Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), ku u njoh nga afër me investimet e fundit të realizuara në një kohë rekord prej vetëm tre muajsh. Transformimet përfshijnë ndërtimin e një fasade të re ikonike, zgjerimin e mëtejshëm të hapësirave të aeroportit, shtimin e kapaciteteve të parkimit dhe përmirësime të tjera të rëndësishme që i japin aeroportit pamje dhe funksionalitet tërësisht të ri.
Gjatë vizitës, Kryeministri përgëzoi Grupin Kastrati dhe ekipin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për realizimin e këtij transformimi. Ai u shoqërua nga Presidenti i Grupit Kastrati, z. Shefqet Kastrati, arkitekti i mirënjohur italian Marco Casamonti, si edhe drejtues të aeroportit.
Rama vlerësoi investimet e kryera që vijnë në kohën kur aeroporti ka shënuar një nga rritjet më të mëdha në Europë. Kryeministri theksoi se tani me ndryshimet e ndërmarra, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po kthehet edhe në një nga aeroportet më të bukur dhe të veçantë të Evropës. « I paparë. Do të jetë më i bukuri në Evropë, por edhe fiton goxha hapësirë terminali,” u shpreh Kryeministri.
Presidenti i Grupit Kastrati, z. Shefqet Kastrati, nënvizoi përkushtimin e kompanisë për të transformuar aeroportin në një qëndër rajonale fluturimesh për cilësinë e infrastrukturës dhe shërbimit.
« Këto ndryshime janë pjesë e një strategjie afatgjatë dhe të qëndrueshme për zhvillimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Deri më sot kemi investuar mbi 150 milionë euro për të përmirësuar infrastrukturën, për të rritur kapacitetet dhe për të ndërtuar një standard të ri për transportin ajror në Shqipëri. Ky është vetëm fillimi i një transformimi edhe më të madh që kemi planifikuar për vitet në vijim, » tha z. Kastrati.
Një nga elementët më të spikatur të projektit të arkitektit Casamonti është fasada e re e aeroportit, e cila i jep një dimension tërësërisht të ri dhe krijon një pamje mbresëlënëse, sidomos gjatë natës, e ndriçuar nga dritat dhe projeksionet e posaçme. Arkitekti italian theksoi se fasada është frymëzuar nga motivet tradicionale shqiptare dhe është ndërthurur me arkitekturën bashkëkohore për të krijuar një identitet unik estetik dhe kulturor. «Tani mungojnë vetëm xhamat e kuq dhe ky shesh do të jetë flamuri i kuq shqiptar me një gjatësi gjysmë kilometri, me granit e mermer, me një shqiponjë që lëviz, » shpjegoi ai.
Fasada mbulon një sipërfaqe prej 40,000 m2 dhe përveç funksionit estetik, luan një rol kyç edhe në përmirësimin e qarkullimit dhe mbrojtjes ndaj kushteve atmosferike.
Po ashtu është ndërtuar një strukturë e re moderne parkimi me 1000 vende shtesë, e lidhur direkt me terminalin e aeroportit, duke e çuar në 3000 totalin e vendeve të parkimit, në një hapësirë prej 28,000 m2. Kjo ndërhyrje është realizuar brenda tre muajve për të përballuar fluksin në rritje të pasagjerëve gjatë sezonit veror.
Transformimet e fundit janë pjesë e një programi të gjerë investimesh, që përfshin zgjerimin e mëtejshëm të zonave të mbërritjes dhe të nisjes, përmirësimin e infrastrukturës digjitale dhe fizike, si edhe nisma të tjera për zhvillim të qëndrueshëm, përfshirë prodhimin e energjisë nga burimet alternative.

Erdhi Dita qe edhe shqiperia ,dikur si disa kappa one te vjeter uar ,tashme te kete Areoporte moderne bashkohor shume mbreslenes ..
Priten sharje dhe xhelozira vu nga Koqevaret neper komente hahahaha
Kosovaret jan vllezrit tane dhe si gezojm ne ktu,ne Shqiperi per cdo zhvillim Pozitive e Sukses ne Kosove ,,edhe ata sigurishte qe gezohen kur Shqiperia zhvillohet ne cdo drejtim. Mos ke dashur te thuash ,se terbohen ciganet e azise graqiret e janullbythes ose vuqiqet srbt he na e rruac Shqiptareve mbar. Hyyyyyt minj halesh .Shko e futu ke vrymat e kermes se dekompzuar ,te hash rracionin nashi.
Ca flet o budalla. Je ne kete dynja? Ku gezohen Kosovaret, i ke njohur ndonjehere? Vetem pune prishin, e flasin aq qelbur e trashe nga goja per Shqiperine. Mos je Kosovar edhe ti se si gjysmak po shprehesh
Agim Ik o erresire, e ke kungullin shume te vogel te besh te diturin!
kur eshte Kastrati cfare pune ka aty ramazoni? apo ai i vizaton prandaj jane kaq te shpifura gjithe "arkitektura" albanistane? xhami do kete brenda aeroporti?
BRAVO KASTRATI, BRAVO EDI GJIGANDI!!!!!!
Nje pyetje! Ky eshte investim privat. Nuk e beje dot kete artikull pa nxjerre dhe Ramen ne foto? Se flet per aeroportin por ne qender te fotos nxjerr Rame. Na cate karin me kete qelbsirllek. Bythlepires
Shqiperia e ndryshkur aty ketu po ndryshon fale kosovareve qe po ju japin shembull modernizimi perndryshe shqiptaret e shqiperise kane kulture dizajni si me pas vellezer mongol apo taxhik. Ndoshta dominon kultura e baba mondos bektashinj dhe i vie era ilir meta have Floridians kombinim me ngjyren e gjelbert.... Merrni shembullin e stacionit te derivateve ne rrugen ekombit jo larg kufirit me kosoven..... Une kisha ndjenjen qe isha ne mongoli apo naj taxhikistan-uzbekistan.
Urime per punimet por keto para-prapashtesat "si një ndër më të bukurit e Evropës" ju ben vertet qesharak. Evropa ka airporte qe te lene pa fjal nga arkitektura, madhesia, rregulli, pastertia, mobilimi, etj, etj. Mos i eksagjironi gjerat me shum se duhet.