me lote ,se dicka me fitimprurse do te realizohet .