Laureta dhe Mirushja janë dy motra binjake që përballen në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq”. Laureta e ka thirrur në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan motrën e saj për t’i kërkuar kthimin e një borxhi që ish-bashkëshorti i saj i ka marrë familjes.
Mirushja thotë se ish-bashkëshortin, i cili është shqiptar i Kosovës ia ka prezantuar vjehrra e Lauretës. Ajo shton se lidhja ka mbaruar dhe ka krijuar një familje të re. Për shkak të konfliktit të parave, familja e ka nxjerrë Mirushen jashtë shtëpisë dhe nuk ka kontakte me të.
Laureta: Zotëria nga Kosova i ka kërkuar babait tim lekë…
Mirushe: Pse më ke sjellë këtu sot?
Laureta: Të kam sjellë këtu që t’i kthesh lekët familjes time, babait tim dhe vëllait tim.
Eni Çobani: Po mirë, ky babai dhe vëllai janë edhe të Mirushes apo jo, s’janë vetëm të tutë apo Mirushen e keni nxjerrrë jashtë tani dhe nuk e konsideroni më? Tani vëllai me babain pse vijnë tek ju, jua kërkojnë juve këto para, për ç’arsye?
Laureta: Po nuk vijnë ato tek ne, ne do t’ia kërkojmë ish-burrit të motrës. Për 2-3 muaj u bënë me letra, bënë celebrimet se do iknin në Zvcër. Gjatë kësaj kohe i kanë kërkuar lekë borxh, shuma të mëdha borxh. Ata kërko bam, babai im shukat me lekë.
Mirushe: Po ti do të flasësh veç vetë? Po pse s’më jep një përgjigje, kush ma bëri këtë personin mua?
Laureta: Ne të bëmë personin ty, nuk të thamë shko jep lekët.
Mirushe: Po siç e bëre ti për mirë, ashtu e njoha edhe unë për mirë.
Laureta: Ku e ka të mirën ai mi?
Mirushe: Këtë kërkoja vetes.
Paratë e huazuara janë marrë rreth 8 vite më parë. Laureta thotë se gabimi është i Mirushes, pasi ajo duhet ta kishte njohur më mirë partnerin e saj. Madje, ajo i thotë binjakes se ka bashkëpunuar me të.
Mirushe: Siç e njohe ti, ashtu e njoha dhe unë.
Ardit Gjebrea: Atë po thotë dhe motra.
Mirushe: Po ku ta njihja unë më shumë, më mirë?
Laureta: Po pse të tha kush hape barkun ti? Ai gam, ti lekët na, ça je ktu?
Laureta: Lekët e babës tim! Unë sot të kam sjellë këtu që ti sot me Përparimin të gjesh lekët e babës tim dhe të vëllait tim dhe ta qepësh atë gojën! Kam pritur 8 vite që t’i kthehen lekët babës tim, more vesh? Të ma sjellësh atë Përparimin përballë se i dal unë!
Mirushe: Çfarë lekësh kërkon ti?
Laureta: Ato lekët që ia ke marrë.
Laureta: Ti bashkë me të, ke bashkëpunuar!
Mirushe: Gjej Përparimin, siç ma gjete të ma gjesh prapë, merr lekët!
Mirushe: Mos më përziej me këtë punë! Kam krijuar familje!
Laureta: Unë di burrin tim ku e kam unë, s’di atë ish-të fejuarin tënd!
Mirushe: Unë e kam harruar atë, kam krijuar lidhje tjetër moj gocë!/tvklan.al
Emisioni ''Shihemi ne gjyq'' dhe Eni Cobani i kane bllokuar komentet me You Tube. Dhe prandaj:Faleminderit gazetes Tema qe na jep nje mundesi te shprehemi ketu, ne bllogun e saj, jo thjesht per kete seance te fundit te "Shihemi ne Gjyq", por ne pergjithesi per menyren se si Eni Cobani po i trajton personazhet e saj ne kete show, per faktin se aty, me Eni Cobanin mund te gjesh cdo gje, por vetem ndermjetesim nuk ka, vetem drejtesi nuk ka, vetem humanizem nuk ka, vetem paanesi nuk ka, perkundrazi, shohim nje Eni Cobani qe ju bertet te ftuarve, sidomos asaj pale, atyre qe i ka zvarrisur aty ne gjyqet e saja te peshtira vetem per parate qe merr vete nga ky show, ndofta me mashtrime e premtime. Mund ta shoshesh Eni Cobanin si nje moraliste qe nuk ben sens, qe shkon kundra llogjikes se te drejtes njerezore, pervecse kunder frymes dhe shkronjes se ligjit. Sado perpiqet Ardit Gjebrea te nderhyje dhe te mbuloje budallalleqet e Enit dhe te balancoje qendrimet e saj, perseri, kur vjen fundi eshte Eni Cobani qe i jep ngjyren dhe shijen e keqe programit, deri aty sa te udhezoje se si te votohet nga ato grate qe ka mbledhur aty ne studjon e saj. Sigurisht nuk eshte ketu vendi dhe as koha qe te marr ne analize nje pas nje seancat skandaloze te Eni Cobanit, rreshtimin e saj te cuditeshem me njeren pale, hakerrimet rrugacerore dhe nevrastenike kunder pales tjeter qe nuk ka asnje pike faji apo detyrimi moral apo ligjor te ndjeke ato qe kerkon gati me kercenim juristja e pajtimit dhe e ndermjetesimit Eni Cobani. Mjafton te ndalem te dy prej seancave te saj. Kete te 19 Nentorit kur Eni Cobani i hakerrehet motres Merushe, e rimartuar tashme e me familje te re, ti gjej e ti kthej parate motres Laureta. Eni i kerkon Merushes te shkoj ne Kosove e te gjej ish burrin e saj me te cilin eshte ndare dhe nuk ka asnje lidhje prej vitesh me te. Kjo Merushja e gjore, ka shkuar madje ne ekstrem per ti marre ato para. Bashke me te vellane, kane futur ne kurth, kane ndaluar dhe kishin rrembyer ate mashtruesin kosovar, per ta zvarritur tek noteri e ta detyronin firmoste aktin noteral te njohjes se borxhit 42 mije euro. E cfare mund te bente ne shume Laureta e gjore, e cila bashke me te vellane mund te ishin akuzuar per rrembim personi dhe te denoheshin per kete. Dhe kjo Cobanesha e Shihemi ne Gjyq, vazhdon e i hakerrehet Lauretes, e nxit qe te marre rruget e Kosoves, tanime e martuar me dike tjeter, dhe te shkoje e ti marre ish burrit shtepine vetem e vetem se do tja kete premtuar motres tjeter per ta joshur ne emisionin e saj. Eshte e pabesueshme deri ku arrin llogjika, mungesa e etikes profesionale dhe morale qe Cobanesha jone demonstron ne emisionin e saj. Rasti tjeter qe me ka mbetur ne mendje nga Eni Cobani, eshte ai kur kjo i hakerrehej njeres moter se perse ti nuk bere nje femije per motren qe nuk mund te bente femije. Dhe kur kjo e thoshte se nuk mundi te bente nje femije tjeter per motern e vet, sepse keto jane punet e zotit, Eni i thoshte me nje cinizem te ndyre: Apo se ti i kishe femijet e tu dhe nuk te prishej puna per motren qe ishte pa femije. Dhe e gjithe kjo histori e shpifur, ishte kurdisur dhe sajuar prej Enit vete, qe te realizonte emisionin e saj, bashke me honoraret e majme qe merr. Me kete synim e ka yshtur dhe sajdisur ate motren debile pa femije qe te therrase ne emision dhe te bejne per dy leke motren tjeter dhe ti kerkojne, femijen. Apo, ai rasti kur njera moter kishte shitur shtepine e saj, i kishte bere rrush e kombulla parate e shtepise dhe Cobanesha jone i thoshte motres tjeter: Tani, meqe i kishe premtuar se do ta merrje ne shtepine tende, merre motren ne shtepi edhe pse ajo e gjora i thoshte se nuk kam shtepine te lire sepse djali i barkut te vet, qe ja kishte dhene per adoptim kunatit, tashme i rritur e i martuar, nuk ja lejonte nje gje te tille. Por Eni vazhdonte me budallallekun e saj: Po pse moj e mban ti djalin tend ne shtepi dhe nuk merr motren qe ka shitur shtepine dhe i ka prishur parate, sepse ti i pate premtuar se do te jetonit bashke. Por, ajo qe nuk durohet fare nga emisioni i Eni Cobanit eshte se ne You Tube, nuk lejon komente fare, e ka te mbyllur komplet obsionin e komenteve edhe pse ne fillim te emisionit mburret e krekoset dhe falenderon shqiptaret kudo, ne Shqiperi dhe neper bote, per mbeshtetjen qe i japin. Po si e kupton Eni Cobani, ku e gjen kete perkrahje e mbeshtetje kur ajo jua ka mbyllur mundesine qe ata te tregojne se cfare mendojne per Enin dhe per emisionin e saj: Stop!, thote Eni. Nuk lejohen komentet! Une do ta keshilloja zotin Ardit qe ta rishikonte komplet emisionin Shihemi ne Gjyq dhe te vendoste ca parametra e standarte te trajtimit etik e profesional qe Eni Cobani u ben te ftuarve te saj si dhe ti permbahet formatit per te cilin u krijua ky emision: Pajtimin dhe jo sherrin dhe idiotizmat qe Eni i ben per te vazhduar te marre honoraret e saj. Dhe, zoti Ardit, rruga me e mire per te gjykuar se si publiku e sheh dhe cfare mendon per Enin dhe emisionin e saj, hapi komentet per publikun.