FOTOT/ Rama publikon pamje nga Shiroka: Së shpejti, varkat turistike në dispozicion të vizitorëve

18 Qershor 2023, 09:18Turizëm TEMA

FOTOT/ Rama publikon pamje nga Shiroka: Së shpejti, varkat turistike

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin kësaj të diele pamje nga Liqeni i Shirokës në Shkodër.

Rama shkruan në Facebook se së shpejti varkat do jenë në dispozicion të vizitorëve.

Varkat e veçanta turistike të cilat bashkia e Shkodrës do t’i vendosë në dispozicion të vizitorëve, do të financohen me mbështetjen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë pamje prehëse nga Liqeni i Shirokës në Shkodër, si edhe me disa foto të modelit të varkave turistike, të cilat së shpejti do të vihen në dispozicion të vizitorëve nga Bashkia e Shkodrës, me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj të diel të paqtë”- shkruan Rama.

3 Komente

  1. P
    Petrit

    O Filozof, mos na i paraqit si "terheqje turistike" barishtet qe kane dale si pasoje e moskujdesjes dhe papasterite ndaj liqenit.

    Përgjigjjuni
    1. O
      On

      Vazhdon shfrytezimi antiligjor I pushtetit...FSHZH leve e partise se punes.

      Përgjigjjuni
      1. e
        er...

        Liqeni i Shirokes??? Ku ndodhet ky??? Deri dije sikur quhej Liqeni i Shkodres, prane te cilit ndodhe fshati i Shirokes... Prandaj gazetaret duhet te japin provimet e matures shteterore... se merziteni pastaj kur ju quan AI I GJATI, "kazan"... :(

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje