Frika nga përmbytjet, Vlora “barrikadohet” si Florida

12 Nëntor 2024, 17:14Sociale TEMA
Frika nga përmbytjet, Vlora “barrikadohet” si Florida

Qytetarët e Vlorës kanë marrë masa pas parashikimeve se vendi mund të përballet me reshje të shumta shiu që do të shkaktojnë përmbytje.

Vetëm pak ditë pasi qyteti bregdetar u përball me përmbytje masive, rrugë të mbushura me ujin që depërtoi në katet e para dhe të nëndheshme të pallateve dhe bizneseve, vlonjatët duket se i kanë paraprirë kësaj situate.

Këtë herë shumë biznese kanë vendosur thasë të mbushur me rërë në hyrjet e tyre, në tentativë për të mbajtur ujin larg, pamje që të sjellin ndërmend përgatitjet e qyteteve amerikane nga uraganët sezonalë.

Kujtojmë se nga përmbytjet e para pak ditëve më parë, u raportuan dëme të shumta, ndërsa qytetarët shprehen se ende nuk janë dëmshpërblyer.

3 Komente

  1. M
    Mjere Shqipja

    Meroja ka shkruajtur nje editorial per lidhjen e afert qe ka gazetaria dhe letersie. Ky qe ka bere kete "artikullin" dhe qe perdor fjalen "barrikadohet", nuk ka lidhje as me njeren dhe as me tjetren.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Ja kaq

      Këta rropqirat e temës sikur kanë për mision të shkatërrojnë gjuhën shqipe se nuk shpjegohet ndryshe

      Përgjigjjuni
      1. B
        Barri-kadohet=idiotësi

        Idiotësi gazetareske nga injoranca në njohjen e gjuhës shqipe! Kur institucionet kombëtare të gjuhësisë do të aplikojnë gjoba për këta idiotë, që fusin idiotësi publike në këtë gjuhë perëndie? A ka redaktor gazeta TemA?!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje