Ngjarja në Librazhd, flet e ëma e vajzës: Nuk ngremë dot kokën lart, duhet të shpërngulemi nga këtu

31 Maj 2022, 13:15Sociale TEMA

Ngjarja në Librazhd, flet e ëma e vajzës: Nuk ngremë dot

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Librazhd disa ditë më parë, ku në një video të shpërndarë në media dukej një vajzë që dhunohej, pasi ishte kapur nga familjarët e burrit me një tjetër mashkull në shtëpi, është komentuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur për “Top Channel” nëna e vajzës. Ajo u shpreh se të gjithë familjarët janë në gjendje shumë të rënduar psikologjike dhe nuk e ngrenë dot kokën lart.

Zonja tha se nuk e kanë dhunuar vajzën pas publikimt të videos dhe se ajo ndodhet në Tiranë nën kujdesin e Shoqatës së të dhunuarve.

Nëna e vajzës tha se personat që kanë nxjerrë videon duhet të përballen me ligjin dhe kërkoi ndihmë për tu shpërngulur nga vendi ku jetojnë pasi situate në të cilën ndodhen është shumë e rëndë.

“Jemi jashtë mase keq, jemi në depression të gjithë. Nuk e ngremë dot kokën lart. Videoja duhet të hiqet. Vajza ishte e sëmurë nuk e dinte se çfarë fliste në intervistë e morën me zor. Ne nuk e dhunuam vajzën. Ngelëm pa ndjenja. Nuk e dimë se çfarë është bërë. Vajza ka ikur në Tiranë, e ka marrë shoqata e Elbasanit nuk e dimë ku është. Ata persona që kanë nxjerrë videon duhet të ndiqen. Ne kërkojmë të ikim nga këtu të shpërngulemi, nuk jetohet më këtu.”

9 Komente

  1. S
    Saleh

    Shoqeri shkerdhate. Injorance ekstreme. E dhane femijen sikur ishte lope qe 17 vjec e kthyen ne skllave te injorances. Me skandaloze jane bythqimat qe e shajne dhe denojne. E shkreta po perpiqej te gjente shpetim nga ajo jete shkerdhate ku e kishin futur keta monstra. Duke filluar nga shtepia e vet deri te vjehrri qe thoshte me krenari qe ishte kurvar. Nje femije qe i hanin leket shtepia, punonte gjithe diten dhe mbante dhe shkerdhatat me pune shtepie e gatim. Ne moshen e endrrave 20 vjec. Kur thone ta ndante. Ku te mbytej? Te babai qe e shiti te kafshet apo ne shtet? Varferia eshte ti qr po injorance eshte me keq akoma.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eva

      Nuk i heq asnje fjale komentit te mesiperm te "Saleh"!

      Përgjigjjuni
      1. p
        patrioti-gjermani

        Ne shumicen e gjerave qe ke shkruajtur ke te drejte. Por duhet permendur nje gje. Po tani cfare do bej kjo vajza? Kush do kujdeset per te. Pse nuk iku me heret tek shoqatat e Elbasanit po iku tani. Nuk do kishte qene me mire ta bente kete gje me perpara se te sillte nje mashkull te huaj ne shtepine e bashkeshortit duke pasur dhe familjen e tij nje kat me poshte.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkodrani

          Te pakten nuk do te jete me skllave. Njeriu mund te rrezohet (jo per fajin e saje) por me kurajo mund edhe te cohet perseri. Per viktimen nuk do te jete e lehte, prandaj shpresoj ta ndihmojne. Ajo ka punuar dhe kujdesur per te tjeret, tani i duhet te kujdeset vetem per veten.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Saleh

            Po te gjykosh nga larg eshte kollaj. Ik jeto njehere ne ate shoqeri anadollake pa informacion ku informacioni i vetem jane ca te lodhur pastaj fol. Dinte Ajo qe kishte shoqata e lesh e presh per situata te tilla.

            Përgjigjjuni
          2. D
            Deda plak

            Po mirë more zotni .kur kjo vajzë nuk pati guximin me kundërshtu martesën si e gjeti guximin me ngrejt këmbët në krevatin e burrit .kjo vajzë do të ishte më korrekte me veten dhe normat në qoftë se do kërkonte divorcin dhe të vazhdonte jetën e lirë.por jo!kjo donte edhe lekët e burrit edhe qefin vetes.

            Përgjigjjuni
          3. D
            Doni

            Saleh koment fantastik, flm

            Përgjigjjuni
            1. 1
              123

              Bravo "Saleh" e ke pikur.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lavdi prostitucionit

                Pikerisht per te mos qene skllave tentoi te behet vipe.Nje gje Ka bere gabim.Te shkonte te perputhje.Aty gjente lirine,emancipimin,por Edhe parate.Turp per vjehrrin dhe vjehrren qe e publikuan visione heroike ne rrjetet sociale.Tek perputhen cdo gje eshte legale,kishin bere nje emision perputhje dhe vete.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje