Shkodra përkujton tragjedinë - Një vit nga vetëflijimi i Alma Arrazit me 3 fëmijët e mitur në ujërat e Bunës

6 Maj 2025, 21:30Sociale TEMA
Shkodra përkujton tragjedinë - Një vit nga vetëflijimi i

Shkodra ka përkujtuar sot tragjedinë e ndodhur një vit më parë ku Alma Bushati Arrazi u vetëmbyt në ujërat e Bunës së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, Ergesa, Gresi dhe Ardit Arrazi.

Për historinë që ka mbetur plagë në histori, nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza së bashku me përfaqësues të insitucionit dhe qytetarë u mblodhën në vendin e ngjarjes, në urën e Bunës me lule në duar duke dhënë një mesazh të fortë: “Asnjë grua dhe asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet vetëm”.

Një vit nga tragjedia që nuk mund të harrohet.

Sot u mblodhëm për të kujtuar Almën, e cila bashkë me tre fëmijët e saj, humbën jetën në një ngjarje që tronditi jo vetë Shkodrën por gjithë shoqërinë.

Në përkujtim të tyre, me iniciativen e Nen Kryetares se Bashkise Shkoder, Znj.Teuta Qyteza, pranë vendngjarjes u mblodhën përfaqësues të Bashkisë Shkodër, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë të rastit, për të reflektuar dhe për të dhënë një mesazh të qartë: asnjë grua dhe asnjë fëmijë nuk duhet të ndihen të vetëm.

Dhimbja nuk mund të kthejë mbrapa kohën, por kujtesa na obligon të veprojmë më me përgjegjësi dhe më me kujdes ndaj atyre që jetojnë në heshtje dhe rrezik.

Përjetë në kujtimin tonë”, thuhet në postimin e Bashkisë së Shkodrës.

Si shkaktari kryesor i kësaj tragjedie konsiderohet Ergys Arrazi, bashkëshorti i të ndjerës Alma dhe babai i tre fëmijëve të mitur. 

Ergys Arrazi akuzohet se ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij pas tradhëtisë në çift, si dhe dhunës së vazhdueshme të ushtruar mbi gruan e tij.

4 Komente

  1. A
    Arsimtari

    Temerr shqiptar!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pollogu

      Kudo në botë po ndodhin tragjedi. Është, janë tanët dhe na dhimbsen, shpirtërat e njomë. U prehshin në paqe !

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tao

      Keqardhje e madhe. Vendim i gabuar i nenes, por qe s'ka vlere ta gjykosh tani. Jane ne te vetmet raste kur shpreson te kete Parajse dhe keto qenie ta vazhdojne jeten e tyre ne nje realitet tjeter. U prehshin ne paqe edhe pse kjo shprehje nuk rri fare per femijet, ata ishin ne paqe dhe sa ishin gjalle dhe nuk e meritonin vdekjen.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anti

        Po cfare kujtoni nje mut femer qe mori ne qafe femijet e saj? Cpune kishin ato krijesa te pafajshme te perfundonin ne lume se e jema e tyre ishte psikopate? Eshte nje turp ta kujtosh as si xhest nuk ka asnje mesazh hakmarrje absurde flijoi femijet per inat te burrit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje