Tërmeti: Lëkundjet ndihen edhe në Lezhë, qytetarët dalin nga banesat

15 Janar 2023, 23:34Sociale TEMA

 

Tërmeti: Lëkundjet ndihen edhe në Lezhë, qytetarët

Lëkundjet sizmike kanë krijuar frikë dhe panik te qytetarët në Lezhë, ku nuk kanë munguar ata të cilët kanë dalë nga banesat e tyre duke qëndruar në rrugë apo automjete. 

Një tërmet i fuqishëm është ndjerë mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit. Konkretisht raportohet se janë ndrejë lëkundje të fuqishme në Tiranë. Durrës, Fushë-Krujë, Lezhë, Korçë, Elbasan, Berat.

Sipas EMSC-së tërmeti është 5.2 ballë i shkallës rihter dhe epiqendra është në Burrel dhe 29 kilometra nga Tirana.

Sizmiologu Rrapo Ormeni në një intervistë për Report Tv tha se nuk ka vend për panik nga tërmeti. Sipas tij epiqendra ishte në Klos dhe ishte4.7 ballë i shkallës rihter.

‘Një tërmet i cili ka rënë tani është me epiqendër 25 km në verilindje të Tiranës është ndjerë fort dhe në Tiranë. Është një tërmet 4.7 i shkallës rihter dhe mbi 6 ballë. Utet në tërmete të zakonshme që përsëriten çdo vit. Zona Bulqizës Dibër është një zonë sizmikë. Pas këtij tërmeti ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla. Nuk është një tërmet që shkakton panik, nuk shkakton dëme materiale.- tha Ormeni.

Pas valës së tërmeteve, të gjithë shërbimet e emergjencës së Bashkisë së Tiranës kanë kaluar në gatishmëri të plotë. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i bën thirrje qytetarëve që të sinjalizojnë për çdo problematikë në numrat e emergjencës. “Nje vale termetesh jane ndjere ne Tirane. Sherbimet tona te emergjences kane kaluar ne gatishmeri te plote! Per cdo problematike ne banesa apo rruge malore, ju lutem na sinjalizoni menjehere ne nr. ☎️ 112 ose zjarrifikesit nr. 128 ????!

Kujdes per njeri-tjetrin! #BASHKE “, shkruan Veliaj.

Lini një Përgjigje