
Kryeministri i vendit Edi Rama ju ka uruar të gjithëve një javë të mbarë me Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.
Në postimin e tij në Facebook, Kryeministri Rama shkruan se ky spital është një investim madhor i projektuar dhe i realizuar duke siguruar standardet më të larta europiane në çdo aspekt.
Kryeministri Rama thotë se Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT së shpejti do të hapë dyert si një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë.
“Me Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, një investim madhor i projektuar e realizuar duke siguruar standardet më të larta europiane në çdo aspekt, i cili së shpejti do të hapë dyert si një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.
Investim i madh Z. Kryeminister por uroj te sherbehet me ndergjegje dhe pa korupsion. Mjeku apo i gjiethe personeli qe do sherbej duhet te kete durim persa i perket komunikimit me pacientet dhe sherbimit ndaj tyre.Dikur eshte thene nga mjeket e vjeter nje shprehje ne personelit te vjeter qe kemi sherbyer neper spitale dikur: Sa Kaloni pragun e portes se spitalit dhe hyni ne pavjon vishni bluzen e bardhe dhe ketu haroni hallet qe kini dhe perqendrohuni tek i semuri per te qene sa me afer ne hallet e tij . Ky lloj sherbimi ka kohe qe mungon ishalla rikthehet ne te mire te njerezimit kaq i duhet te semurit. Te mos shkoj dem gjth ai investim.