I ranë në kokë skelat duke i rrezikuar jetën, gruaja e Bledi Shkëmbit kërkon 100 milionë lekë dëmshpërblim

6 Maj 2025, 17:13Sociale TEMA
I ranë në kokë skelat duke i rrezikuar jetën, gruaja e Bledi

Imelda Shkëmbi, gruaja që u plagos një vit më parë te ura e Selitës në Tiranës pasi i ranë në kokë skelat e hekurit të një pallati në ndërtim, kërkon në Gjykatën e Tiranës dëmshpërblim në masën e 100 milionë lekëve të vjetra.

Çështja civile është regjistruar këtë të martë, datë 6 Maj në Gjykatën e Tiranës dhe shorti për gjykim i ka rënë magjistrates Ina Hoxhaj. Konkretisht, gruaja e ish-futbollistit Bledi Shkëmbi dhe babai i saj kërkojnë nga togat e zeza:

1. Detyrimin e paleve te paditura te shperblejne dernin pasuror dhe jopasuror shkaktuar paleve paditese, ne shumen10,000,000 (dhjete milionë) leke;

2. Marrjen e mases se sigurimit te padise, duke vendosur sekuestro konservative mbi llogarite bankare, pasurite e luajtshme dhe te paluajtshme te pales se paditur, ne vleren e demit te pretenduar;

3. Dhenien e vendimit me ekzekutim te perkohshem;

4.Detyrimi i pale e paditur me shpenzirnet gjyqesore.

Hysen Lavdari dhe Imelda Shkëmbi, në Janar të vitit të shkaur 70 dhe 39 vjeç, po kalonin në trotuar në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë, kur skelat e hekurit të një pallati 14 katësh u shkëputën nga lartësia dhe i zunë poshtë.

Babë e bijë morën dëmtime të rënda trupore dhe për javë me radhë morën trajtim të specializuar në spital, ndaj bashkëshortja e Bledi Shkëmbit dhe babai i saj i kërkojnë Gjykatës së Tiranës që të sekuestrojë llogaritë bankare të kompanisë ndërtuese dhe t’i dëmshpërblejë.

15 Komente

  1. ?
    ???

    Biznes i ri , i dale ne moshen e demokracise ,gjithandej me ja fut njeri-tjetrit.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muzaka i Ri

      Edhe pse nuk është etike dhe njerzore, ty njeri pa identitet,po të kthej një pergjigje edhe pse nuk i njohe asnjeren pale. Do kisha dashur që te te kishin rene ty ne koke që të të vinin mend se nuk paske.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tung

        Uroj mos ti vrasi fare mafia e ndertimit.

        Përgjigjjuni
      2. s
        sss

        nuk eshte biznes i ri o katunar, eshte shembull gjobe per ndertuesit qe te marrin masa per puntoret dhe njerezit rrotull ndertimit. Po ishalla te bie ndonje tulle ne koke te shkosh ne p*th te robeve dhe atehere do e kuptosh qe sduhet me dhene mend neper internet.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sefer Daja

          Për ty o ???, vlen shprehja e famshme: Rrjetet sociale i dhan zë me fol dhe budallait të katunit!!! Rri o trongull mo mir hesht, sa nxjerr kshu "xhevahiresh" nga goja!!! Uroj me shpirt që gjykata ti japi të drejtë zonjës!( për mua jan pak 10milion lek të vjetra për 2 persona që pan vdekjen me sy e i rujti Zoti! Fundja fundit tek ajo ndërtesë ku ndodhi ngjarja,2000 -2500€ /m2 e shesin të akuzuarit e nuk marrin masat elementare tê sigurisë!!!

          Përgjigjjuni
          1. g
            gaz

            Janë 100 milionë të vjetra pra!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sefer Daja

              Po ke te drejte Lapsus imi! 100 milion te vjetra doja te shkruaja, e prap jan pak!!!

              Përgjigjjuni
        2. K
          Katani

          Me se normale. Nqs po kerkojne 100 milione per te dy bashke atehere po kerkojne shume pak.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zbatimi i Ligjit ,denimin ne maksimum.

            Muzaka i Ri , pergjigje e sakte....atij qe mbase mund te jete dhe jetim ! dhe mbase ska dhimbje nga njerezimi per secilin qofte.... Rendesi ka e para qe kane shpetuar...dhe e dyta simbas Ligjeve ne fuqi kudo .... Denimin ne maksimum te demshperblimit.... si kudo ne bote.... jeta e njerezimit me e shtrejnte se fitimet maramendese te Bizneseve...

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zbatimi i Ligjit ,denimin ne maksimum.

              Muzaka i Ri , pergjigje e sakte....atij qe mbase mund te jete dhe jetim ! dhe mbase ska dhimbje nga njerezimi per secilin qofte.... Rendesi ka e para qe kane shpetuar...dhe e dyta simbas Ligjeve ne fuqi kudo .... Denimin ne maksimum te demshperblimit.... si kudo ne bote.... jeta e njerezimit me e shtrejnte se fitimet maramendese te Bizneseve...

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zeri

                Kane hapur gjyq me mafien e Fatmir Xhafes dhe veshtire se fitojne gje. Demi i kerkuar eshte shume i vogel. Gjyqet kunder fshatarit trafikant Armand Llilo zgjatin me dekada pa zgjidhje. Ky miliarder i pashkolle ka nga pas dhe pastron parate e vellezerve Xhafa, Saje Qorrit, ish prokurore dhe gjyqtare etj etj.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aqifi

                  Shume pak ka kerkuar

                  Përgjigjjuni
                  1. Çudi

                    Gazeta e sheh te nevojshme t’i identifikoje paditesit me emer, mbiemer dhe emer bashkeshorti. Per palen e paditur nuk thuhet as emri i firmes. Republike bananesh dhe betonierash.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mato loli

                      Për mendimin tim , Ato lek që kan kërkuar jan shumë pakë, Jo që lekët duhet ti jap kompania, Por duhet që dhe shpenzimet e spitalit,sikurse dhe trajtimin psikologjik të paktën për 1 vit duhet ta paguaj, Në të njëjtën koh shteti duhet të zbatoj ligjin me kta ndërtusët, Qe fati i tyre që shpëtuan.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tifos

                        Ketij bravo I qofte se te hap pune. Ky merr nje skuader dhe te ben te fillosh nga e para. Nis pra klubi qe e merr nje pastrim dhe kerkohet fuqi e re punetore duke bere ate qe e ka mare te harxhoje ca para pra zhvillon tregun. Plus kesaj na ecen dhe ne disa shtigje bashke me partneren ku rreziku eshte maksimal dhe me kete rast shkund autoritet per sigurine ne vendet e punes kjo eshte dobia qe I sjell shoqerise nje individ qe pavaresisht qe mund te jesh gdhe prape je I dobishem.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje