
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një lajm të mirë për qytetarët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ai ka bërë me dije se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i një parkimi të ri nëntokësor pranë sheshit “Shopen”, në hyrje të Parkut të Liqenit.Veliaj thekson se në 10 vitet e fundit në kryeqytet janë ndërtuar gjashtë parkime nëntokësore.
“A të pëlqen projekti i parkingut nëntokësor te sheshi “Shopen”, në hyrje të Parkut të Liqenit?
Në 10 vjet kemi ndërtuar 6 arkime nëntokësore në Tiranë: te Sheshi ‘Skënderbej’, te Bulevardi i Ri, ish ‘7 Xhuxhat’, te Kopshti Zoologjik dhe te sheshi ‘Italia’; si dhe disa vendparkime mbi tokë, te stadiumi ‘Selman Stërmasi’, ‘Asllan Rusi’, Diga e Liqenit etj. Vendosëm edhe kushtin se çdo pallat i ri që ndërtohej në qytet duhet të kishte edhe dy kate parkim për rezidentët.
Ama, puna jonë nuk ndalet këtu. Kemi ende për të bërë. Ndaj, jam shumë i lumtur që do t’i shtojmë Tiranës edhe një tjetër parkim te sheshi ‘Shopen’, për të gjithë banorët e Njësisë 5 dhe vizitorët e Parkut. E mezi pres të mbarojmë parkingjet nëntokësore që po ndërtojmë te Teatri i Ri dhe sheshi ‘Avni Rustemi’.
E di që parkimi në Tiranë është një problem për qytetarët, por kjo mund të zgjidhet vetëm me pune dhe jo me fjalë”, shprehet kryebashkiaku Veliaj.
Bravo, Veliaj, po O.D. kur do ta parkoni?!
...do zere vendin e Lalit pas zgjedhjeve.????????????
Majmuni i Cirkut te Shpells dhe qirozi me Gjethe Plepi ,po knaqin KERMEN saleh haMutin .Alo , bandes se Skapit i duhet qrbt
Ore ne Shqiperi bejne cudite me te medha , hajduti i burgosur bene engjellin live ne news..... shoqeri e neveritshme dhe shtet dordolec ku nuk merret vesh se cfare behet pervec ndarjes se parave ....
PO TI JE NE BURG APO KU, SE PO NA CMEND O LALI
Veliaj nderto, beu surrelit cfrytezo! Sulltani i surrelit, sundon i vetem si dikur te paret e tij dhe dushmani turk, duke e bere kete vend europian te funksionoje si nje vilajet oriental i rethuar nga cingijet dhe dylberet e tij, qe me shume u interesojne te ngrohin bythet e tyre dhe te zbrazin kokat e budallallepsura te tyre.
LULËZO SHQIPËRIA ime e SHTRENJTË !
Akoma me burgaxhinjte
Fitore Erion !