Plasaritet pallati në Bulqizë, banorët dalin jashtë nga banesa: Do e kalojmë natën te të afërmit

15 Janar 2023, 23:52Sociale TEMA

 

 

Plasaritet pallati në Bulqizë, banorët dalin jashtë nga

Nga Bulqiza ku edhe janë ndjerë të forta lëkundjet e tërmetit me epiqendër në Klos, korrespondenti i Report Tv ishte në një pallat që kishte dëme materiale që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, por që plasaritjet ishin shtuar.

Kryefamiljari tha në një intervistë për Report Tv se ndihen shumë të frikësuar dhe se banorët e pallatit të gjithë kanë dalë jashtë nga banesa.

‘Tërmeti ishte shumë i fuqishëm, mbajti për disa sekonda. Kemi dalë nga banesa. Është çarë goxha nga lëkundjet e tërmetit të kaluar të gjithë banorët kanë dalë jashtë nga frika. Kanë dalë me fëmijët e vegjël dhe banorët janë shumë të shqetësuar. Natën kemi dalë të shohim të ndonjë mik i joni.- u shpreh ai.

Në qarkun e Dibrës, ku edhe ishte epiqendra e tërmetit, konkretisht në Klos, raportohet për dëme të lehta në disa banesa, kryesisht plasaritje muresh si dhe në disa oxhaqe, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar. Banorët janë të shqetësuar pasi lëkundjet janë ndjerë shumë të forta.
Në Tiranë nuk raportohet për dëme materiale, por lëkundjet e forta kanë krijuar panik tek banorët, një pjesë e të cilëve kanë dalë nga banesat.
Në Elbasan, lëkundjet janë ndjerë të lehta dhe nuk ka shkaktuar dëme në banesa.
Në Shkodër lëkundjet janë ndjerë të lehta dhe nuk raportohet për dëme. Lëkundjet janë ndjerë në katet e sipërme të pallateve.
Në Durrës është ndjerë i lehtë, por nuk ka shkaktuar panik tek banorët.
Edhe në Lezhë janë ndjerë lëkundjet sizmike, të cilët krijuan frikë dhe panik te qytetarët, ku po ashtu nuk kanë munguar ata të cilët kanë dalë nga banesat e tyre duke qëndruar në rrugë apo automjete, por nuk raportohet për dëme.

Lini një Përgjigje