
Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar për abuzimin që tregtarët po bëjnë me çmimin e vajit të misrit, produkt që është i pakontrolluar nga Bordi për çmimet.
Me anë të një video në Facebook, Braçe i bën thirrje qytetarëve që të blejnë vaj ulliri në vendin tonë në mënyrë që të kursejnë dhe të ushqehen shëndetshëm pasi shitet 100-150 lekë më lirë se vaji i misrit.
“Çfarë t’ju them? Natyrisht që Bordi i çmimeve bëri mirë që vuri në kontroll çmimin e vajit të lulediellit, por mesa duket qenka kompensuar me çmimin e vajit të misrit. E kisha dëgjuar edhe këtë fakt. Bordi bëri një ushtrim jetik për vajin e lulediellit, analizoi blerjen dhe vuri nën kontroll çmimin. Një thirrje kam, nga Lushnja në Divjakë, Berat, Fier, Dumre, sipër në Lezhë keni vaj ulliri me 400-450 lekë/litër. Sa të blini vaj misri me 500-550 lekë, shkoni e blini vajin tonë të ullirit, është i jashtëzakonshëm për t’u ushqyer dhe për të kursyer siç duket qartë nga çmimet tani”, tha Braçe.
vajin e ullirit e perzienin me vaj luledielli e i hidhnin koncentrat me shije e ngjyre ulliri. Tani qe vaji i lulediellit eshte bere me i shtrenjte se vaji i ullirit safi, shqipot do ta perziejne me vaj makine e koncentrat
Si gjithmone i gjendur,i dobishem,i vleresuar per ato qe ben dhe thua. Konsumatori duhet ta vleresoje duke blere vaj ulliri shqiptar.
Populli ankohet sepse mezi i ka 200 leke per vajin e luleve qe ka shkuar 500, ndersa Brace u thote bleni kete tjetrin qe kushton 1000. Brace ka te drejte, sepse populli shqiptar NUK DI te jetoje ne varferi sic duhet. Pra... kur te mos kete buke, populli le te haje peshk dhe kavjar! Paninet le ti zevendesojne me cokollata, ndersa ujin me qumesht e cocacola.