Apostrof #16/ Nga autizmi te ekranet: Çfarë po ndodh me zhvillimin e trurit të fëmijëve?

4 Maj 2025, 17:00Sociale TEMA
Apostrof #16/  Nga autizmi te ekranet: Çfarë po ndodh me zhvillimin

Në një shoqëri që vrapon gjithnjë e më shpejt, shpesh harrojmë se truri i një fëmije nuk ndjek të njëjtin ritëm. Ajo që për të rriturit mund të jetë e zakonshme — ekrane, zhurmë, informacion, jetë e shpejtë— për fëmijët është shpesh ndërhyrje, mbingarkesë dhe shkëputje.

Në këtë episod të Apostrof Podcast nga Bjorn Runa, bisedojmë me mjeken neuro-pediatre Migena Bedeni Kika në lidhje me sfidat e fëmijëve sot: nga ndikimi i ekraneve në zhvillimin neurobiologjik, tek keqkuptimet mbi diagnoza si autizmi, ADHD apo ADD. Diskutuam edhe për mitin e lidhjes midis vaksinave dhe autizmit, për etiketimet që shoqëria u vendos fëmijëve që nuk përshtaten dhe për faktin se ndoshta problemi nuk qëndron tek ata, por tek ne.

Çfarë humbet një fëmijë kur e heqim nga natyra? Çfarë ndodh me një mendje që nuk dëgjohet, por vetëm diagnostikohet?