Gener 2: “Blue Borgo” në përputhje me ligjin, gjyqi i përfolur s’ka lidhje me projektin

26 Shkurt 2026, 10:15Sociale TEMA

Në vijim të zhvillimeve dhe pretendimeve të shpërndara ditët e fundit në media dhe rrjete sociale lidhur me projektin turistik “Blue Borgo” në afërsi të Ranës së Hedhun, në zonën e Velipojës, kompania Gener 2 ndjen detyrimin të informojë opinionin publik me qartësi, përgjegjësi dhe transparencë të plotë si më poshtë:

Procesi gjyqësor për të cilin është përfolur në mënyrë tendencioze, siç mund të shihet edhe nga harta ilustruese, nuk ka asnjë lidhje me perimetrin, ku aktualisht po zhvillohet projekti “Blue Borgo” dhe për pasojë nuk ka asnjë lidhje juridike apo faktike me kompaninë.

Gener 2: “Blue Borgo” në përputhje me ligjin, gjyqi i

Gjithashtu, Gener 2 ka ndjekur me shqetësim zhvillimet në terren, ku punonjësit e kompanisë sonë janë përballur me tensione dhe tentativa sulmesh, ku theksojmë se siguria e punonjësve është prioriteti ynë absolut dhe se çdo akt intimidimi apo dhune ndaj tyre duhet të trajtohet me seriozitet maksimal nga institucionet ligjzbatuese.

Në këtë kuadër, falënderojmë Policinë e Shtetit për seriozitetin profesional, ç’ka ka bërë të mundur shmangien e incidenteve më të rënda si dhe garantimin në një farë mënyre të rendit, ku puna ka vazhduar ndonëse në kushte shumë të vështira.

Në respekt të publikut, Gener 2 sqaron sërish se projekti “Blue Borgo”, i zhvilluar nga shoqëria “Aba Blue Borgo” sh.p.k. është në përputhje të plotë me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

Nga momenti i konceptimit të projektit e deri në marrjen e lejes përfundimtare të ndërtimit në dhjetor 2025 nënvizojmë se janë ndjekur me rigorozitet të gjitha procedurat ligjore të parashikuara nga legjislacioni shqiptar duke respektuar dokumentacionin e plotë teknik, ligjor dhe mjedisor si dhe përfundimet nga dëgjesat publike me komunitetin lokal.

Gener 2 garanton se gjatë gjithë këtij procesi nuk është cenuar asnjë e drejtë pronësie e askujt, nuk është shkelur asnjë interes i ligjshëm i palëve të treta që disponojnë dokumente që vërtetojnë pretendimet e tyre, si dhe projekti është mbështetur vetëm në vendime të formës së prerë, të certifikuara në të gjitha shkallët e gjyqësorit, ku në asnjë fazë të procesit nuk ka pasur problematika ligjore apo kontestim të mbështetur në dokumente zyrtare që mund të cenojë vlefshmërinë e projektit.

Çdo interpretim tjetër, garantojmë se është spekulativ, i pabazuar në dokumentacion dhe kontribuon në krijimin e një perceptimi të rremë në opinionin publik.

Ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm për zhvillimin turistik të vetë zonës, duke krijuar një pol të ri ekonomik, punësimi dhe standarde bashkëkohore ndërtimi dhe zhvillimi të qëndrueshëm për të gjithë aktorët lokal.

Gener 2 mbetet e vendosur për ta realizuar brenda afateve të parashikuara, në respekt të plotë të ligjit dhe me standardet më të larta profesionale.

Në përfundim të këtij reagimi, kompania mbetet e hapur plotësisht ndaj çdo institucioni, organi mediatik apo subjekti që kërkon informacion të bazuar në dokumente dhe fakte, duke garantuar transparencë të plotë./A2CNN

7 Komente

  1. n
    niko kalemi

    Deklerate e mirpritur nga firma "Gener 2",deklerate e cila hedh poshte njoftimet tendecioze te gazetes Bolinos dhe deri diku te gazetes Dita,pronaret e te cileve e dine shume mire se banoret e kane problemin me pronarin aktual te tokes me te cilin ka kontraktuar firma" Gener 2" dhe jo me firmen zhvilluese te projektit qe eshte firma "Gener 2"

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mero

      Po mire o Niko, keshtu sic thua ti, i bie qe edhe pronari i tokes te jete aksioner ne projektin ne fjale. Po nese pronari i tokes i ka me fallcifikime pronesine e tokes, atehere banoret kane te drejte te bejne presion. Po mire ky pronari i tokes ku do zhvillohet projekti si u be pronar me 40 apo 50 ha (nuk e di sakte) - di gje ti qe te na sqarosh?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parku Rinia

        Grabitja e tokave e/o trojeve nga oligarket e PD-se e te PS-se ( transgjinoret politike, = ¨businessman-e¨, 'Piter-Paniste', te cilet prej 35 vjetesh po pasurohen vetem me BIBERON-in e Qeverise e te Buxhetit te Shtetit, ----- po realizohet deri me dhune e brutalitet nga forcat e Policise se Shtetit, njesoj si ne Kinen Komuniste ! ----- = Para 1 jave, Gjykata e Larte i ka njohur perfundimisht pronen prej 2,1 hektare njerit prej ketyre banoreve, = = = FAKT i mjaftueshem qe SPAK-GJKKO te veprojne sa me shpejt, e te vendosin Sekuestrimin Preventiv ne te gjithe territorin e kantierit te oligarkut Bashkim Ulaj, deri ne verifikimin e plote te dokumentave kadastrale te ¨kalimit¨ te ketyre trojeve, ( konsideruar denoncimin e banoreve pronare e sot protestues direkt ne zyrat e SPAK-GJKKO ! ) ---- ----- ----- e/o njekohesisht edhe te dokumentave ne lidhje me Licencen e koncesionit me 1 euro !

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sokol, NY

        Kjo eshte skema qe oligarket tane perdorin perhere per te vjedhur pronen ne Shqiperi. Kete ka bere dhe Samiri dhe Sandri ne Jug. Paguajne Kadastren qe prona ti njihet ndonje personi te panjohur, nje humbaneo qe nuk e njeh kush e nuk lidhet dot me firmen e tyre. Ky personi, shpesh pa asnje lidhje me zonen apo edhe me Shqiperine, me pas vjen e firmos nje kontrate shitje te oligarku e pastaj iken jashte vendit. Cuditerisht ama, vetem banoret e zonave respektive nuk dalin ndonjehere pronare te prones.

        Përgjigjjuni
      3. K
        Kola

        Ju shkerdhefsha ropt juve te Gener2, ku pidhin e robve e gjetet kete toke ju ta zhvilloni kurva muti? Ropt ku ti keni hajduta ju qifsha motrat.

        Përgjigjjuni
        1. F
          FSHATARI

          E verteta eshte se " pronari " i tokes i cili ka bere marreveshje me Kompanine e mafiozit Ulaj e ka bere token " te veten " me dokumente false. Mire mafiozi dhe oligarku Ulaj qe vazhdon e ngul kembe ( me mendjeshkurtesi ) ne vazhdimin e punimeve, po qeveria e superkorruptuar e Mjekerrcjapit Rama, si shpjegohet qe per gati nje muaj s'ben gje tjeter vecse dergon policet te dhunojne fshataret te cilet jane pronaret e vertete te asaj siperfaqeje ? Ore, qofte Ulaj, qofte Mjekerrcjapi Rama, a kane menduar ndonjehere se mund t'i ike koka ndonje polici, rojeje civile apo edhe vete Ulajt ? Jo per gje, por nje thenie e vjeter mirditore, thote se " Kush ka ba ndermend me vdeke, qeveri e shtet asht vete ". Qendrimi i paturpshem dhe kompromentues i qeverise aktuale eshte shume domethenes dhe tregon qarte qe eshte nje qeverisje e papergjegjshme dhe e pamerituar, nje tufe hajnash dhe aleatesh ne vjedhje me oligarket dhe trafikantet e droges e korrupsionit.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tr

            Shume kollaj zgjidhja. Banoret me qe pretendojne fallsifikim le te shkoje tek Arshiva e Shtetit . Te kerkojne hartat dhe letrat origjinale para 1945. Kaq e thjeshte eshte. Me hipoteka e kadastra nuk mbaron pune.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje