FOTOT: Nëndetësja shqiptare që "po pret" në heshtje fatin e saj

2 Qershor 2022, 09:02Sociale TEMA

FOTOT: Nëndetësja shqiptare që "po pret" në

Një rreshter në pension, që i kalon çastet e tij duke ndihmuar “dëshmitarin e së kaluarës së trazuar shqiptare”.

Për Neim Shehajn, dita nis me riparimin e një nëndetëseje të epokës sovjetike, e cila po ndryshket duke u gjendur gjysmë e zhytur në një bazë detare të Adriatikut.

Fati i nëndetëses së Luftës së Ftohtë në bazën Pashaliman – nga ku Moska dikur shpresonte të kontrollonte Mesdheun – varet në fije të perit, pasi autoritetet mbeten ende të pavendosura se çfarë duhet të bëjnë.

Shehaj, në një rrëfim për Agjencinë Franceze të Shtypit “AFP”, e ka cilësuar nëndetësen “një Kishë, ku ai falet”.

“Unë mbërrita këtu si një marinar i ri dhe tani jam thinjur”, i thotë AFP-së 63-vjeçari, i cili shërbeu aty plot tri dekada.

Ai ka një paralajmërim për të gjithë ata që kanë sy e veshë: të shohin e të dëgjojnë.

“Nëse nëndetësja nuk nxirret së shpejti nga deti, ajo rrezikon të zhytet në thellësi dhe së bashku me të e gjithë historia që mban mbi supe”.

Kjo anije ishte pjesë e të ashtuquajturit “Projekti 613”, i përbërë nga nëndetëset e para që ndërtoi Bashkimi Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore.

Ajo është e vetmja e mbetur nga 12 “shoqet e saj” që Moska vendosi në bazën e Pashalimanit në Gjirin e Vlorës në fund të viteve 1950, kur Shqipëria dhe BRSS-ja ishin ende aleate të ngushta.

Ish-komandantit të nëndetëseve, Jak Gjergji, i kujtohet fjala e liderit sovjetik, Nikita Hrushovi, në vitin 1959 gjatë një vizite në bazë.

“Prej andej mund të kontrolloja Mesdheun deri në Gjibraltar”.

Hrushovi shpresonte të instalonte raketa me rreze të gjatë veprimi, anije luftarake dhe një aeroport në bazën në jugperëndim të Shqipërisë.

“Por diktatori komunist paranojak i Shqipërisë, Enver Hoxha, përfundimisht ndërpreu lidhjet e ngushta me BRSS-në, duke akuzuar Moskën për devijime nga marksizmi i vërtetë”, shkruan AFP.

Ky ishte momenti kur rrjedha e ngjarjeve mori të tatëpjetën.

“Marinarët nga të dyja vendet nuk flisnin më me njëri-tjetrin dhe incidentet ishin të shpeshta”, kujton 87-vjeçari Gjergji.

“Kur një marinar rus donte të ngrinte me çekiç e drapër flamurin e kuq, një shqiptar e grisi menjëherë me inat”.

Kështu, pas ndarjes së vitit 1961 mes Tiranës dhe Moskës, kjo e fundit tërhoqi tetë nëndetëse.

Por, historia vijonte në rrjedhën e saj.

Në vitin 1997, pothuajse një dekadë pas rënies së komunizmit, ndërsa trazirat përfshinë Shqipërinë pasi u shembën disa skema piramidale, baza u plaçkit dhe nëndetëseve iu hoqën armët, motorët, madje edhe shtretërit e marinarëve.

Autoritetet çmontuan tre nga katër nëndetëset e mbetura, të cilat i shitën për metal në vitin 2009.

Vetëm një mbijetoi dhe kjo falë literaturës.

Shkrimtari i famshëm shqiptar, Ismail Kadare, në romanin e tij të vitit 1973 “Dimri i vetmisë së madhe”, për shkëputjen mes Moskës dhe Tiranës, e quajti nëndetësen numrin 105.

“Ky është numri i vetëm që më erdhi ndër mend teksa po shkruaja”, tha Kadare për AFP-në.

Që atëherë, nëndetësja njihet me këtë numër. Edhe falë këtij numri, sot është e gjallë.

Nëpërmjet librit, fama historike dhe rëndësia kulturore e saj mori vlerë simbolike.

Fama e saj u çimentua më tej, kur u realizua një film i bazuar në roman, për të cilin numri 105 u pikturua në nëndetëse dhe ekziston ende.

Por mbijetesa e saj varet kryesisht nga vendosmëria e Shehajt, i cili prej vitesh ka rinovuar nëndetësen 76 metra, rrjetin e saj elektrik, sistemin e ventilimit, postën e komandës dhe dhomën e silurëve.

Ai kujdeset për detajet më të vogla, ndërkohë që mbush vrimat në byk për të ndaluar nëndetësen të fundoset përgjithmonë.

“Autoritetet duhet të vendosin shpejt se çfarë të bëjnë me të, rreziqet janë të mëdha, uji i detit përshpejton ndjeshëm korrozionin”, paralajmëron 63-vjeçari.

Ministria e Kulturës, e cila u zotua për vite me radhë për të restauruar nëndetësen, i tha AFP-së se do ta “përcillte dosjen” në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila mund ta përfshijë atë në një muze të ardhshëm të Luftës së Ftohtë.(Albaniapost)

13 Komente

  1. T
    Tropoja

    Po ky, Mol Kadarea, gjalle o se nuk po ndihet hiç per bacen Saleh, "shpartalluesin e komunizmit", dhe prumjen e "demokracise" n Shqypni?

    Përgjigjjuni
    1. C
      Celo Mezani

      Ka vetem nje pergjigje te forte dhe te qarte: Nendetesia duhet shpetuar dhe mirembajtur dhe kthyer ne muze. Ka nje vlere te jashtezakonshme historike per Shqiperine dhe me guidat e duhura eshte nje atraksion fantastik turistik. Baze ushtarake e Jul Cezarit, baza me e madhe e Traktatit te Varshaves ne Mesdhe dhe tani (ndoshta) baze e Natos. Dy nga luftrat me te famshme ne histori: Lufta Civile ne Rome dhe Lufta e Ftohte kane patur nje episod ne kete baze.

      Përgjigjjuni
      1. V
        V

        Baza eshte e Jul Cezarit apo e Pashalimanit se si trubull te shikoj o Celo Bytha.Une them ta rregullojme te marrim Camerine ti biem grekut si thua ti Celo Shurra

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          o çelo përse na duhet? për të na treguar se dikur kishim kobure në brez dhe sot nuk kemi as brekë?? ec më mirë të kujtojmë se jemi bij etë zotit,ashtu cullak,bythëjashtë dhe se zoti do na mbrojë!! po të mendojmë se kush kemi qënë e kush jemi!? do ja fillojmë me kuje dheeee,ka rrezik të mos na sulmojnë fare!! do thonë lëri këta qurrashët se po na ndyjnë me qyrre!!

          Përgjigjjuni
        2. 3
          300evro

          Kur Cecua kishte bole celiku ! Nje nendetese sot kushton mesatarisht 800 milion € .... Nese do fillonim te ndertojme nje ushtri sa gjysma e Enverit, do n'a duhen ca shekuj. LAVDI ENVER !

          Përgjigjjuni
          1. R
            RAIFI

            Enver Hoxha nuk i prishi marrëdhëniet me BRSS për çëdhtje të marksizmit por për faktin se BRSS rehabilitoi Jugosllavinë anti shqiptare që masakronte kosovarët dhe çvendoste në Turqi.Kurr nuk do të arrin Shqipëria të ketë një udhëheqës që do bënë për Shqipërin sa ka bërë ai. Enveri bëri dhe mbrojti shqipërin duke u rendit në krah të fitimtarët në LD Botërore, bëri një Ushtri që ia kishte lakmi bota,arsimoi popullin,induztrializoi vendin,zhvilloi bujqësinë ua la pikave hidrocentralet që kurr nuk do i kishin ndërtuar këta far halabakët e 30 viteve të fundit.Hapi miniera bëri Kombinatin e Çelikut zhvilloi Industrinë e naftës ku i keni tani këto vepra.Tani Shqipëria për fat të keq është shdndrruar në një vend eksportues të drogagjive,hajnave e prostitutave që kanë vërshuar Europën.Sot greku lojë me Shqipërinë si maca me miun e kërcënon çdo ditë dhe e ka mbush Shqipërinë me varre kinse ushtarësh grek që ato varre do i sjellin edhe territore.Nëse tani jetohet më mirë se atëher nuk është merit e De.okracisë shqiptare por e zhvillimit teknologjik të botës.Në Shqipëri sherbimet e huaja e veçanërisht ai serb e grek kanë shkatrrue çdo bazë përpektive për popullin dhe sot Shqipëria ka gjysmën e banorëve që kishte dikur dhe ate me aspak ndjen kombëtare e njerëzore dhe çdo njeri mundohet të vjedh ,plaçkisë e mashtroi tjetrin .

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sulo Kapedani

              ngadalë se na habite! diku je në rregull, diku ja ke fut kot!!! asnjëherë nuk i ka rënë në mend për Kosovën, aq më tepër në vitet '50, kështu që mos ja fut kot!!

              Përgjigjjuni
              1. O
                Osman Gazepi

                ti Sulo, ku ke mesuar kendim dhe ne cfare viti? Per politike e histori politike nuk po te pyes fare, sepse ti historine e ben si te thote koka ...

                Përgjigjjuni
              2. G
                GB

                Ke te drejt por kujt ja thua

                Përgjigjjuni
              3. ELBA

                Dikur baza e Jul cesarit me vone e turqise ose pasha limani pastaj baze sovjetike pas largimit te Ruseve u be baze e SHQIPERISE pas ardhjes se demokracise u shkaterrua tani po behet baze e NATOS .CDO eshte ne levizje asgje nuk vjen vetvetiu me vone mund TE kete pronar tjeter por polikane qe te ja riktheje SHQIPERISE nuk besoj se do ti viene me .SHQIPERIA KESTU KA QENE DHE KESHTU DOTE MBESE VARFERIA DO TE VAZHDOJE PER DERI SA POLIKANET DO MENDOJNE VETEM PER XHEPAT E TYRE

                Përgjigjjuni
                1. ELBA

                  O SULO ATE QE SHKRUAR E KE ME TE THENAT SE NUK BESOJ TA KESH LEXUAR . .

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    K...

                    Oooo V, o Vrim e Bythes, cte beri Celua, ai tha ato qe dinte. Aq dinte, aq tha, mbaje mu ne V te Bythes o vella.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Komentator Politik ????????

                      2 mistral francez që Rusia nuk i tërhoq dhe përfitoj Egjypti, do na kishin hyr në punë.Shpresojm që nëndetset që Australia refuzoj, të na kalojn neve disa prej tyre.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje