Rasti i Ballshit e jo vetëm: Rilindja Urbane që s’vlen!

1 Qershor 2022, 10:24Sociale TEMA

Rasti i Ballshit e jo vetëm: Rilindja Urbane që s’vlen!

Një ditë më parë, kryeministri Rama do publikonte fotot e radhës së Rilindjes Urbane dhe pikërisht nga Ballshi, qytet i krijuar për Rafinerinë e famshme, e cila tashmë, pasi nuk do ekzistojë më pas viteve lëngatë, vë në pikëpyetje dhe vetë ekzistencën e këtij qyteti apo qyteze.

Pra, ai ndryshim estetik që vijon të promovojë Rama, mund të thuhet se s’vlen një hiç para pikëpyetjes së madhe: do ekizstojë apo jo Ballshi? Sepse nëse do ekzistojë, për çfarë do ekzistojë derisa i ka rënë tërësisht konteksti ekonomiko-social i eksistencës?

Dhe kjo nuk vlen vetëm për Ballshin, vlen dhe për dhjetra qytete apo qyteza në Shqipëri, që nuk ka revolucion estetik që i shpëton nga tendenca e pafrenueshme dot e shuarjes. Janë pikërisht ato që me rënien e sistemit komunist, krijuar nga ai sistem, e kanë humbur tërësisht kuptimin ekzistencial. Dhe kjo mund të thuhet se është gati gjysma e Shqipërisë.

Kjo gjysmë ka jetuar me inercinë e ish-komunizmit dhe gati 20 e ca vite pas rënies së tij, e tani që kjo inerci është shuar, po troket dhe shuarja e tyre. Ky ka qenë e vijon të jetë një ndër debatet e munguara të politikës e jetës publike, ajo mbi kuptimshmërinë e kësaj gjysme, ku përfshihen sidomos ish-qytezat e dikurshme të ekonomisë socialiste.

Turizmi që shpall me të madhe qeveria, duke e trajtuar si “motor ekonomike”, është në rastin më të mirë një iluzion. Turizmi mund të jetë ndihmëtar deri diku, por jo aq burim ekonomik për t’i mbajtur në jetë qendra të tilla banimi, sado të rilindura nga pikëpamja urbane. Me ç’turizëm do mbahet Ballshi, meqë është rasti më i freskët?

Nuk ka asnjë diskutim se Rilindja Urbane është ndër punët më të mira të Ramës, parë sipërfaqësisht. Qytetet e qytezat e Shqipërisë ishin një shëmti e pakapërdishme. Por kjo lloj rilindjeje estetike nuk ka mundur dot të prevalojë mbi aspekte të rrënimit social, ku shkaku kryesor është ekonomia.

Paskomunizmi shqiptar ka provuar se shqiptari nuk e ka dhe aq problem mizerjen urbane nëse ka xhepin plot. Në një kuptim më banal, mjaft të ketë para bollshëm në xhep për të ngrënë e pirë, pa nuk pyet fort për cilësinë arreduese të lokalit. E kundërta, sado luks që të jetë lokali, kur s’ka lekë as i hyn në sy.

Nuk dihet nëse Rama e ka marrë në llogari këtë aspekt kur ka vendosur t’u heqë mizerjen urbane shqiptarëve, pa menduar më parë nëse kanë apo jo më shumë para në xhep si në një të djeshme jo fort të largët, ku prej lekut të madh dhe te shtresat e mesme e të ulëta, Shqipëria shijohej më tepër paçka mizerjes së madhe urbane. 

Nuk ka dyshim që sot Shqipëria, në aspekt të kualitetit urban, infrastrukturës dhe estetizmit të jetës, është ku e ku nga e djeshmja. Sot dhe tokat janë më të punuara, duke qenë madje dhe ato të rilindura estetikisht, të cilat i kanë dhënë Shqipërisë një pamje dhe më shumë tërheqëse për syrin. 

Por krahas kësaj, Shqipëria vuan sot problematika që deri dje as në lajme nuk ekzistonin. Kryesorja, prej nga rrjedhin të tjerat, është ekonomia. Ajo lloj ekonomi që çon para në xhepat e të gjithë shtresave dhe që ka si burim fronte të qëndrueshme punësimi. Nuk janë bujtinat ato që prodhojnë para, sado tërheqëse dhe sado ndihmëtare ekonomie. Ashtu siç me Rilindjen Urbane, e cila sado tërheqëse, së paku deri më tani ka rezultuar dështim në terma ekonomiko-socialë.

Si në Ballsh: aty nuk duan rrugë apo fasada më të bukura, aty duan punë dhe të ardhura më të shumta. Kush do jua sigurojë tashmë që Rafineria nuk do ekzistojë?

Ky është debati, jo vetëm për Ballshin por për gati gjysmën e Shqipërisë që është si Ballshi.(Tesheshi)                                     

26 Komente

  1. e
    eli

    Nga sheshi tek sheshi e qeruan edhe Ballshin! Sa gjithologe qe kemi mor aman.Pam pam pam analiza dhe ja qyteti mori fund.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shaqo

      Ku gjenden keta truthare me shumice? Mire, thote, e rregullove qytetin, por a do te ekzistoje ai? Cfare cinizmi! Rrace e peshtire, po ky Ballshi alias Bylis, ka ekzistuar qe ne lashtesi, dhe nje debil, pas 1000 e ca vjetesh thote, kot e rregulloni, se nuk do te ekzistoje. O Eli, merite ka dhe Merua qe nxjerr cfare persheshi jane mediat tona, qe akuzojne Ramen per arrogant dhe nuk marrin ne konsiderate cfare shkruajne e thone per to qytetaret e thjeshte.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vk

        Qyteti ekziston kur behet qender ekonomike mer shaqo. Nuk eshte arsye ajo qe meqe ka ekzistu duhet te ekzistoje pergjithemone. Sa e sa qytete jane zhdukur. Gjithesesi, shkrimi nuk thote qe Ballshi duhet te zhduket, por e merr si shembull per te ilustruar qe fasadad nuk e shpetojne dot qytetin, pa mbeshtetje ekonomike. Une mendoj qe estetika e qyteteve duhet te kete prioritet te larte sidomos ne ate dhune babezie qe solli post-komunizmi. Por nga ana tjeter e kuptoj edhe autorin e shkrimit sepse nuk do e mbajne fasadat qytetin gjalle. Nuk do shkojne turistet e huaj te shohin fasadat e ballshit, apo kudo te jete.

        Përgjigjjuni
        1. q
          qe te kuptosh

          Autori i shkrimit eshte nje RROT CARI!

          Përgjigjjuni
        2. e
          eh c'na gjeti

          Po c'jane keto traplleqe qe thote ky gazekari!? Po Ballshi eshte rritur e zmadhuar si kurre me pare, ka sot rret 50 mije banore nga 10 mije qe kishte ne 1990! O zot c'na ka gjet me keta te kazan halese!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arzt

            Po si paska Ballshi 50 mije banore mo palle? Korça mezi i ka 40 mije banore, i paska Ballshi 50 mije. Na mbyten debilet dhe analfabetet funksionale qe nuk kuptojne ato qe lexojne. Rama u beri fasad dhe u rregulloi qendrat ketyre karakatinave urbane por nderkohe nuk kane uje te pijshem ne çezma... Pune hajdutesh

            Përgjigjjuni
      2. T
        Taulant

        Fatkeqesisht nuk ka nje program ekonomik qe i pershtatet vendit. Ne qeveri dhe ministrira jane jo vetem njerez te paafte nga ana profesionale e akademike por edhe hajduter. Bujqesia qe eshte sektori qe do ndikoj ne mos braktisjen e fshatit nuk mbeshtetet. Ndihmat per bujqesin jane 18 here me pak sesa vendet fqinje. Turizmi ? Asnje vend qe eshte mbeshtetur vetem tek turizmi nuk eshte zhvilluar eshte nje sektor suplementar. Vendi yne si nje vend i varfer duhet te stimuloj bujqesin industrin e leht dhe ate ushqimore. Ngaqe kostoja eshte e ulet mund qe edhe te stimuloheshin firmat e huaja qe kane nevoj per produkte qe prodhohen me kosto te larte punetore. Nuk ka nje ekonomist ne qeveri qe te kete perfunduar studimet ne vendet e zhvilluara dhe te jete afirmuar si ekonomist. Po te shikojm vendet perreth ministrat e tyre kane studjuar ne universitetet me te mira te botes. Kam parasysh Greqin e Bullgarin. Ne Shqiperi kryeministri eshte nje akademik i deshtuar min.Ahmetaj nje mesues Anglishtje ata aguridhet e tjere nuk dihet cfare kane studjuar.

        Përgjigjjuni
        1. A
          ALB Patriot

          Ju jap shume te drejte! Vendi ka vuajtur, po vuan e (fatkeqesisht) do vuaje nga HAJDUTERIA e KEQADMININSTRIMI i Pasurise Kombetare keto 30 vite. Per shkak te politikaneve TE PAPERGJEGJSHEM!

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sqepari

          I dhe nje shesh me estetik dhe i hoqe punen, i more te ardhurat, i shtove streset. Po cte duhen vetullat o mburravec, kur nuk sheh?

          Përgjigjjuni
          1. B
            Byrektore SHQUP-i

            Fiks sqepar qenke!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sala

              Une them ta prishim prape qytetin, se s'kemi pune.

              Përgjigjjuni
          2. N
            Nj qytetar

            Jam dakort me kete artikull eshte gjysma e Shqiperise me kete gjendje qe kur u prshen keto industri te renda ato i dhane jete vendit dhe te zhvillonin edhe turizmin si pengonte njeri po eshte sabotuar dhe me qe Saliu eshte gjalle le te jape nje pergjigje pse i prishi ?

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nj qytetar

              Jam dakort me kete artikull eshte gjysma e Shqiperise me kete gjendje qe kur u prshen keto industri te renda ato i dhane jete vendit dhe te zhvillonin edhe turizmin si pengonte njeri po eshte sabotuar dhe me qe Saliu eshte gjalle le te jape nje pergjigje pse i prishi ?

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zdromsi I bashkisë

                Edvini Llapa përdor floririn për gozhdë.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  ENTSOE

                  Shkrim per te mesuar doren, cirak gazetar!

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mekaniku

                    Shqiperia eshte si nje makine qe mbetet e fundit ne autostrade, ben zhurme, nxjerr tym, sepse ka nevoje per shume riparime, duke filluar nga motori qe duhet i ri, dhe ti e con te nje “usta” qe nuk t’i ben asgje pervec disa lyerjeve te pjeseshme dhe nderrimit te tapeteve dhe cmimin ta ve si per servis te plote.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Latifi

                      "Zdromsi" zdromes mbetet dhe ashtu e pafshim.

                      Përgjigjjuni
                      1. o
                        objektivisti

                        Nje mik im thote me te drejte Fajin e ka amerika qe sna merr ne 1.5 milion shqipkareve qe kemi ngelur ne kete vend ne gjirizin e saj dhe kete fare vendi ta beje poligon te provave berthamore

                        Përgjigjjuni
                        1. o
                          objektivisti

                          Nje mik im thote me te drejte Fajin e ka amerika qe sna merr ne 1.5 milion shqipkareve qe kemi ngelur ne kete vend ne gjirizin e saj dhe kete fare vendi ta beje poligon te provave berthamore

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gerdeci

                            Koncepti i artikullshkruesit eshte teresisht i gabuar. Rilindja urbane, rruget, sheshet e perteritura sjellin zhvillim, hapje ekonomish te vogla e familjare, sjellin vizitore dhe konsum. Apo te lihen ne meshire te gropave dhe teneqeve!?

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              shqip

                              Keto jane investime strategjike per arkeologet e vitit 4500 kur te zbulojne "bemat" e debilave tane politikane sesi zhdukin qyteterime me nje te rene te lapsit.Jane plane afatgjate te JANULLES me shoke per te zhdukur cdo gje qe ka te beje me historine tone sepse duke zhdukur Ballshin me nje qyteterim mijeravjecar,mbyllin "nje telash" per ta.Ku i dihet,me pas mund te ndertojne ndonje varreze tjeter me pushtuesit greke (me kocka qensh me mire thuaj).

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                kombinati

                                prishi gjithë bizneset,shumica e pakompesuar për pronat....të gjithë u larguan dhe ata te paket qe kane ngelur po largohen gradualisht , se bizneset dhe pronat që kishin ikën bashk me Rilindjen urbane...e cila i dhe goditjen perfundimtare braktisjes se ketyre qytezave

                                Përgjigjjuni
                                1. l
                                  lavdosh

                                  shume shkrim i dobet. Nuk kam me shume komente per kete shkrim medioker

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Niko

                                    Turistat qe te vizitojn nje vend qe te len parat u pelqen pastertia dhe bukuria dhe jo plehrat dhe pallatet shemtira te komunizmit.Po shumica e komentuesve duan vetem buk dhe te rine mes bajgave dhe shemtires si ne indi.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kristi

                                      Sidoqofte eshte normale qe te rigjallerohen qytetet e qytezat...tju ndryshohet fytyra,te mos braktisen,te mbeshteten ekonomikisht pasi rreth Tyre ka toka,bujqesi,...e vlera te tjera... Para pak ditesh nje miku Im promovoje nje liber te tij,..te Ri dhe nder te tjera u fol shume per Liberian,dhe per qytetin,jeten e tij,,we I kushtohet dhe libri,..Ky qytet eshte Peqini,..nje qender e lashte me histori te lashte,..arsimdashes ,me kontribute te bijeve te tij ne kulture,art e ndertimin e vendit... Shpresoj qe ndjeshneria te shkoje ne zyrat e mendjet e atyre qe ...levizin gjerat.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Arzt

                                        Po ç'Peqin mo t'u mbyllte e mendjes? Ke qene ndonjehere ne Peqin? I thone qytet por ne rruget e tij gjen kope me dele

                                        Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje