Gjermania me rregulla të reja, si mund të rifitoni shtetësinë shqiptare

10 Maj 2025, 17:58Sociale TEMA
Gjermania me rregulla të reja, si mund të rifitoni

Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk e mori lehtë vendimin për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Edhe pse jetonte prej vitesh në Gjermani dhe e dinte që një pasaportë gjermane do t’ia lehtësonte ndjeshëm jetën – në punë, në udhëtime, në çdo marrëdhënie me shtetin – ndjenja e lidhjes me vendlindjen i mbeti gjithmonë e fortë.

Por gjithçka ndryshoi gjatë një udhëtimi nga Saranda në Korfuz. “Mbaj mend në anijen me tim shoq dhe dy miqtë tanë gjermanë. Të gjithë shtetasit e BE kaluan pa problem. Ndërsa ne shqiptarëve na mbajtën mbi një orë në një vapë të tmerrshme, pa asnjë shpjegim”.

Atë ditë ajo vendosi të aplikonte për shtetësinë gjermane – duke lënë pas, me dhimbje, dokumentin shqiptar.

Një dokument që nuk ekzistonte

Gati 20 vjet më vonë, kur Gjermania, falë një ndryshimi në ligjin e shtetësisë në vitin 2024, lejoi mbajtjen e dy shtetësive, Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk u mendua dy herë dhe nisi menjëherë aplikimin për shtetësinë shqiptare.

Por procesi nuk shkoi siç kishte shpresuar. Aplikimi u bllokua kur ambasada, konkretisht seksioni konsullor në Mynih, i kërkoi një certifikatë lindjeje dhe një certifikatë familjare të lëshuara nga autoritetet gjermane.

Një certifikatë lindjeje nga Gjermania mund të ketë kuptim vetëm për ata që kanë lindur në këtë vend, por për ata që kanë lindur në Shqipëri, kjo kërkesë ishte absurde. “Autoritetet gjermane çuditeshin, kur u kërkonim certifikatë lindjeje”, rrëfen Enkeleda.

Origjinali mbetet në Shqipëri

Senati i Berlinit i konfirmoi “Deutsche Welle”-s se ekziston një mundësi për të marrë një kopje të certifikatës së lindjes nga autoritetet gjermane, por vetëm nëse qytetari e regjistron vetë në gjendjen civile përmes një procedure të veçantë (“Nachbeurkundung”).

Megjithatë, edhe nëse ekziston, Senati i Berlinit dyshon se ky dokument do të njihej nga autoritetet e huaja si certifikatë zyrtare lindjeje. Sipas Senatit, raste të ngjashme janë regjistruar edhe me shtetas të natyralizuar nga Vietnami dhe ish-Jugosllavia.

Shqipëria reagon pas ankesave

Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk ishte e vetme. Ashtu si ajo, edhe shumicën e 174 qytetarëve që, sipas Ambasadës shqiptare në Gjermani, kishin paraqitur një kërkesë për rikthimin e shtetësisë shqiptare në Berlin, i preku e njëjta pengesë dokumentare.

Ata iu drejtuan mediave – përfshirë edhe “Deutsche Welle” – për të kërkuar zgjidhje. Dhe më në fund, në fillim të prillit, qeveria shqiptare ndërmori një ndryshim të rregullores.

Tani nuk është më e nevojshme një certifikatë lindjeje nga Gjermania. Mjafton një certifikatë e lëshuar në Shqipëri – dhe ajo mund të merret edhe përmes konsullatës.

Enkeleda e kishte dorëzuar këtë certifikatë që në fillim, së bashku me të gjitha dokumentet e tjera. Ndryshimi në rregullore i hapi asaj rrugën që më parë ishte bllokuar. “Ishte e shpejtë dhe pa probleme, – tregoi ajo. – Këtë herë gjithçka shkoi qetë”.

Një ndryshim i vonuar për shumë aplikantë

Por për disa aplikantë të tjerë, kjo rregullore mund të ketë ardhur shumë vonë. Konkretisht, kjo ka prekur ata që i kishin përgatitur të gjitha dokumentet dhe që nuk morën më takim në ambasadë pas vendosjes së kërkesës së re për dy dokumente shtesë nga Gjermania – certifikatën e lindjes dhe certifikatën familjare. Për ta, ekziston shqetësimi se dokumentet e përgatitura me kosto të konsiderueshme mund të kenë humbur vlefshmërinë për shkak të afatit gjashtëmujor.

“Deutsche Welle” e ka pyetur Ministrinë e Brendshme në Shqipëri për të mësuar nëse do të zgjatet afati i vlefshmërisë së aplikimeve të bëra para ndryshimit të rregullores. Deri tani, nuk ka ardhur asnjë përgjigje.

Më shumë se një akt simbolik

Për Enkeleda Olldashi-Heusinger, edhe pse procesi ishte i lodhshëm, përpjekja ia vlejti. “Është një akt simbolik për mua, – thotë ajo. – Është vendlindja ime. Kam familje, kam shtëpi atje. Dhe ndoshta një ditë dua të kaloj më shumë kohë në Shqipëri”.

Edhe pse tashmë dokumentet e saj janë për shqyrtim te Presidenca, ajo heziton të gëzohet: “Do të gëzohem vërtet vetëm kur ta kem pasaportën shqiptare në dorë”.

Enkeleda Olldashi-Heusinger prej vitesh ndërmjetëson mes kulturave, dhe u mëson turistëve gjermanë valle popullore shqiptare, në qytetin e saj të lindjes Berat.

“Nëse do të marr me të vërtetë shtetësinë shqiptare sërish, do ta festoj me grupin e radhës të turistëve në kalanë e Beratit me një valle popullore. Dhe i gjithë grupi do të më bashkohet”, thotë ajo.

DW

22 Komente

  1. V
    Voto 5

    Kyt problem nuk e kemi ne Itali. Kemi dy nenshtetesi, Shqiptare dhe Italiane. Po te duam Italiane. Çdo gja varet nga Ne. Bajme çfar te duam ne per nenshtetesin Italiane. Po te duam e marrim, ne qofte se nuk na intereson nuk e kerkojme.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fick euch

      Ju Dhjefsha Shkrimin , prisja te lexoja rregullat jo Historine e asaj Zonjes . kurva Mediatike qe mastruboheni me disa Klikime.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Voto 5

      Kyt problem nuk e kemi ne Itali. Kemi dy nenshtetesi, Shqiptare dhe Italiane. Po te duam Italiane. Çdo gja varet nga Ne. Bajme çfar te duam ne per nenshtetesin Italiane. Po te duam e marrim, ne qofte se nuk na intereson nuk e kerkojme.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Voto 5

        Kyt problem nuk e kemi ne Itali. Kemi dy nenshtetesi, Shqiptare dhe Italiane. Po te duam Italiane. Çdo gja varet nga Ne. Bajme çfar te duam ne per nenshtetesin Italiane. Po te duam e marrim, ne qofte se nuk na intereson nuk e kerkojme.

        Përgjigjjuni
        1. n
          nope

          o toç lexo artikullin perpara se te hapesh bythesh per nenshtetesine ,nuk eshte fare rasti yt dhe spo te pyet njeri a e ke apo jo provlem se behet fjale per soecifika sipas ligjeve qe ka cdo shtet...... Problemi ne kete rast nuk qendron tek shteti gjerman por tek shteti shqiptar i cili per te rimarre nenshtetesine shqiptare i kerkon nje emigranti certifikate lindjeje nga gjermania kur dihet qe ai ska lindur atje (te pakten ata qe iken qe nga 90). Nga fiksimi qe keni per te treguar se cfare keni arritur ne jete (cilesi e individeve medioker) futeni dhe flisni gjera qe skane lidhje fare me ju ......

          Përgjigjjuni
        2. V
          Voto 5

          Kyt problem nuk e kemi ne Itali. Kemi dy nenshtetesi, Shqiptare dhe Italiane. Po te duam Italiane. Çdo gja varet nga Ne. Bajme çfar te duam ne per nenshtetesin Italiane. Po te duam e marrim, ne qofte se nuk na intereson nuk e kerkojme.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Voto 5

            Kyt problem nuk e kemi ne Itali. Kemi dy nenshtetesi, Shqiptare dhe Italiane. Po te duam Italiane. Çdo gja varet nga Ne. Bajme çfar te duam ne per nenshtetesin Italiane. Po te duam e marrim, ne qofte se nuk na intereson nuk e kerkojme.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Voto 5

              Kyt problem nuk e kemi ne Itali. Kemi dy nenshtetesi, Shqiptare dhe Italiane. Po te duam Italiane. Çdo gja varet nga Ne. Bajme çfar te duam ne per nenshtetesin Italiane. Po te duam e marrim, ne qofte se nuk na intereson nuk e kerkojme.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taulant

                O te qifsha numrin 5 hahahahahahhahahahaha

                Përgjigjjuni
                1. r
                  rad

                  na cmendi numri 5

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nje i ri qe te do te miren

                    Hahahahahahahahahahahahaaha Sa idiot qe je ????????????????

                    Përgjigjjuni
                  2. J
                    Ja kaq

                    Po fitoi 5 ty do të bëjmë ministër arsimi

                    Përgjigjjuni
                  3. K
                    Kjo ka qef te mediatizohet

                    Kjo buce bibliotekes i qenka kthyere nostalgjia ..... Une kam 25 vjet qe possède pasaporte e vendit ku jetoje dhe nuk kam per çfare e dua pasaporten shqiptare, deri sa kam ikur nga ai vende e kam abandonné per çfare me duhet ? Shqiperia eshte e atyre qe jetojne atje, ne qe jemi larguar dhe mbaje nje tjeter pasaporte nuk kemi te drejte morale as per te dhene mende as per te votuar .

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mese e vertete dhe e sakte .

                      Mese e sakte.... shqiperia ju duhet atyre qe jetojne atje.... Neve na shikojne vetem si Banke , qofshin njerezit tane apo dhe te tjeret... Shqiperia do behet edhe me me mire sec eshte bere.....por vetem kure te vdesi dhe komunsiti i fundit ....

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        anti25642654censurë

                        mire beni qe nuk vini se felliqni vendin tone mor moter qira ju shkerdhefsha ropt qe vini dhe komentoni derisa keni ikur me deshir,ikni mor ju qifsha ropt,asnje pashaporte shqiptare mos ti kthehet ketyre qe i qihen gocat e familjes me lloj rracash atje ku jetojne,grat e motrat ku ti keni dhe po folet shqip njerez pa shtylle kurrizore.

                        Përgjigjjuni
                    2. X
                      Xxx

                      Me plasi kari mu per kto shurrat me dy mbiemra, Valbona Qerimllari-Smith, Zamira Guçe-Johansson, Shyrete Krasniqi-Oztürk. Futini ne byth passports me mbiemra me viz ne mes mi picka hallexhije

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Secili ben zgjidhjen e tije !

                        Rastet ndryshojne nga njera tjetren... secili ka zgjidhjen e tije....shqiperine mund ta Vizitojme si shqiptare apo i huaj, dhe en shqiperi mund te jetojme me lIgjet qe ka , sic kemi zbatar Ligjet ne shtete e EU , ashtu mund te zbatojme dhe Ligjet e qendrimit qe ka shqiperia....por nuk eshte e thene te keshe Nenshtetesine shqiptare ...une psh edhe normal si vendelindje e kam me dashuri , populli shume me dashuri , apo vendi shqiperi me bukurote e rradha eshte i mire dhe ka miresi , por perseri mezi prese ta heqe Neneshtetesine shqiptare ! e kam provuar nja dy here ! i pafate nga Burokracia mund ta quajme ! zhgenjim mbasi dy here kam bere pagesat sic jane Traifat ( perkthimet dhe taksat ne Ambasaden shqiptare ! fatekeqesisht per difekte te vogla mund ti quajme , jo nga ana ime ! ) nuk ma kane hequr.....me duhet at provoje perseri... NORMAL duhet te paguaj edhe njehere perseri nga e para per te gjitha Dekumenta qe duhen perkthyher... ... mbase do te paragjykohem : ne kete koment: por secil ka zgjidhjen e vete....dhe jam Betuar ne vetevete .....qe ne vitin 1982 ( simbas Dosjes qe kam qene i perndjekur , fakte nga Dosja qe kam mare ) qe nese Aratisem ishte vitit 19982, dhe me jepet mundesia te mare nje Nenshtetesi tjeter ,( Zoti me ndimoi dhe e kam vite qe e kam ) nuk do mendohem dy here per ta hequr....nuk kam kundra asnje ndaj vendelinjdes apo shqiperise.....por e kaluara e hidhur me ka lene mbresa dhe njollat qe kam mbi trup, duke filluar qe nga ish Spiunet Ordinere , dhe nga disa po ish Spiune me detyre te detyruar qe te ishin nga Prefesioni qe kishin ne ato vite....por me vjene leveri kure akoma ka disa fytyre te ngelur qe kure i shikoje ne TV apo Lexoje Tema ne Artikuj Gazetash , them shqiperia eshte zbukuruar dhe eshte permiresuar shume , por shqiperia do te behet akoma me mire , mbasi te kete vdekur te gjithe Spiunet plehra qe ishin vullnetare, dhe mbasi te kene vdekur ata kriminele qe kane Torturuar njerezit nga ana e tyre vullnetare.... I perbuze Politiken kriminelel te atyre viteve, perbuze kriminelet qe mbas 1990 u kthyhen en Demokrate te ndertonin Demokracine , kure duarte tyre i kane patur dhe i kane akoma me gjakera e te vrareve shqiptare , Falenderoje shume shume dhe i jam Falenderues deri ne vdekje shtetit ku jetoje qe me ka pranuar si qytetare ne shtetin e tije....

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Spitali 5

                          O i 5-s e ke shkrujt 6 here ty do durojm ne o bole.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Taulanti ke nje moter ....

                            Votoni 5 Votoni Europen.

                            Përgjigjjuni
                            1. n
                              nope

                              gjermania me rregull te ri ,nderkohe rregullin e ri e ka shqiperia po te lexosh artikullin....what a bunch of fucking morons keta shkruajtesit e mero ziut

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                sapa

                                Votoni 2 qe jane te pakorruptuar dhe do zhdukin 5 dhe te korruptuarit e tjere!

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  adi

                                  Pa asnje sqarim!!!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje