Deputetja dhe shkrimtarja e njohur, Flutura Açka ka publikuar në llogarinë e saj një fotografi të hershme me të djalin e vetëm, Jerinin që u nda nga jeta shtatë vite më parë. Ajo kujton birin në këtë përvjetor.
“7 vite, më të gjatat, pa ty. Patjetër rrugës, njëri do të jetë më i shkurtër, Bir”, shkruan Flutura Açka krah fotografisë me të Jerinin.
Shtatë vite më parë, djali i saj i vetëm, Jerini 18 vjeçar u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje shumë të rrallë. Ikja e tij e parakohshme nga kjo botë, ka shënjuar përjetësisht jetën e saj.
Një vit më parë, Flutura Açka ka dhënë një intervistë për revistën Newsbomb.al duke rrëfyer për herë të parë humbjen e saj dhe vendimin e vështirë për t'u kthyer te lexuesit, me librin "Biri", plot kujtime dhe udhëtime dedikuar Jerinit.
Prej disa vitesh keni një engjëll që është me ju kudo dhe kurdo. Gjashtë vite pa djalin tuaj, që Zoti e deshi pranë vetes. Si e keni gjetur forcën për të vazhduar përpara? Po mbështetjen dhe solidaritetin që keni marrë nga bashkëpunëtorët tuaj në politikë, miqtë dhe komuniteti në përgjithësi gjatë kësaj periudhe të vështirë?
- Më shumë se forcë, është përgjegjësi, mbase ndaj së shkuarës sime, të tillë që çfarëdo laryshi ngjarjesh e kuptim të ketë pasur pas ikjes së djalit, do të ketë peshën batisëse në jetën time. Po, unë jam një njeri i batuar nga dhimbja ime. Tani luftoj për fëmijët e të tjerëve, për të cilët kam po aq përgjegjësi sa ç’do të kisha për fëmijën tim. Kur hyn në politikë, duhet të zhvishesh nga lëkura jote e të veshësh tunikën e njerëzve që të kanë besuar votën.
Pështjella e ngrohtë njerëzore, ka qenë gjithnjë aty, mbase e heshtur, por pas botimit të “Birit” e kam ndier me të gjithë fuqinë dhe praninë njerëzore. Ndoshta pas atyre qindra lexuesve që më kanë shkruar, mund të jenë mijëra njerëz që na bashkon dhimbja, me të gjitha format e humbjeve dhe qasjeve që kemi ndaj tyre. Ne jemi zotër vetëm të kujtimeve, dhe një ndër zejet që na ndihmon të rrimë në këmbë pas humbjeve të mëdha, është të qenët kujdestarë të ruajtjes së freskisë së tyre.
Meqenëse kjo është një temë e ndjeshme, por sigurisht nuk mund të mos ketë vëmendjen e merituar. Cilat janë kujtimet më të bukura që mbani për djalin tuaj dhe si kujtohen ato në punën tuaj të përditshme?
- Kam shumë kujtime, një pjesë e tyre janë edhe në librin “Biri”. Por mes tyre kujtimet për udhëtimet tona nëpër trojet shqiptare, janë më të bukurat. Mbaj mend një herë pas udhëtimit tonë të parë dhe të fundit në Çamëri, pas disa ditësh gjatë të cilave mund t’i kem folur shumë për historinë e trojeve tona, tek hynim në Shqipëri dhe po kalonin në makinë në Qafë Bote, më tha: “Mam, ky udhëtimi yti nëpër Epir, ishte i gjithi një vajtim i madh!”
Në ma tha këtë fjalë me shaka apo për të më ngushëlluar mua, nuk kishte aq rëndësi. Rëndësi kishte që më kishte ndjekur me kureshti dhe pas kësaj edhe vetë ai u bë shpejt një njohës i mirë i historisë shqiptare. Tani, aq shumë zënë vend kujtimet në jetën time, sa jam shndërruar edhe vetë në një kujtim që ecën.
Si ka qenë rëndësia e letërsisë dhe shkrimit në ato momente për ju? Në çaste të dobëta, njeriu ka nevojë të shprehet, ndoshta dhe të shpërthejë... A janë shndërruar ato shkrime apo poezi në burim force për ju?
- M’u desh një kohë e gjatë të kthehesha te libri, përveç një ditari të shkurtër që kisha mbajtur muajve të fundit nëpër spitale. Pas humbjes, po përjetoja një gjendje të vjerdullt, të përhumbur. Erdhi një çast kur e kuptova se nuk mund të vazhdoja lidhjen me lexuesin pa folur për zinë time, për humbjen time. Nëse nuk do ta bëja, nuk do të shkruaja më kurrë. Unë DUHEJ të kaloja në këtë urë të varur mbi humnerën e jetës. Kështu, pa e kuptuar as vetë, nisa të shkruaj “Birin”. Nëse do ta nisja tani, do të ishte një libër tjetër.
????????????????????????????????
Dhimbja ështe krijue për njeriun, sepse Zoti, kurë ja dha malit dhe gurit, nukë e mbajtën dotë. Por me sa dukët njeriu mbanë gjithçka. Mirë të paktën, që nukë ta kanë vrarë Talibanët shqip folës. Sepse Taliban shqip foles, janë dukë marrën jetë, të pa fashëm ku do sote, rrugve të Shqiprisë dhe Evropës..
Vdekja ëshë e rëndë. Ngushëllime të përzemërta! Por, pse duhet të bëhet lajm kombëtar një rast i tillë? Në Shqipëri ka shumë personalitete nga politika, arti, media etj, që i kanë humbur fëmijët apo të afërmit e tyre. Askush nuk kujtohet për ata.
Paqe perjetesisht. Ai rron e do te rroje ne zemren tuaj. Eshte nje nga rruget qe nuk e zgjedhim dot....e paparishikueshme dallga e jetes tone. Kuraje dhe kujtimet jetojne. Dhimbje per cdokend, njeri.
Me vjen keq per Djalin,shume i ri per te ikur.Por nuk shoh ne shkrim fare por fare,kush eshte i jati?Flet gjithmone Mamaja dhe mire ben se eshte Nene,por nje i jati Mjere pse nuk permendet asnjehere.Mund te me sqaroje ndonjeri pse gjithmone del Flutra dhe jo Babai?
Se baba konsiderohet çyryk, teoria e citjane-patronazhistave ripjelles.
Po i shkove mbas Sali kermes, cyryk eshte pak tu diagnostikosh ju.
Qenke rrotê katrore zotrote, ne pune i hyne vetëm dreqit. Po vdekja të të ndjekte deri sa gezon për vdekjen e tjetrit.
Jeta ka do ligje të veta, fatëkeqësisht. Të rrojë në zemrat e juaja përgjithmonë. U preft në paqë engjulli i juaj!
Po pse e Gaz Bardhi kerkon ta fundosesh kete nene te shkatrruar nga humbja e ketij pellumbi qe i pafajshem u largua para kohe? Zoti i di me mire keto pune. Zoti i plotfuqishem e mori prane vehtes, ashtu te paster, pa mekate, si drite dielli, por ty o Gaz vrasesi te la qe ti te vuash ne kete jete, te perjetosh urrejtjen per gjynahet qe ke bere qe i vogel, per krimet kur u rrite, per sulmet e padrejta e te padenja ndaj nje zonje qe ti nuk kenaqesh e nuk ngopesh as kur ajo i a dorezon djalin e vetem te Madhit Zot, te vuash per perkrahjen qe u ben njerezve qe i a nxine jeten shqiptareve. Por Flutra Acka eshte me e forte se ti. Ajo lindi nje sokol djale, ndersa ti je i denuar te mos behesh me femije por te shkosh ne shtreter meshkujsh duke luajtur rol femrash dhe kur te te vije ngordhja, grate e atyre burrave me te cilet ti flirton dhe e gjith shoqeria te te mallkojne e ti luten Zotit qe shpirti yt te shkoje ne xhehnem, aty ku e ke vendin. Jemi prane Jush Zonje e nderuar Acka sa here perkujtoni Engjellin Tuaj te ndritur. Respekte si deputete e mire dhe e perkushtruar.
Çfarë djali! U preftë në paqe!