Giro d’Italia’ vjen në Shqipëri për herë të parë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

8 Maj 2025, 21:35Sociale TEMA

Giro d’Italia’ vjen në Shqipëri për herë të

Shqipëria bëhet epiqendra e sportit ndërkombëtar! Nga data 9 deri më 11 maj 2025, gara më prestigjioze e çiklizmit në Europë, Giro d’Italia, do të nisë për herë të parë nga vendi ynë, duke shkruar një kapitull të ri në historinë tonë sportive dhe turistike.
Tre etapa magjepsëse – Durrësi, Tirana dhe Vlora – do të jenë mikpritëset e kësaj sfide spektakolare, ku 180 çiklistë profesionistë, ndër kampionët më të mëdhenj të botës, do të garojnë në rrugët tona, nën ritmin e adrenalinës dhe bukurisë shqiptare.

Ky eveniment nuk është vetëm një garë sportive – është një dritare e madhe për ta treguar Shqipërinë në gjithë botën: një vend që gërsheton bukurinë natyrore me mikpritjen, historinë dhe energjinë e një kombi që ecën gjithmonë përpara.
Për garantimin e organizimit në nivelin më të lartë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan të posaçëm masash për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të parashikuara.


Si ndryshon qarkullimi i automjeteve:

1. Ndalimin e garkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes së aktivitetit madhor "Giro d'Italia Grande Partenza 2025", gjatë tre tureve të para të zhvilluara në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga ora 13:00 deri në orën 18:00, të datës 09.05.2025, në gjithë itinerarin e Etapës së parë, konkretisht në rrugët:
- Rruga "SH3 (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin Teg)";
- Rrethrrotullimi "Teg" deri te rrethrrotullimi "Sauk", - Rruga e "Elbasanit", Blv. "Bajram Curri", rruga "Ali Shefqeti", rruga "Alajdin Frashëri"; - Rruga "Rexhekrit", rruga "Sh54" — "Unaza Madhe", rruga "Sotir Çaci";
* Rruga "Xhanfize Keko", rruga "Arkitekt Kasemi", Blv. "Zhan D'Ark" dhe Blv "Dëshmorët e Kombit".
1.1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të devijohet si më poshtë: - Linja Nr. 2 "Teg — Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik — Ish Stacioni i Trenit" do të devijojë tek sheshi "Ëillson" për në rrugën "Sami Frashëri". - Linja Nr. 5/a "Ish Kombinati i Autotraktoreve — Qendër", pezullohet perkohësisht.


- Linja Nr. 8 "Qendër - Sauk i ri - Teg/ Sauk i vjetër/ Sanatorium", pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 9 "Qyteti Studenti - Jordan Misja" (segmenti a; segmenti b ), pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr. 10 me degëzimet: degëzimi 10/a "Marteniteti i Ri -Qendër", degëzimi 10/b "Mihal Grameno - Qendër" dhe degëzimi: 10/c "Rrethrrotullimi Shkozë - ish Fusha e Aviacionit" pezullohet përkohësisht.
- Linja nr. 11 "Porcelan, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 13 "Tirana e Re" do të devijojë tek sheshi "Ëillson"në rrugën "Sami
Frashëri".
- Linja Nr. 16 "Linja e Gjelbërt", pezullohet përkohësisht
- Linja Nr. 13 -Tiranë - Baldushk - Tirant, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 1 -Tiranë - Petrelë - Tiranë", pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 3 "Tiranë - Farkë-Tiranë", pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr. 9 "Tiranë - Bërzhitë - Tiranë, pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr. 5 "Tiranë - Dajt - Tiranë, pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr. 16/2 "Tujan", pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr. 16/7 "Lanabregas", pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 11 "Tiranë - Krrabë - Tiranë", pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr. 14/11 "Vrap", pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr. 15 "Tiranë - Shëngjergj - Tiranë, pezullohet përkohësisht.
1.2 Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të automjeteve në shërbim të eventit, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, të datës 09.05.2025, në rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit", segmenti i rrugës mbrapa "Pallatit të Kulturës" si dhe në brendësi të "ish Gardës së Republikës".
1.3 Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në segmentet rrugore si më poshtë:
* Në "Unazën e Madhe" e qytetit, rrugën "Perlat Rexhepi", rrugën "Abdyl Frashëri", rrugën "Ismail Qemali" dhe në rrugën "Ali Demi".
2. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e Etapës së dytë, konkretisht në rrugët:
* Tek Sheshi "Skënderbej, rruga "Urani Pano", rruga "Ded Gjo Luli", rruga "Ibrahim Rugova", rruga "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Blv "Gjergj Fishta", rruga "Muhamet Gjollesha", Blv "Bajram Curri", rruga "Ibrahim Rugova", rruga "Lek Dukagjini", rruga "Dervish Hima" dhe në rrugën e "Elbasanit".
2.1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
- Linja Nr. 1/a "Selitë - Kristal - Qendër - ish Stacioni i Trenit - Allias" , linja nr. 1/b, "Kodra e Diellit - Kristal - Qendër - ish Stacioni i Trenit - Allias", pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr.2 "Teg Sauk i vjetër Kopshti Zoologik - Ish Stacioni i Trenit", pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr.3 "Kashar" (degëzimi 1 orar; degëzimi 1 antiorar; degëzimi 2), pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr.4 "Qendër - QTU - Megatek - City Park" devijohet tek sheshi "Karl Topia"
- Linja Nr. 5/a "ish Kombinati i Autotraktoreve - Qendër", pezullohet përkohësisht. - Linja Nr. 5/b "Institut - Qendër" devijohet tek sheshi "Karl Topia".
* Linja Nr.6 "Laprakë" devijohet tek sheshi "Karl Topia"
* Linja Nr. 8 "Qendër - Sauk i Ri - Teg/ Sauk i vjeter/ Sanatorium" devijohet tek Fakulteti i Ekonomikut.
* Linja Nr. 9 "Qyteti Studenti - Jordan Misja" (segmenti a; segmenti b) devijohet tek Fakulteti i Ekonomikut.

- Linja Nr. 10 me degëzimet: degëzimi 10/a "Marteniteti i Ri - Qender", degëzimi 10/b "Mihal Grameno - Qender" dhe degezimi: 10/c "Rrethrrotullimi Shkozë - ish Fusha e Aviacionit" .
- Linja Nr. 12 "Uzina Dinamo e Re - Sharre", pezullohet përkohësisht.
* Linja Nr. 13 "Tirana e Re" (sensi orar / sensi antiorar), pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 15 "Kombinat - Kinostudio / Tufine (degëzimi 1 "Kombinat - Kinostudio"/ degezimi 2 -Kombinat - Tufine"), pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 16 "Linja e Gjelbert" (sensi orar / sensi antiorar), pezullohet përkohësisht. 2.2. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si me poshtë:
-Në rrugët -Ibrahim Rugova" deri te rruga "Perlat Rexhepi", rrugen "Abdyl Frasheri", rrugen "Ismail Qemali". rrugën "Papa Gjon Pali II", dhe në rrugën"Dervish Hima".
3. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe lirimin e parkimit nga ora 06:00 e datës 9.05.2025, deri në orën 23:00 të datës 10.05.2025, në rrugët brenda ish Gardes së Republikës. Rruga -Abdyl Frasheri", "Urani Pano", rruga mbrapa Pallatit të Kulturës me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit dhe segmentin e Blv "Zogu I" nga kryqëzimi me rrugen "Dervish Hatixhe" deri në kryqëzimin me rrugen "Urani Pano".
4. Qarkullimi i mjeteve të emergjences dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

3 Komente

  1. b
    bir ramiu i Babes, c te te qaj me pare

    Beu i Surrelit, vazhdon te beje, cfare i do mendja e tij e semure e pa formuar dhe e gjymtuar. Ja dhe nje mega shpenzim per vitrinen, midis shpenzimeve te tjera pa kriter, kur rruget dhe brenda qyteteve te medha, shndrrohen ne kanale kur bie shi.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dino

      Presim komente xhelozie nga Koqevaret si per cdo gje

      Përgjigjjuni
      1. O
        OLSI

        Dino ja po te them une qe sjam kosovar , po ato rruget qe 5 min shi bie mbyten qytetet dhe duhet gomone, o dine po ato pusetat qe nuk jane pastruar qe mbas 90-tes, dhe plehrat qe digjen ne vlore , ne mes te beharit dhe ngrijet tymi i zi kancerogjen, apo vk o dine, cja qi ropt popull eshte, rendesi ka xhirua e italise pa te tjerave vari karin, apo jo more dine.Per mos te folur qe rruget neper fshatra jane si ne mesjete, dhe per mos te folur per sistemin hekurudhor qe na e kalon dhe Somalia. Ik o dine futi nje arapash dhe zer cverkun i themi.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje